Home Blog Page 904

Vedat Muriqi në top treshën e golashënuesve më të mirë në Nations League

0

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi, është në mesin e tre golashënuesve më të mirë të UEFA Nations League.

Këtë e konfirmon faqja e njohur Transfermarkt.

Së fundmi Muriqi, të hënën i realizoi dy gola duke çuar kështu në 10 numrin e tyre të realizuara.

Madje në këtë kompeticion, 30-vjeçari ka lënë prapa edhe emra të mëdhenj të futbollit si: Cristiano Ronaldo.

Pozitën e tretë, sulmuesi kosovar e ndan me Romelu Lukakun, i cili ka po ashtu 10 gola.

Listës i prin Aleksandar Mitroviq i Serbisë, me 14 gola ndërkaq vendin e dytë norvegjezi Erling Haaland, që ka një më pak.

Në dy ndeshjet e para në UEFA Nations League, Kosova e ka një fitore dhe një humbje deri më tani.

Kundër Rumanisë, “Dardanët” pësuan në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3, kurse ndeshjen e dytë e fituan me rezultat 0:4 kundër Qipros.

Më 12 tetor, skuadra e udhëhequr nga Franco Foda, do ta zhvillojë kundër Lituanisë./Klankosova.tv

Vedat Muriqi në top treshën e golashënuesve më të mirë në Nations League 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

AKP shpall për qiradhënie 72 prona në Prizren

0
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 228 aseteve atraktive që gjenden në pesë rajonet e Kosovës.

 

Ndërkaq, në rajonin e Prizrenit janë përfshirë 72 prona, prej tyre një numër i madh ngastrash kadastrale në zona të përshtatshme si dhe depo dhe objekt.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Komuna e Prizrenit dhe policia nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e sigurisë publike

0

Sot, në një ceremoni të veçantë, Komuna e Prizrenit dhe Policia e Kosovës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e sigurisë publike dhe rendit në qytet.

Ky memorandum ndihmon në rritjen e sigurisë për qytetarët e Prizrenit duke i kaluar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren të drejtat e plota për monitorimin e sistemit të kamerave të sigurisë.

Këto kamera do të instalohen në hapësirat publike të qytetit për të garantuar një mbikëqyrje më të mirë dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe Drejtori Rajonal i Policisë, Faton Alija, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.

Ata shprehen të bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

“Hije” largimi për Deschamps, mediat në Francë të bindura: Zizu gati të marrë drejtimin e kombëtares

0

Fitorja e “gjelave” ndaj Belgjikës 2-0 për Ligën e Kombeve duket se nuk i ka qetësuar gjërat mjaftueshëm. Vërshëllimat e tifozëve francezë dhe situata brenda grupit, janë treguesit më të qartë se situata tek transalpinët nuk është e duhura dhe për këtë përgjegjësh shikohet ai që është në krye të skuadrës, ose më saktë trajneri Didier Deschamps.

Mediat në Francë prej kohësh këmbëngulin se ditët e qëndrimit të tekikut Deschamps në krye të stolit të “gjelave” janë drejt fundit. Kjo edhe sepse Federata Franceze sipas tyre e ka gjetur pasuesin e tij. Ai është Zinedine Zidane. “Zizu” nuk stërvit një skuadër prej vitesh tashmë, që pasi drejtoi në mënyrë të suksesshme Realin e Madridit e ndoshta ka ardhur koha që atë ta shohim të drejtojë ekipin francez në Kupën e Botës. Për t’i shtuar më shumë benzinë zjarrit, shërbeu edhe deklarata e fundit e Zizu i cili hodhi poshtë mundësinë për të drejtuar në Angli dhe theksoi se e dinte fare mirë se si shkohet drejt suksesit në drejtimin e një skuadre, një deklaratë kjo që mediat e përkthyen si “shigjetim” ndaj punës dhe rezultateve negative të kombëtares franceze kohët e fundit.

Dy ish shok skuadre tek Franca kampione Bote e 98’ që mund të bëjnë rrotacion në stolin e Francës. Por në krahun tjetër duket se edhe trajneri aktual Deschamps është duke menduar destinacionin e tij të rradhës.

Ancelotti tek Real Madrid duket se me shumë gjasa do të ketë vitin e tij të fundit në drejtimin e mbretërorëve, ndaj Deschamps shikohet si njeriu i duhur për ta pasuar. Edhe Bayern i Mynihut shikohet si një opsion i mundshëm për Deshcamps, kjo pasi bavarezët mund të kërkojnë t’i besojnë stolin një tekniku me eksperiencë e që ka fituar trofe të rëndësishëm, duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Akademik Gazmend Zajmi, ideatori i Kosovës Republikë

0

Akademik Gazmend Zajmi u lind në rrethin e Krumës së Hasit, në Shqipërinë verilindore.

Shkollimin e bëri në Prizren. Studioi drejtësi dhe shkenca politike në Universitetin e Beogradit, ku kreu magjistraturën në vitin 1973. Pas studimeve, punoi si gjyqtar në Prizren dhe ligjëroi në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës.

Në kohën e demonstratave të vitit 1981, ishte rektor i Universitetit të Prishtinës dhe për 10 vjet u dëbua prej tij nga autoritetet serbe.

Akademik Gazmend Zajmi ishte anëtar i Komitetit të Përhershëm të Konferencës së Rektorëve Evropianë, si dhe i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve (në Salzburg dhe Vjenë). Punoi si profesor i “Teorisë politike” dhe i “Drejtës kushtuese” në Universitetin e Prishtinës. Ishte shef i Katedrës së Shkencave Shoqërore-Politike dhe mbante shumë funksione të tjera.

Si kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, kishte arritur të hartonte Deklaratën Kushtetuese për shpalljen e “Kosovës Republikë”, pas suprimimit të Kushtetutës së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës. Kjo deklaratë u përkrah dhe shpall nga delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës më 2 korrik 1990, që ishte gjithashtu përvjetori 34 i shpalljes së Kosovës Republikë.

Vdiq më 10 mars 1995.

19 vite pa Rifat Kukaj, ndër shkrimtarët më të suksesshëm në letërsinë shqipe për të rritur dhe fëmijë

0

Rifat Kukaj është një ndër shkrimtarët më të suksesshëm në letërsinë shqipe për të rritur dhe fëmijë.

Kukaj ka lindur në Tërstenik Drenas të Republikës së Kosovës. U shkollua në Drenicë dhe Prishtinë. Ai ka punuar tre vjet në Drenicë si mësues para se të kalojë në Radio Prishtinë si redaktor për kulturë, më konkretisht redaktor i programeve për fëmijë. Nga viti 1975 punoi në redaksinë e Shtëpisë Botuese “Rilindja” si redaktor për letërsinë për fëmijë.

Ai vdiq në moshën 67 vjeçare më 11 shtator 2005, në qytetin shqiptar të Ulqinit, Mali i Zi.

Rifat Kukaj ka botuar mbi dyzet libra. Romanet e tij më të mira janë “Bardhi i Mirushja”, “Rrasa e zogut”, “Shkrepi i diellit”, “Lepuri me pesë këmbë”, “Vjollca magjike”, “Zogu i bardhë”, “Kokërrmeli e pilivesë”, “Gjeli në kuvertë”. “Xhuxhi nga xhuxhishta”.

Rifat Kukaj njihet më së shumti për poezitë e tij për fëmijë. Ka botuar këto vëllime me poezi për fëmijë: “Gjerdani i blertë”, “Lejlekët në luhaja”, “Vallja e kallinjve”, “Deti u bëftë kos”, “Çka fshin dhelpra me bisht”, “Pshurrani i gjyshit”, “Shtegu i laureshave”, “Trimëritë e karkalecit”, “Zogu i Lasgushit”.

Ai ka botuar edhe shumë vëllime me tregime, ndër të tjera: “Harmonika”, “Përqafimet e njoma”, “Rrëfenjëza”, “Ujku me kamera”, “Djaloshi i zjarreve”, “Elefanti që fluturonte”.

Ai ishte shumë i njohur për humorin e tij unik dhe u perceptua gjerësisht si pionieri i kulturës së humorit urban.

Ndër vëllimet e tij më të mira me poezi të të rriturve janë: “Nusja”, “Qafa e Ujkonjës”, “Njeriu që nuk mund të vdiste”.

Rifat Kukaj ka shkruar mbi tridhjetë vepra të dramatizuara si radiodramë, dramë, akte teatrale etj. Ai shkroi skenarin për filmat e mëposhtëm: Lepuri me pesë këmbë (1982), Qesh e ngjesh (1982) (TV), 2 plus (1981) (mini) Seriale TV, Gëzuar viti i ri (1976) (TV), Bujku (1973) (TV).

Rifat Kukaj ka përkthyer gjithashtu një sërë librash nga sllovenia dhe serbo-kroatishtja në shqip.

Ai ishte fitues i një numri të madh çmimesh dhe çmimesh për letërsinë, ndër të cilat: “Ismajl Qemajl Vlora” – Vlorë, Shqipëri, “Oton Zhupaniçiç” – Lubjanë, Slloveni, “Ivan Goran Kovaçiq” – Zagreb, Kroaci, “Neven” – Beograd, Serbi, “Zmaj” – Novi Sad, Serbi, “Shpërblimi i dhjetorit”, – Prishtinë, Kosovë, “Shpërblimi i nëntorit” – Prishtinë, Kosovë, “Ganimete Tërbeshi” – Prishtinë, Kosovë. /KultPlus.com

Tashmë është zyrtare, SHBA prezanton trajnerin e ri, do t’i udhëheq në Botëror

0

Flitej prej kohësh, por tashmë është zyrtare: Mauricio Pochettino është trajneri i ri i përfaqësueses së SHBA-s.

Ish trajneri i Tottenham, PSG e Chelsea, pranoi ofertën e bordit drejtues për të Federatës Amerikane për të drejtuar ekipin kombëtar në Botërorin e 2026 që do të zhvillohet në shtëpinë e tyre.

Në prezantimin e Pochettinos, drejtuesit e federatës u shfaqën shumë të lumtur që një trajner me kaq shumë eksperiencë sa Pochettino pranoi ofertën e tyre.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Refuzohet propozimi i mbrojtjes për ekzaminim të serishëm psikiatrik ndaj të akuzuarit për vrasjen në lagjen “Tusuz”

0

Mbrojtësi i të akuzuarit Haxhi Selmanaj, avokati Esat Gutaj ka kërkuar nga trupi gjykues që klientit të tij t’i bëhet sërish ekspertiza psikiatrike për gjendjen e shëndetit mendor, por që ky propozim u refuzua nga gjykata.

Këtë propozim avokati Gutaj e bëri me arsyetimin se i mbrojturi i tij ka ngecje në zhvillimin mendor  dhe se kjo ishte vërtetuar edhe nga forenzika psikiatrike që i ishte bërë më parë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Selmanaj që po akuzohet se më 2020 në lagjen Tusuz të Prizrenit e kishte therur për vdekje me thikë të ndjerin E.K.

Ky propozim u kundërshtua nga prokurori Mehdi Sefa, me arsyetimin se një ekzaminim i tillë i ishte bërë edhe më parë, dhe se i akuzuari nga forenzika e psikiatris kishte rezultuar se kishte një logjike të shëndoshë  dhe se ai gjithashtu ka qenë i aftë që të marrë pjesë në të gjitha shqyrtimet gjyqësore.

Gjatë kësaj seance u administruan edhe prova të tjera të cilat ishin të propozuara nga avokati Gutaj, prova të cilat ishin SMS-të të shkëmbyera në mes të akuzuarit dhe në mes të dëshmitarit Zeqir Kryeziu dhe vëllait të të ndjerit E.K.

SMS-të të cilat ishin shkëmbyer në mes të akuzuarit Selmanaj dhe dëshmitarit Kryeziu ishin bërë disa ditë para ditës kritike dhe se avokati Gutaj pretendon që këto biseda do ta ndihmonin mbrojtjen në zbulimin e motivit të kryerjes së veprës penale.

Seanca e sotme  u ndërpre për të vazhduar në një datë tjetër me kërkesën e avokatit Gutaj, i cili tha se i duhej kohë që të përgatitej sa i përket administrimit të provave të tjera.

Ndryshe, sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 15 korrik 2020, Haxhi Selmanaj akuzohet se më 26 janar 2020, në rrugën “Xhevat Berisha” në Prizren, ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.K., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje, fillimisht ka ardhur deri te konflikti fizik në mes të akuzuarit dhe dëshmitarit Z.K, vëllai i të ndjerit.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

 

Në aktakuzë thuhet se tani i ndjeri ka qenë në market dhe kishte vërejtur se vëllai i tij ishte përfshirë në një konflikt me të akuzuarin, ku kishte dalë dhe ishte nisur në drejtim të të akuzuarit dhe në një moment i akuzuari e kishte nxjerrë thikën të cilën e ka pasur me vete dhe e kishte goditur tani të ndjerin në pjesën anësore të gjoksit, në afërsi të zemrës dhe ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar vdekjen viktimës E.K.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Me këto veprime, Haxhi Selmanaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje”.

Ndërsa, sipas pikës së dytë të aktakuzës, i pandehuri akuzohet se me datë, kohë dhe vend të njëjtë, pa leje valide nga organi i autorizuar shtetëror, mban në pronësi, kontroll ose posedim armën e ftohtë, në kundërshtim me ligjin për armët dhe atë një brisk hapës me dorezë “ngjyrë ushtarake”, i cili është sekuestruar nga ana e policisë.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Me këtë veprim, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /BetimipërDrejtësi

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Prizrenasi gjen një kuti metali ushtarake, brenda ishin 11 krehër me municion dhe tri granata dore

0

Një burrë në Prizren ka raportuar se ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se njësiti për deminim ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore.

“GJETJE E MJETIT TË PASHPËRTHYER – Prizren 10.09.2024-23:20. Ankuesi mashkull kosovar ka hasur në një kuti metali ushtarake, brenda së cilës kishte disa krehër me municion të kalibrit të panjohur dhe tri granata dore të prodhimit të panjohur. Lidhur me rastin njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i PK-së ka tërhequr 11 krehër me municion, gjithësej 54 plumba dhe tri granata dore. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Opozita e pakënaqur me përmbajtjen e projekt-buxhetit për vitin 2025 të Komunës së Prizrenit

0

Përmbajtja aktuale e projekt buxhetit për vitin 2025 e Komunës së Prizrenit ka shkaktuar mospajtime ndërmjet kuvendarëve opozitarë dhe zyrtarëve të lartë komunal.

Opozitarët konsiderojnë se në planifikimin buxhetor nuk parashihet zhvillimi i mirëfilltë i komunës dhe se ka pak projekte të reja e injorim të kërkesave të kuvendarëve, raporton Telegrafi.


Në anën tjetër pushtetarët sqarojnë se kërkesat dhe nevojat e komunitetit janë më të mëdha se mundësitë buxhetore dhe sipas tyre projekt-buxheti i vitit të ardhshëm është gjithëpërfshirës dhe i bazuar në prioritete.

Karanfil Haxhillari nga Lëvizja Vetëvendosje ka theksuar se në këtë planifikim buxhetor nuk ka projekte për zhvillim ekonomik lokal.

“Ky buxhet definitivisht është ndoshta i më i keqi i mundshëm që i tejkalon pritjet dhe nuk ka parasysh që 70 milionë euro të taskapaguesve së bashku me grantin qeverisës të shkoj në këtë mënyrë. Ky buxhet paraprakisht as nuk ka një bazë gjeneruese për të ardhur te ky buxhet. Pra për të ardhur te ky buxhet duhet ta kemi parasysh një zhvillim ekonomik, që nuk merret parasysh asnjë projekt i zhvillimit ekonomik të Komunës së Prizrenit për të ardhur deri te ky buxhet”.

Sipas tij, janë injoruar kërkesat e kuvendarëve të Prizrenit.

“Po ashtu nëse i vërejmë edhe të gjitha kërkesat e kuvendarëve që realisht janë edhe përfaqësues të qytetarëve në këtë Kuvend, dhe i shohim procesverbalet me radhë, për një vit të tërë asnjë kërkesë e kuvendarëve nuk është futur në buxhet”.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Ai ka shtuar se aty nuk figurojnë as projektet e premtuara nga kryetari Shaqir Totaj.

“Ky buxhet, së paku unë kam pritur, që në këtë buxhet të jenë premtimet elektorale të kryetarit në saje të cilave ka ardhur në pushtet, dhe në këtë buxhet nuk gjendet as edhe një. Së paku të fillohet me ndonjërin prej premtimeve të mëdha elektorale”.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

Në anën tjetër kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Antigona Berisha Bytyqi ka pohuar se qëndrimet politike të opozitës nuk përkojnë me realitetin buxhetor, raporton Telegrafi.

“Ne në takimet e shumta edhe me qytetarët, edhe me anëtarët e Kuvendit, edhe kryetari, edhe gjithë të tjerët, drejtori i Financave, e kemi diskutuar dhe e dimë, edhe anëtarët e Kuvendit janë të vetëdijshëm që kërkesat janë shumë të mëdha se sa mundësitë buxhetore”.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Për këtë arsye nuk ka pas mundësi që të futen kërkesat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit dhe jo vetëm të anëtarëve nga opozita, por kemi edhe kërkesa që nuk janë futur në buxhet dhe nuk mund të realizohen vetëm për shkak të mundësive buxhetore, dhe në asnjë mënyrë nuk pajtohem që kjo ndodh për shkak të injorancës, apo anashkalimit të anëtarëve të opozitës. Përkundrazi është munduar të bëhet një gjithëpërfshirje për të gjithë anëtarët e Kuvendit qoftë nga pozita, qoftë nga opozita”.

Komiteti për Politikë e Financa me shumicë votash ka rekomanduar që të enjten, me 12 shtator, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të shqyrtohet projekt buxheti për vitin 2025. /Telegrafi.com 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve