12.5 C
Prizren
E enjte, 16 Prill, 2026
Home Blog Page 9036

Së shpejti rrënohen vilat pa leje në Prevallë

0

Prevalla7-12Paralajmërimet e kahershme e Minsitrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinirë se do ta ndalojnë degradimin e fshatit turistik “Prevalla” javën e ardhshme pritet të konkretizohen.
Vendimi për rrënime në Prevallë tashmë ndodhet në zyrën e Ministrit, Dardan Gashi dhe pritet nënshkrimi i tij. Këtë e ka bërë të ditur për KTV-në, këshilltari i ministrit Gashi, Kreshnik Berisha, citon Zëri.

“Në këtë periudhë kohore jemi marrë me verifikimin e dokumentacionit të marrë nga komuna e Prizrenit, proces që po vazhdon ende, ndërkohë që Ministri e ka themeluar edhe një Task Forcë dhe së shpejti do filloj rrënimi”, ka thënë Berisha.

Sipas tij fillimisht aksioni do të filloj me rrënimin e ndërtimeve pa leje dhe më pas do të shqyrtohet edhe problemi i atyre që kanë leje por që e kanë tejkaluar atë.

Ndërtimi i fshatit turistik “Prevalla” ka nisur në kohën e Ministrit të Mjedisit, Ardian Gjini në 2006-të me mbikëqyrjen e komunës së Prizrenit, në atë kohë udhëhequr nga LDK-ja.

VV-ja bëri prezantimin e kandidatëve, për zgjedhjet e 3 nëntorit

0

AlbinKurti-prezantimiLëvizja Vetëvendosje! bëri prezantimin e 881 kandidatëve të saj për Kuvendet Komunale, si dhe 28 kandidatëve për Kryetarë Komunash, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Prezantimin, ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët dhe shumë të ftuar e hapi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti.

Kryetari VV-së, Albin Kurti tha se përgjatë tetë viteve Lëvizja Vetëvendosje! përgjithësisht është rritur për dy arsye kryesore. “Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje! është e dyfishtë. Jemi rritur në numra të anëtarëve dhe përkrahësve, pra jemi rritur si organizatë. Dhe, jemi rritur politikisht e intelektualisht, duke e avancuar Manifestin në Program Politik dhe tash së fundi edhe në Alternativë Qeverisëse”, tha Kurti, duke shtuar, ai tha se Kosova e shpallur si shtet multietnik, që në vend të integritetit territorial po federalizohet në territore etnike, edhe komuna si nocion është e gjymtuar. “Nuk është e rastësishme që entiteti i Serbisë në Kosovë po quhet Asociacion a Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Në vend se të kemi bashkësi të qytetarëve brenda komunave po sajohet Bashkësia e komunave që i ndajnë njerëzit mbi baza etnike dhe privilegjojnë njërën përkatësi. Ashtu qysh Republika e Dytë e Kosovës që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008 doli të jetë Republikë e pakicës dhe jo Republikë e shumicës, njësoj, komuna aktuale në Kosovë është komunë e pakicës. Në pakicën e privilegjuar të Republikës së Dytë bëjnë pjesë kriminelët serbë nga veriu, qeveritarët e korruptuar në Prishtinë dhe burokratët ndërkombëtarë.Në pakicën e privilegjuar të komunës bëjnë pjesë kryetari me farefis, miqtë biznesmenë të partisë së tij dhe ndërtuesit ilegalë”, potencoi Kurti.

Sipas tij, Komuna është marrëdhënia e afërt e qytetarëve, interesi dhe përgjegjësia e përbashkët. Komuna është intersubjektiviteti i institucionalizuar i qytetarëve. Komuna nuk privilegjon dhe komuna nuk diskriminon prandaj, quhet komunë dhe është komunë. Ai tha se sot komuna është e tjetërsuar. Si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. “Komunën e kanë lidhur pas interesit privat dhe politikës e administratës së korruptuar. Hapësirën publike na e kanë kthyer kundër si të privatizuar, interesin publik na e ndërmjetësojnë përmes përfitimeve private. Pushteti ka marrë karakterin privat që ka krijuar lidhjet e veta tregtare me qytetarët. “Kjo na kthen të gjithëve nga qytetarë në klientë, nga përfitues të shërbimeve në shërbyes të pushtetarëve”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se me qeverisjen e Vetëvendosje!-s nëpër komuna nuk do të kemi garë shkatërruese midis komunave por bashkëpunim të tyre. Dhe, kurrsesi nuk do të kemi nënshtrim ndaj politikave qeveritare të paligjshme apo tekeve të pushtetit qendror. “Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale i hapet rruga fitores sonë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat më së largu mbahen në vitin e ardhshëm. Kështu, ndërrimi i pushtetit qendror do të nis prej poshtë lart, ashtu siç e ka kahjen vetë demokracia. Komuna është pasqyra ku shikohet qytetari. Te komuna qytetari gjen arkivën e qytetarëve dhe dëshirat e shndërruara në plane. Kryetarët tonë të komunave dhe asamblistët tonë komunalë do të jenë qytetarë aktivë dhe aktivistë qytetarë. Me shembullin e tyre ne do ta dëshmojnë veten dhe do ta garantojnë qytetarin”, purfundoi Albin Kurti./PrizrenPress.com/

Kryeziu: PDK-ja qeverisi keq në Malishevë

0

EqremKryeziu-MalisheveDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës e Malishevës organizoi një takim me qytetarët e fshatit Pagarushë. I pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë qendrore të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Januz Kastrati, theksoi se tashmë të gjithë qytetarët e Malishevës e kanë kuptuar se LDK-ja dhe kandidati i saj është alternativa më e mirë për ta qeverisur Malishevën.

Ndërsa, anëtari i Kyesisë Qendrore, Eqrem Kryeziu tha se qytetarët e Malishevës e provuan qeverisjen e keqe të PDK-së, e cila i dëmtoi shumë në të gjitha poret e jetës. “Prandaj duhet votuar LDK-në dhe kandidatin e saj, Salih Morina, në mënyrë që kësaj komune t’i rikthehet dinjiteti i humbur”.

Në fund, fjalën e mori kandidati për kryetar komune, Salih Morina, i cili paraqiti para qytetarëve të fshatit Pagarushë platformën e tij qeverisëse, e cila do të jetë në dobi të avancimit dhe zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, arsimit etj.

Morina u shpreh i bindur se këto zgjedhje do t’i fitojë LDK-ja në Malishevë, pasi ajo është parti e vlerave, është parti e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Ai u premtoi qytetarëve të Pagarushës se të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre, si: kanalizimi, ujësjellësi, trotuaret etj., do të realizohen gjatë mandatit të tij qeverisës./PrizrenPress.com/

KQZ certifikon edhe 15 subjekte politike

0

KQZ-valdetedakaJanë certifikuar 15 subjekte politike sot nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në mbledhjen e 50-të të kryesuar nga Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, KQZ miratoi rekomandimet e Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike për certifikimin edhe të 15 subjekteve politike për zgjedhjet e 03 nëntorit 2013, transmeton Indeksonline.

Në këtë mbledhje, u certifikuan këto subjekte politike:

Centar Demokratske Unije (CDU)
Bošnja?ka Stranka Demokratske Akcije Kosova (BSDAK)
Lëvizja për Bashkim (LB)
Partia e Fortë (PF)
Narodna Pravda (NP)
Gra?anska Inicijativa za Prizren (GIP)
Të pavarurit e Mitrovicës
Partia e Drejtësisë (PD)
Kosova Turk Birligi (KTB)
Kosova Turk Adalet Partisi (KTAP)
Ujedinjena Stranka Bošnjaka (USB)
Gra?anska Inicijativa Novesnage
Srpska Gra?anska Inicijativa (SGI)
Gradjanska Inicijativa Srpska Donja Budriga
Gradjanska Inicijativa Srpska Pasjane
Deri më tani janë certifikuar 85 subjekte politike, kurse kanë mbetur edhe 18 të tjera.

Cirkusi Halligali dhe disfata për veriun

0

Bekim rexhepiBekim Rexhepi

Tashmë duhet pranuar faktin që Serbia për 10 vite e më shumë ka jetuar nga plaçkitja që i ka bërë Kosovës gjatë luftës. Për ti ardhë vërdallë këti argumenti mbase duhet shtuar apo plotësuar edhe këtë fakt të fundit ku serbet dhe një pjesë e vet Serbisë, akoma edhe me gjatë do të mund të jetojnë nga marrëveshja e fundit me Kosovën që u zhvilluan për veriun e saj. Veriu i Kosovës tashmë është një konjukturë serbe, definitifisht jashtë juridiksionit shtetëror të Kosovës sepse kjo tashmë u bë me anë të marrëveshjes Thaçi – Daqiq. Përfundimisht krahu politik i “luftës” u devalvuar nga vlerat e saja nacionale, ata qe nga pas lufta bënë koncesione të shumta për të përfituar deklarativisht daljen e pakicës serbe në zgjidhjet e 3 nëntorit, që pritet të mbahen. Kaq e dhimbshme për ta pohuar, por edhe me e dhimbshme për të mos e pranuar. Kaq dhurata për asgjë!. Kështu mund të cilësohet disi kasta politike e Kosovës, e cila para se të zhvillonte interesin shtetëror ka zgjedhur të finalizoj interesin e saj personal. Në pritjet e mëdha për gjasa dhe shpresa, duket se kemi pasur ngushëllime dhe humbje kohe, kjo ka qenë virtyti i politikës aktuale, qe në emër të shtetit përfundimisht duket se vrau më shumë vet shtetin. Perëndimi ka dështuar në Kosovë sepse ka besuar në vullnetin politik dhe është ndrojtur para kërcënimeve të ashtuquajturat të shefi të qeverisë aktuale se do ta prishi stabilitetin në veri!…

Por, më keq ka qenë dështimi i vet shqiptarëve, madje me vetën e tyre, sepse vullneti për të qartësuar shtetin ligjor e kushtetues për kaq vite ka rënë nga provimi, madje me asgjë nuk kemi treguar se baza e shtetit është funksionimi i ligjit kushtetues. E as me kërcënimet e ashtuquajtur për marrje të veriut me dhunë. Ndërsa nga prova e dështuar e hyrjes në veri e forcave të Kosovës, ka përfunduar sepse janë bërë koncesione të dhimbshme të cilat nuk mund të kompensohen më. Ky ka qenë cirku i politikës aktuale ne lidhje me politikën shtetërore e nacionale të Kosovës.

Disfata për veriun është evidente, shqiptarët u kanë dhënë gjithçka kriminelëve të hallakatur në veri të Kosovës. Madje tash edhe pas futjes së MUP-it serb në veri – finalizohet deri diku rezoluta 1244-er e cila jo në këtë përmasë, e shihte edhe kthimin e strukturave ushtarako policore serbe në Kosovë. Ne mund ti shërbejmë iluzionit dhe retorikës politik për një veri me juridiksion të Kosovës, ndërsa realiteti i gjërave në veri e ka bërë të vetën dhe pak kush beson ne sensacione politike. Veriu është certifikuar ne marrëveshje se do të jetë juridiksion më vete, neutral me Kosovën dhe i “ndaluar” nga misionet ndërkombëtare të ribashkohet me Serbin. A u fal? A u shit veriu i Kosovës, për pesë para? Këtyre përgjigjeve nuk u del më briri. Po shihet në diell e përditë.

Në fillim të javës së ardhshme fillon ‘CIRCUS HALLIGALLI’, dhe mysafir në studio është Peer Steinbrück, një politikan gjerman, i cili që nga 2002 e deri 2005 ishte Ministerpresident i landit të Nordrhein-Westfalen, ndërsa nga 2005 e deri në 2009 ministër i financave dhe udhëheqës i SPD-së. Në ‘CIRCUS HALLIGALLI’, është bërë e qartë tashmë për opinionin publik se temë e këti debati do të jetë; “Nga proçka tek proçka”…

Nga proçka tek proçka, ndodhet edhe populli shqiptar i Kosovës, i cili është i shkolitur me gjendjen e vetë të rëndë, është bërë imun i vetvetes dhe nuk po kërkon ndryshime, madje sikur ndryshimet nuk i duhen apo se ka nevojë të pashtershme për të konsumuar akoma edhe më shumë proçka – politike.

 

Elma Kalisi, piktorja e së ardhmes

0

ElmaKalisi-piktoreElma Kalisi është nxënëse e klasës së nëntë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi” në Komunën e Hanit të Elezit. Talentin për pikturë ka filluar ta shfaqë që në moshën pesëvjeçare.

Ajo sot është e dhënë pas pikturës dhe me talentin që ka, për idetë, për temat, për ngjyrat, nesër do të bëjë emër jo vetëm në Kosovë, por do t’i tejkalojë kufijtë shtetërorë dhe kombëtarë. Pikturën nuk e ka trashëguar nga prindërit, por talentin, thotë, “ia ka dhuruar Zoti”, të cilit i është falënderues. Në garat e përgjithshme “Talentët e rinj në pikturë” (për nxënësit e shkollave fillore) të mbajtura në Komunën e Skenderajt, në nivel të Republikës së Kosovës, për vitet 2012/2013 ka marrë vendin e parë në nivel vendi dhe, gjithashtu, vendin e parë edhe në nivel të Komunës, Hanit të Elezit. Elma Kalisin për herë të parë e takuam gjatë pjesëmarrjes sonë në shënimin e Ditës së Çlirimit të Hanit të Elezit më 11 qershor, ku në hollin e Shtëpisë së Kulturës e kishte hapur një ekspozitë me piktura, kryesisht me tema të natyrës dhe me portrete njerëzish. Ndërsa në takimin tjetër ajo ka pranuar me kënaqësi ta japë një intervistë për “Epokën e re”.

Kur keni filluar të vizatoni?
Elma Kalisi: Kur kam qenë vetëm pesëvjeçare kam filluar të vizatoj në fletë të ndryshme të fletoreve, në kartonë, madje edhe në tokë e ku jo. Për çdo ditë zgjohej interesimi im, por edhe i prindërve për mua, të cilët krijuan një simpati dhe me çdo kusht mundoheshin të më ndihmojnë, ku zakonisht, për ditëlindje dhe festa të tjera, gjithmonë më dhuronin ngjyra dhe fletë për të vizatuar. Dëshirën për pikturë nuk e kam trashëguar nga prindërit, as nga motrat dhe vëllai. Pra, kjo besoj se është dhuratë nga Zoti, të cilin duhet ta çoj deri në fund. Si fëmijë e moshës pesë vjeçe më ka impresionuar llojllojshmëria e ngjyrave në natyrë, pastaj objektet e ndryshme të krijuara nga natyra, filmat dhe dokumentarët me karakter edukativ që kishin të bënin me fëmijët.

Kush ishte i pari që e vërejti talentin tuaj, dhe çfarë ndihme ju kanë afruar ta perfeksioni pikturën?
Elma Kalisi: Interesimin tim, për të krijuar figura të ndryshme, e vërejtën prindërit e mi, të cilët që nga ajo ditë, në vend të lojërave për fëmijë, më blinin ngjyra, fletore vizatimi dhe lapsa, me të cilët vetëm sa hyra shpirtërisht në një botë të ngjyrave, për dallim nga moshataret e mia, të cilat ende loznin me lojëra të ndryshme. Në shkollën fillore këtë e vërejti mësuesja ime, ndërsa në aspektin profesional më kanë ndihmuar arsimtarët e artit: B. Shkreta dhe T. Thaçi, të cilët më kanë këshilluar për përdorimin dhe kombinimin ngjyrave.

Cilat motive i pikturoni më me dëshirë?
Elma Kalisi: Motivet më me dëshirë që i pikturoj janë: natyra e gjallë, natyra e qetë, portretet dhe punimet abstrakte. Kryesisht pikturoj më me dëshirë natyrën e gjallë dhe më pëlqen llojllojshmëria e ngjyrave.

Në pikturat tuaja vërehet llojllojshmëri e ngjyrave. Pse?
Elma Kalisi: Ngjyrat më pëlqejnë shumë sepse i japin kuptim pikturës, i japin kuptim jetës së pikturës. Nëpërmjet ngjyrave e jap mesazhin e qartë, atë që me fjalë nuk mund ta shpreh.

Cilin piktor e preferoni më shumë, ose cili ka pasur ndikim më shumë tek ju?
Elma Kalisi: Më pëlqejnë punimet e shumë piktorëve, i përcjelli vazhdimisht krijimet e tyre, por respekt të veçantë kam për Ibrahim Kodrën. Pastaj më pëlqejnë punimet e Leonardo da Vinçit, Mikelanxhelos etj., ndërsa nga komuna ime do ta veçoj piktorin Aman Kuka, i cili jeton në mërgim dhe ka krijuar shumë piktura të mira.

Pas kryerjes së shkollës së mesme, cila është dëshira juaj? Do të studioni?
Elma Kalisi: Dëshira ime e zjarrtë është piktura. Pas kryerjes së shkollës së mesme dëshiroj t’i vazhdoj studimet në lëmin e pikturës. Shpresoj që kjo dëshirë të më realizohet, nëse nuk do të kem pengesa financiare, sepse si profesion i veçantë është shumë i kushtueshëm.

Cilat piktura do t’i veçoni dhe pse?
Elma Kalisi: Të gjitha punimet i punoj me shpirt. Të gjitha pikturat i dua me zemër. Unë në garat e përgjithshme të mbajtura në Komunën e Skenderajt, “Talentët e rinj në pikturë” (nxënësit e shkollave fillore) në nivel të Republikës së Kosovës për vitet 2012/2013 kam marr vendin e parë në nivel vendi. Vendin e parë e kam marr edhe në nivel të Komunës, Hanit të Elezit. Vendin e parë e kam zënë edhe në nivel të shkollave fillore në komunën time, ku jam shpërblyer me mirënjohje dhe diploma.

Keni marrë pjesë në ndonjë ekspozitë individuale apo kolektive, dhe cilat janë përshtypjet e përgjithshme?
Elma Kalisi: Është hera e parë që për nder të Ditës së Çlirimit të Komunës sonë kam hapur një ekspozitë personale publike, me mbështetje të kryetarit të Komunës, z. Rufki Suma dhe Drejtorisë së Arsimit, Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Komuna më ka mbështetur me mjete financiare për kornizimin e pikturave, si dhe për hapjen e ekspozitës. Për mua, si një nxënëse e re, për të pasur një ekspozitë individuale apo kolektive është një fat i mirë dhe do të thotë shumë për të ardhmen e piktorit. Unë pas kësaj ekspozite e ndiej veten shumë më të sigurt në hapat që do të ndërmarrë në të ardhmen, sepse tani kam një përkrahje më të madhe jo vetëm në nivel komune, por në nivel vendi, ku kam krijuar miq nga piktorët e rinj etj. Në Komunën tonë nuk ekziston asnjë klub i piktorëve që do të mund ta zhvillojmë aktivitetin tonë. Kjo është domosdoshmëri e kohës, sepse në nivel komune ka shumë talentë të cilët presin ta zhvillojnë atë, para se të shuhen.

Cili është mesazhi juaj për piktorët e rinj?
Elma Kalisi: Për të rinjtë mesazhi im është: merruni me art, sepse arti është një lëmë i veçantë shpirtëror, me të i shprehni ato ndjenja që s’mund t’i thoni me fjalë.

Keni për ta falënderuar dikë?
Elma Kalisi: Po, kam dëshirë ta falënderoj kryetarin e komunës, z. Suma, Drejtorinë e Arsimit, familjen time dhe të gjithë ata që më mbështetën, personalisht juve që keni ndarë kohë për këtë intervistë, sepse edhe kjo më motivon për punë të mëtutjeshme.

Thaçi bën fushatë në Ditën e Dëshmorëve në Prizren

0

Thaci ne pzKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi i është kthyer Prizrenit. Ai ka shfrytëzuar Ditën e Dëshmorëve në këtë qytet, për të bërë fushatë për kandidatin e partisë së tij, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Ai gjatë qëndrimit në Prizren, pasi ka pirë kafe në qendër të qytetit ”Shatërvan”, është përshëndetur dhe fotografuar edhe me qytetarët e rastit.

Thaçi ka përuruar një rrugë të re në lagjen “Tusuz” si dhe ka vendos gurthemelin e bustit të dëshmorit të kombit, komandantit të UÇK-së, Xhevat Berisha në Prizren. Ai në këto përurime nuk ka mundër t’i ikë premtimeve dhe fushatës për kandidatin e PDK-së, Ramadan Muja.

“Këto investimet tregojnë se qeverisja e Mujës ka qenë e këtyre banorëve”, ka thënë Thaçi. Ai i ka siguruar kundërkandidatët e partive të tjera të Mujës, se një ditë pas zgjedhjeve do të lirohen nga barra dhe do të pushojnë lirshëm në Prevallë. “Muja do të jetë kryetar në raundin e parë. Prizreni është qytet që më së shumti është investuar”, ka thënë Thaçi.

Kryetari i Komunës, Ramadan Muja, ndërkaq tha se në këtë lagje janë bërë investime në infrastrukturë rrugore, ujësjellës dhe në sistemin telefonik./PrizrenPress.com/

 

Profesorëve të UP-së nuk do t’iu lejohen më nga dy vende pune

0

UP-rektoratiPo afrohet data kur profesorët e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” me nga dy kontrata të rregullta pune duhet të deklarohen se cilin vend pune e zgjedhin. Janë rreth 40 profesorë të rregullt të cilët kanë afat që deri më 20 shtator të vendosin përfundimisht se në cilin universitet apo institucion tjetër duan të punojnë.

Rektori i Universitetit, Ibrahim Gashi tha për Radio Kosovën, se nëse profesorët deri në datën e caktuar nuk përcaktohen dhe nuk dërgojnë dëshmi për shkëputje të marrëdhënies së dytë të punës, atëherë do të merren veprime të njëanshme për shkëputje kontrate, pa ndonjë paralajmërim.

Ai ka kërkuar po ashtu mbështetje nga Inspektorati i Punës në nivel të Kosovës për zbatimin e vendimit të tij.

“Shërbimi i inspektoratit do të jetë në mbështetje të implementimit të këtij vendimi, për të parandaluar punën e profesorëve që kanë kontrata edhe në institucione tjera, ku kanë kontrata të rregullta pune, ku janë zgjedhur me konkurs dhe ajo kontratë e obligon atë të jetë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 në një institucion tjetër”, tha ai.

Rektori Gashi theksoi se deri tani një profesor e ka lënë postin e tij vullnetarisht në një institucion. Fjala është për Nagip Skënderin, njëherësh edhe sekretar në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Gashi tha se ka edhe paralajmërime nga profesorë të tjerë.

“Në ndërkohë kemi paralajmërime edhe të sekretarit të Ministrisë së Drejtësisë, i cili do ta zgjedhë Universitetin e Prishtinës dhe natyrisht do ta lëshojë postin e sekretarit atje. Kemi disa kërkesa për t’ju lejuar deri në përfundim të mandatit që ta ngrijnë punën në Universitet disa drejtorë që janë në poste të rëndësishme dhe institute të rëndësishme për shtetin. Ne do ta shqyrtojmë këtë në bashkëpunim me interpretuesit e ligjit të punës, të shohim nëse kemi të drejtë. E rëndësishme është që ata nuk do të mbajnë mësim në UP dhe paga do tu dalë zero”, tha Gashi.

Në letrën që rektori ua ka dërguar profesorëve me dy kontrata, thuhet se nëse ata nuk do të vendosin deri më 20 shtator se ku do të zgjedhin të punojnë, atëherë kontrata do tu shkëputet në mënyrë të njëanshme. Ai tha se do të konsultohen me ligin në mënyrë që të mos merret ndonjë vendim i ngutshëm.

“Pa u konsultuar mirë me ligjin, me inspektoratin, që dikujt të mos ia shkëpusim marrëdhënien e punës e me ia dhënë të drejtën që nesër ta fitojë me gjyq, ne e dëmtojmë universitetin. Sa të konstatohet që kemi të drejtë me e shkëputë kontratën, ne do ta shkëpusim. Nuk jam ithtar i ndonjë vendimi të ngutshëm që pastaj ta pësoj institucioni me fajin tim”, th ai.

Ndërkohë, kryeinspektori i Inspektoratit të Kosovës, Basri Ibrahimi, konfirmoi për Radio Kosovën se janë në kontakt me rektoratin e Universitetit të Prishtinës për shqyrtimin e kontratave të profesorëve, njëkohësisht duke i analizuar dhe konsultuar me Ligjin e Punës.

Kur janë bërë krahasimet e kontratave, doli që rreth 40 profesorë janë të angazhuar edhe me nga një marrëdhënie të rregullt pune jashtë Universitetit të Prishtinës. Rektori Gashi tha se kjo është në kundërshtim me Ligjin e Punës, që natyrisht e dëmton cilësinë e punës në Universitet. Sa i përket zyrtarëve të lartë shtetërorë të angazhuar edhe në Universitet, Rektori Gashi thotë se meqë ata nuk janë shërbyes civilë, mund të mbajnë mësim, por nëse nuk i mbajnë orët, do të detyrohen ta ngrijnë pozitën e profesorit dhe paga e tyre nga Universiteti do tu dalë zero.

Kandidati i VV-së Krasniqi, vizitoi fshatin Lladroc të Malishevës

0

Krasniqi ne llodrocKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi , vizitoi sot fshatin Lladroc. Në këtë takim të shkurtër me qytetarë në sallën e pritjes së këtij fshati, Krasniqi u informua për shërbimet publike, si gjendjen e rrugëve, sistemin energjetik të vjetruar, ambulancën jo funksionale, papunësinë dhe varfërinë në këtë fshat.

Banorët e këtij fshati, ndërkaq i kanë thënë kandidatit të VV-së Krasniqi se ka një injorim nga pushteti për fshatin Lladroc. Ata kanë thënë se ka projekte të realizuara në mënyrë jo serioze dhe mungesë serioziteti nga ana e pushtetit. Ata u shprehen të shqetësuar edhe për rrugët që ka marr vendi në përgjithësi, duke përmendur cilësinë në arsim, mungesën e mbështetjes për bujqësi dhe për mungesën e shërbimeve shëndetësore.

Pas takimit kandidati Alban Krasniqi vizitoi lapidarin e Dëshmorëve të Kombit të rënë në luftën e UÇK-së dhe shkollën e fshatit. Pas kësaj, Krasniqi bëri një vizitë edhe në fermën e një qytetari që merret me rritjen e gjedheve dhe vizitoi një bletar.

Kandidati për Kryetar të Komunës, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal u informuan nga qytetaret e Lladrocit për gjendjen e tanishme, dhe bashkë me ta folën për zgjidhjet të cilat nuk janë të vështira vetëm duhet vullnet dhe përkushtim. /PrizrenPress.com/

 

KQZ pranon “Iniciativën qytetare serbe”

0

KQZ-logoI ashtuquajturi prefekt i Qarkut të Kosovës, Vlladeta Kostiq, ka deklaruar për mediat serbe se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar emrin e ndryshuar të listës serbe, përkatësisht “Iniciativa qytetare serbe”.

Kostiq ka deklaruar se serbët me këtë emër do të dalin në zgjedhjet lokale të Kosovës më 3 nëntor, raporton Tanjug.

Sipas mediave serbe, KQZ ka kërkuar nga dy lista serbe që të ndryshojnë emërtimin, duke hequr nga ai fjalën “Serbia”.