16 C
Prizren
E enjte, 3 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit dhe policia nënshkruajnë marrëveshje për forcimin e sigurisë publike

Sot, në një ceremoni të veçantë, Komuna e Prizrenit dhe Policia e Kosovës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim forcimin e sigurisë publike dhe rendit në qytet.

Ky memorandum ndihmon në rritjen e sigurisë për qytetarët e Prizrenit duke i kaluar Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren të drejtat e plota për monitorimin e sistemit të kamerave të sigurisë.

Këto kamera do të instalohen në hapësirat publike të qytetit për të garantuar një mbikëqyrje më të mirë dhe për të parandaluar aktivitete të paligjshme.

Në ceremoninë e nënshkrimit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, dhe Drejtori Rajonal i Policisë, Faton Alija, theksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi për rritjen e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të Prizrenit.

Ata shprehen të bindur se kjo marrëveshje do të kontribuojë në një ambient më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Zyrtare: Ylli bëhet me trajner të ri

K.B. Golden Eagle Ylli është bërë më trajneri të ri. Trajneri i njohur zyrtarisht është emëruar në krye të bankinës së skuadrës nga Suhareka. Ylli përmes...

Lajmet e Fundit