Home Blog Page 907

Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj

0

Është zhdukur profesori nga Prizreni, Gani Rudaj.

Ai ka humbur kontaktet me familjen që nga data 27 gusht 2024.

Herën e fundit, profesori Rudaj është parë në QKUK në Prishtinë.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Rasti është raportuar në polici.

Familja kërkon ndihmën e qytetarëve që mund të kenë informacion mbi vendndodhjen e tij.

Nëse keni ndonjë informacion, ju lutem kontaktoni në numrat e telefonit: 049 648 893 dhe 045 225 639. Po ashtu, mund të informoni Policinë e Kosovës./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Së shpejti fillon vendosja e kamerave të sigurisë në Prizren

0

Ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj-Shala, njoftoi se pas një angazhimi të gjatë dhe planifikimi të kujdesshëm, është arritur nënshkrimi i një kontrate kornizë 3-vjeçare për këtë projekt.

Sipas Sinanaj-Shalës, vendosja e kamerave do të nisë fillimisht në zonat urbane, duke vazhduar më pas edhe në fshatrat përreth.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij projekti për sigurinë e qytetarëve, duke vlerësuar se një sistem modern i monitorimit do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme në pika strategjike të qytetit, duke krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë.

Drejtoresha informoi gjithashtu se mirëmbajtja e kamerave do të jetë përgjegjësi e Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, ndërsa monitorimi i tyre do të kryhet nga Policia e Kosovës.

Në këtë kontekst, të mërkurën, Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të formalizuar marrëveshjen për vëzhgimin e kamerave në qytet.tv prizreni

Ngritet aktakuzë ndaj një personi në Prizren, ua mundësoi fitimin e shtetësisë 124 personave

0

Prokuroria Themelore në Prizren, departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.?., turk – shtetas i Republikës së Kosovës, i cili gjendet në paraburgim nga data 05.03.2024, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në vazhdimësi ka kryer veprat penale “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Hyrja e paautorizuar kompjuterike”.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

Siç bëhet e ditur në njoftimin për media sipas aktakuzës, nga data 20.01.2021 në vazhdimësi deri më datë 05.01.2024, i pandehuri M.?., – në cilësinë e zyrtarit të gjendjes civile në Komunën e Mamushës, me dashje i tejkalon dhe keqpërdor autorizimet e tij ligjore.

“I njëjti nxjerr dokumente zyrtare të falsifikuara dhe ndërhynë në regjistrin zyrtar duke shënuar të dhëna të rreme dhe me nënshkrimin e tij dhe me vulën zyrtare vërteton dokumentet zyrtare dhe regjistrin me përmbajtje të rreme, në atë mënyrë që i pandehuri fillimisht i regjistron në sistemin e gjendjes civile duke u lëshuar ekstrakte të lindjes dhe ua mundëson fitimin e shtetësisë 124 personave, të cilët i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, dhe në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ për Kriteret dhe Procedurat e Fitimit të Shtetësisë së Republikës së Kosovës.

Me këto veprime në vazhdimësi kryen veprën penale ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’ “, thuhet në njoftim.

 

Po ashtu, sipas njoftimit në datat e lartcekura, i pandehuri M.?., pa autorizim dhe me qëllim që të përfitojë në mënyrë të kundërligjshme dobi pasurore për vete dhe për personat tjerë, si dhe me qëllim që t’i shkaktoj dëm personit tjetër – Agjencisë së Regjistrimit Civil të Kosovës (ARC), hyn në sistemin kompjuterik të tjetrit – zyrtarit N.M., të cilit fillimisht arrin t’ia siguroj fjalëkalimin privat dhe më pas ia përdorë userin, nga ku regjistron të dhëna në sistemin e gjendjes civile dhe më pas në periudha të ndryshme kohore.

“I regjistron në sistem 113 persona, të cilët pa qenë fare në librat amë të lindjes, dhe pa pasur fare dosje të verifikimeve, i regjistron në sistemin e gjendjes civile për fitim të shtetësisë dhe si rezultat i veprimeve të kundërligjshme të të pandehurit përmes hyrjes pa autorizim në sistemin kompjuterik të tjetrit, ua mundëson personave të lartcekur pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Me këto veprime në vazhdimësi ka kryer veprën penale ‘Hyrja e paautorizuar kompjuterike’ ”.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprat penale për të cilat akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

“Po ashtu prokurori, ka propozuar që përveç dënimit kryesor të pandehurit t’i shqiptohet edhe dënimi plotësues Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik, si dhe të bëhet anulimi i veprimeve juridike të kundërligjshme, në drejtim të 124 personave, të cilët janë regjistruar në mënyrë të kundërligjshme dhe të obligoj ARC-në që t’i shpallë të pavlefshme dokumentet e tyre të nxjerra në emër të Republikës së Kosovës, duke përfshirë po pa u kufizuar në: certifikata, letërnjoftime dhe pasaporta”, thuhet ndër në njoftim.

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

 

Latifi: Festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” ishte një atmosferë e përsosur

0

Për tri ditë, më 6, 7 dhe 8 shtator, qytetarë nga Kosova, bashkëkombës nga trevat shqiptare dhe nga vende të ndryshme të botës, morën pjesë në aktivitetet e begatshme dhe në koncertet e festivalit “Hardh Fest 2024”.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se festa e vjeljes së rrushit “Hardh Fest 2024” ishte një atmosferë e përsosur, ku pati një publik të jashtëzakonshëm dhe kaloi pa asnjë incident.

Ai ka thënë se festa e rrushit, që dikur festohej thjesht nga vreshtarët e Rahovecit, tani është një festival madhështor që tërheq vizitorë nga e gjithë bota. “Një kombinim i përkryer mes argëtimit, traditave dhe përvojave unike, ku të gjithë patën mundësinë të përjetojnë mikpritjen e ngrohtë dhe bujarinë tonë, të shijojnë verën dhe rakinë rahovecase, të njohin trashëgiminë tonë kulturore dhe natyrore, si dhe potencialet turistike.

“Një falënderim i veçantë shkon për institucionet, për delegacionet e shumta, për ambasadat dhe për të gjithë partnerët që morën pjesë, duke e bërë këtë festival edhe më të rëndësishëm! Publiku ka treguar një nivel të lartë kulture dhe ka krijuar një atmosferë të përkryer gjatë gjithë festivalit. “Falënderojmë këshillin organizues, në krye me drejtorin ekzekutiv, Agron Sokolin, për përkushtimin e jashtëzakonshëm! Po ashtu, një falënderim për Policinë e Kosovës dhe për ekipet e tjera të sigurisë, për ekipet e pastrimit dhe mirëmbajtjes, për QKMF-në dhe për zjarrfikësit që kontribuuan për sigurinë në festival!”, ka thënë Latifi.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

 

 

 

Hardh Fest mbyll edicionin jubilar me rekorde dhe rritje të turistëve të huaj

0

Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit u shenua edicioni jubilar i Festës së Vjeljes së Rrushit “Hardh Fest”. Kryetari i bordit të këtij festivali, Agi Haxhimurati, këtë edicon e cilësoi si më i miri nga të gjitha ediconet e deritanishme.

Haxhimurati tha se Hardh Festi në natën e dytë shënoi një rekord, sepse sipas tij kjo ishte nata më e mirë ndonjëherë në historinë dhjetë vjeçare, ku përformuan një prej grupeve më të njohura në botë “Gipsy King”.

 

Ai tutje tha se lajmi më i mirë i këtij festivali të veçantë është që po shtohen turistët e huaj.

“Pikërisht ky ka qenë një nga qëllimet tona, për me rritë festivalin, për me bë një brend ndërkombëtar dhe me përfaqësu jo vetëm Rahovecin si qytet por edhe Kosovën si një republikë e re. Kështuqë lajmi më i mirë është që po shtohen turistët e huaj të cilët po njoftohen me kulturën e hardhisë së Rahovecit, po i shijojnë verërat e rrushin por edhe me jetën atraktive te kafiteritë në anën tjetër që janë”, tha ai.

Në natën e tretë të festivalit të rrushit, në koncert përformuan Dren Abazi, NRG Band, Fisnikët dhe Nita Latifi.

Për tre ditë e netë, Rahoveci u shndërrua në lokacionin më atraktiv në Kosovë, falë “Hadh Festit”.

Atmosfera festive është përcjellë me një sërë aktivitetesh e që tërhoqën vizitorë të shumtë nga mbarë vendi dhe më gjerë.

Përveç përformancave muzikore, momente të rëndësishme u cilësuan  shtrydhja e rrushit, një ceremoni tradicionale e cila simbolizon fillimin e procesit të prodhimit të verës dhe ekspozitat e prodhimeve të rrushit dhe verës./rtk/

Zyrtare: Artim Pollozhani merr drejtimin e Ballkanit

0

Ballkani ka zyrtarizuar trajnerin e ri pas laegimit të Ilir Dajës.

Artim Pollozhani është rikthyer te Ballkani, ku kësaj radhe në postin e trajnerit.

Pollozhani më parë ka qenë pjesë e Ballkanit si ndihmëstrajner i Ilir Dajës.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

 

Njoftimi i plotë nga FC Ballkani:

Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde, Artim Pollozhani.

Është një nder dhe kënaqësi e madhe që të kemi si kryetrajner të ri të FC Ballkani-t.

Përvoja dhe njohuritë e tua për klubin tonë janë një vlerë e shtuar, ku së bashku synojmë të ecim edhe më shumë drejt qëllimëve tona.

Të urojmë një rifillim sa më të suksesshëm në këtë rrugëtim të ri.

Na Priftë e mbara Pollo.

 

 

 

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

 

Stinë e bukur për lulet

0

Enver Sulaj

Endesh gëzueshëm pllajave të blerta
pa kuptuar dredhinë e magjisë së shtirur
që të varet në buzë
si re e tërbuar në qiellin pafund.

Është stinë e bukur kjo për lulet
për afshin e tokës e avullin
që zgjohet mëngjeseve pranverore
si fresk e si zjarrmi
në trurin e zgjuar nga tingëllimat e këndshme
të natyrës që krijoi gjithçka me ëmbëlsi
bashkë me ëndrrën që ta shoh në sy.

244 persona nën hetime, Prokuroria e Prizrenit ngriti 187 aktakuza brenda një muaji

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit gusht ka ngritur gjithsej 187 aktakuza kundër 244 personave, për raste të ndryshme penale.

Sipas njoftimit për media thuhet se në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 6 aktakuza kundër 6 personave.

“Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit gusht, ka ngritur 170 aktakuza kundër 222 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 11 propozime për shqiptimin e masave edukative, të diversitetit ose dënimeve, kundër 16 të miturve”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prizren, mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.

 

 

 

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Qendrim Biraj tërhiqet nga basketbolli, Bashkimi pensionon përgjithmonë numrin 12

0

Kapiteni shumëvjeçar i KB Bashkimi, Qendrim Biraj, ka vendosur të tërhiqet nga basketbolli aktiv pas një karriere 18-vjeçare me klubin e qytetit të Prizrenit.

“Djali i qytetit tonë, Biraj, mori shiritin e kapitenit në vitin 2014 pas pensionimit të Valentin Spaqit dhe udhëhoqi ekipin me sukses, duke çuar Bashkimin drejt titullit të kampionatit në vitin 2018—një arritje historike për klubin tonë,” u shpreh klubi në një deklaratë, përcjell PrizrenPress.

Pas përfundimit të karrierës si lojtar, Biraj ka marrë rolin e Drejtorit Sportiv të klubit, ku pritet të vazhdojë të kontribuojë me të njëjtin pasion dhe përkushtim. Në nder të kontributit të tij të jashtëzakonshëm, klubi ka vendosur të pensionojë numrin 12 të Biraj përgjithmonë.

Në një ceremoni të veçantë, kryetari Astrit Martinaj e nderoi Birajn me një mirënjohje, ndërsa drejtori i klubit, Kushtrim Kabashi, i dhuroi fanellën me numrin 12. Tifozët e Bashkimit, “Arpagjik’t,” surprizuan Birajn me një koreografi të veçantë, duke krijuar një atmosferë emocionuese në përshëndetjen e tij përfundimtare.

“Faleminderit, Qendrim, për gjithçka që ke dhënë për këtë klub dhe për çdo moment që ke sjellë për tifozët dhe ekipin,” përfundoi deklarata e klubit./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

196 vite nga lindja e shkrimtarit, Leo Tolstoy

0

Më 9 shtator 1828, shkrimtari Leo Tolstoy lindi në provincën Tula të Rusisë. Ai ishte më i vogli nga katër djemtë. Kur nëna e Tolstoit vdiq në 1830, kushëriri i babait të tij mori përsipër kujdesin për fëmijët. Kur babai i tyre, konti Nikolai Tolstoi, vdiq vetëm shtatë vjet më vonë, tezja e tyre u emërua kujdestarja e tyre ligjore. Kur tezja ndërroi jetë, Tolstoi dhe vëllezërit e motrat e tij u transferuan me një teze të dytë, në Kazan, Rusi. Megjithëse Tolstoi përjetoi shumë humbje në moshë të re, ai më vonë do të idealizonte kujtimet e tij të fëmijërisë në shkrimet e tij.

Gjatë periudhave të qeta, ndërsa Tolstoi ishte një junker në ushtri, ai punoi në një histori autobiografike të quajtur ‘Fëmijëria’. Në të, ai shkroi për kujtimet e tij më të bukura të fëmijërisë. Në 1852, Tolstoi e dorëzoi skicën në ‘The Contemporary’, revistën më të njohur të kohës. Historia u pranua me padurim dhe u bë vepra e parë e botuar e Tolstoit.

Pas përfundimit të fëmijërisë, Tolstoi filloi të shkruante për jetën e tij të përditshme në postin e ushtrisë në Kaukaz. Megjithatë, ai nuk e përfundoi veprën, të titulluar Kozakët, deri në vitin 1862, pasi kishte lënë tashmë ushtrinë.

Në vitin 1854, ai kompozoi ‘Boyhood’ një vazhdim i ‘Fëmijërisë’, libri i dytë në atë që do të bëhej trilogjia autobiografike e Tolstoit. Në mes të Luftës së Krimesë, Tolstoi shprehu gjithashtu pikëpamjet e tij mbi kontradiktat e habitshme të luftës përmes një serie tre-pjesëshe, Përrallat e Sevastopolit. Në librin e dytë “Përrallat e Sevastopolit”, Tolstoi eksperimentoi me një teknikë relativisht të re shkrimi: Një pjesë e tregimit paraqitet në formën e rrymës së vetëdijes së një ushtari.

Në vitin 1873, Tolstoi filloi të punonte për romanin e dytë më të njohur, Anna Karenina. Anna Karenina imagjinoi disa ngjarje biografike nga jeta e Tolstoit, siç ishte veçanërisht e dukshme në romancën e personazheve Kitty dhe Levin, marrëdhënia e të cilëve thuhet se i ngjan miqësisë së Tolstoit me gruan e tij.

Tolstoi vdiq më 20 nëntor 1910. Ai u varros në pasurinë e familjes, Yasnaya Polyana, në provincën Tula, ku Tolstoi kishte humbur kaq shumë njerëz të dashur, por kishte arritur të ndërtonte kujtime kaq të dashura dhe të qëndrueshme të fëmijërisë së tij./ KultPlus.com