Së shpejti fillon vendosja e kamerave të sigurisë në Prizren

Ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

Drejtoresha për Emergjenca dhe Siguri, Ramize Sinanaj-Shala, njoftoi se pas një angazhimi të gjatë dhe planifikimi të kujdesshëm, është arritur nënshkrimi i një kontrate kornizë 3-vjeçare për këtë projekt.

Sipas Sinanaj-Shalës, vendosja e kamerave do të nisë fillimisht në zonat urbane, duke vazhduar më pas edhe në fshatrat përreth.

Ajo theksoi rëndësinë e këtij projekti për sigurinë e qytetarëve, duke vlerësuar se një sistem modern i monitorimit do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme në pika strategjike të qytetit, duke krijuar një ambient më të sigurt për të gjithë.

Drejtoresha informoi gjithashtu se mirëmbajtja e kamerave do të jetë përgjegjësi e Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, ndërsa monitorimi i tyre do të kryhet nga Policia e Kosovës.

Në këtë kontekst, të mërkurën, Komuna e Prizrenit do të nënshkruajë një Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës, për të formalizuar marrëveshjen për vëzhgimin e kamerave në qytet.tv prizreni

Më Shumë

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Hamza nga Malisheva: Bashkë për Kosovën

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se vendit i nevojitet bashkim për të përballuar sfidat dhe për të...

Lajmet e Fundit