14.4 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026
Home Blog Page 9103

Trajkoviq: Vendimi për dalje në zgjedhje, trimëria më e madhe

0

RadaTrajkovicDeputetja e Listës së Bashkuar të serbëve në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se në këtë moment kurajo më e madhe është vendimi për të dalë në zgjedhjet lokale të Kosovës, të zgjedhen më të mirët, të cilët do të ndërtojnë institucionet e Bashkësisë së Komunave Serbe dhe kështu t’ua mundësojnë serbëve qëndrimin në këtë hapësirë.

Trajkoviq për televizionin “Palma plus” ka theksuar se serbët në Kosovë nuk kanë zgjidhje tjetër përveç se të dalin në zgjedhjet lokale më 3 nëntor.

“Pas nënshkrimit të Marrëveshjes në Bruksel, bashkësia ndërkombëtare përcjell realizimin e kësaj marrëveshjeje. Ndër të tjera me këtë Marrëveshje nënkuptohet edhe dalja e serbë në zgjedhjet lokale, që do të thotë legalizim dhe legjitimim i serbëve në Kosovë nëpërmjet bashkësisë së Komunave Serbe”, ka thënë Trajkoviq, transmeton koha.net.

Ai ka shtuar se plotësisht i kupton serbët nga veriu i Kosovës të cilët e kanë të vështirë t’i pranojnë institucionet e Prishtinës, sepse ata sot e kësaj dite i kanë institucionet e shtetit të Serbisë.

Ajo ka theksuar se Kuvendi në veri të Kosovës nuk do të ketë ardhmëri, sepse Serbia nuk do të mund dhe nuk do të guxojë ta financojë atë, kështu që ai ngadalë do të “shkrihej”, ndërsa në atë kuvend ka një numër të madh njerëzish të arsimuar dhe të përgjegjshëm.

Trajkoviq në ktë intervistë ka kërkuar që lista e serbëve për këto zgjedhje të jetë unike.

“Këto zgjedhje, derisa ta konstituojmë Bashkësinë e Komunave janë shumë të rëndësishme. Kur t’i vendosim institucionet e bashkësisë, atëherë nuk do të ketë problem që në zgjedhjet pasuese të dalin njerëzit me bindje të ndryshme politike” , ka theksuar Trajkoviq duke shtuar se pret nga krerët e Serbisë që t’i përkushtohen këtij problemi.

Hoti: Rahoveci turpërohet me Qeverinë që e udhëheq

0

AvdullahHoti-LDKNënkryetari i Prishtinës Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigur deklarimit të kryeministrit Thaçi, se Kosova krenohet me Rahovecin. Hoti në profilin e tij në Facebook, ka thënë se ‘Kosova krenohet me Rahovecin, por Rahoveci turpërohet me qeverinë që e udhëheq’.

‘Në Rahovec kreu i qeverisë, z.Thaçi theksoi se Kosova krenohet me Rahovecin. Në këtë pikë unë pajtohem me të. Unë kam bindjen se Kosova krenohet me këta njerëz punëtorë të Rahovecit, me këta njerëz që kanë luftuar dhe janë sakrifikuar. Me këta njerëz që sigurojnë një pjesë të madhe të ushqimit për tryezat tona, të cilin e blejmë të gjithë ne me çmime simbolike. Por, jam i bindur se qytetaret e Rahovecit nuk janë krenar me qeverinë e tyre. Jam i bindur se atyre ju vjen turp nga qeveria qe i udhëheq. Ju vjen turp sepse sot Thaqi tallet dhe bene politike me sakrificën e tyre”, shkruan Hoti në Facebook.

Ai madje ka shkruar se kryeministri Thaçi dhe ministrat e tjerë, tallen me punën e bujqve të Rahovecit. Sipas tij, qytetarët e Rahovecit do të mburreshin me qeverinë, nëse ajo do t’u siguronte mjetet e nevojshme bujqësore. Madje ka thënë se ata do të krenoheshin po ashtu nëse Qeveria nuk do t’ua ulte çmimet për import të produkteve bujqësore, duke i penguar në këtë mënyrë edhe produktet nga Serbia dhe Maqedonia.

“Ai dhe ministrat e tij tallen me mundin e shume bujqve. Tash e sa vite, bujqit dhe vreshtarët e hedhin rrushin, specat dhe domatet e tyre, ose i falin me çmime simbolike. Ata do ishin krenar me qeverinë sikur qeveria mos t’i gënjente se do t’i ndihmoi me fare e me plehra, me nafte për bujqësi, me sigurimin e tregut per rrush e perime. Ata do ishin krenar sikur qeveria mos te ulte çmimet referente për import te produkteve bujqësore ashtu qe tregu mos te mbushet me peme e perime te dyshimta nga Serbia e Maqedonia”, ka shtuar Hoti.

Gjatë vizitës së djeshme të kryeministrit Hashim Thaçi në Rahovec, me rastin e Akademisë Përkujtimore “Epopeja e Rahovecit”, ai dorëzoi Urdhrin Hero i Kosovës për 5 dëshmorë të Rahovecit, përkatësisht për Mensur Zyberaj, Bedrush Gashi, Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi dhe Sheh Myhedin Shehu. Në këtë rast ai kishte thënë se Kosova krenohet me Rahovecin.

Paraburgimi maratonik

0

BurguKa katër vite që Rifat Osmani po mbahet i mbyllur në qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Për këtë njeri, që dyshohet se ishte pjesëmarrës në një vrasje që ndodhi në vitin 2009, nuk u tha kurrë se a është fajtor apo jo. Atij iu ndërrua plot tri herë trupi gjykues. Sipas avokatit mbrojtës Ibrahim Dobruna, në rastin e klientit të tij Gjykata ka treguar qartë se është neglizhente dhe nuk di t’i menaxhojë rastet që i merr përsipër.

U dyshua se ishte bashkëpjesëmarrës në një vrasje, që ndodhi para katër vitesh në oborrin e një xhamie në fshatin Zabel të Drenas, prandaj edhe u arrestua. E prej atëherë, asnjë gjykatë nuk mori një vendim për të, ta lirojë apo ta dënojë si fajtor për veprën për të cilën po mbahet i mbyllur në qeli.

Është kjo arsyeja për të cilën Rifat Osmani ndodhet qe katër vite në paraburgim. Ndërroi tri trupa gjykues, e çoi edhe gjyqtarë në pension.Por kurrë, askush deri më tash nuk vendos për të. Rifati po vazhdon edhe sot të mbahet në një dhomë të qendrës së paraburgimit në Lipjan.

E për avokatin e tij mbrojtës, Ibrahim Dobruna, e gjithë kjo histori që po e ndjek klientin e tij ka një shpjegim. Dobruna mendon se Rifati po qëndron në paraburgim për kaq kohë, “falë” neglizhencës dhe menaxhimit të keq të sistemit të drejtësisë.

“Megjithëse nuk ka prova se çfarë ka përtej kësaj vonese, e di saktë se kjo po bëhet për shkak të neglizhencës dhe mungesë të menaxhimit të mirëfilltë të proceseve të kësaj natyre”, ka shpjeguar Dobruna për Express.

Fillimisht sipas avokatit, Rifatit i ishte caktuar një seancë para katër vitesh, atëherë kur edhe u arrestua nën dyshimin se ishte bashkë me autorin, kur ky i fundit vrau dhëndrin e tij teksa po dilte nga xhamia. Por që kryetari i trupit gjykues që e kishte këtë rast, doli në pension. Menjëherë pas kësaj me rastin e Rifatit u caktua një tjetër trup gjykues, i cili mbajti disa seanca e dëgjoi dëshmitarë, por që u shty në afat të pacaktuar.

Kjo shtyrje bëri që lënda e tij t’i kalojë Gjykatës se Apelit, prandaj është dashur që edhe aty të caktohet një kryetar i ri dhe një trup i ri gjykues. “Këto janë peripecitë që e kanë përcjell këtë proces deri tash”, pohon Dobruna, i cili ka bërë çmos që drejtësia të vihet në vend, por e kotë.

Thotë se ka bërë shumë ankesa deri më tash, derisa është detyruar që rastin, ta çojë edhe në Gjykatë Kushtetuese. “Ne kemi bërë kërkesa dhe ankesa të vazhdueshme kundër këtij aktvendimi për vazhdimin e paraburgimit. Por ato gjithmonë janë refuzuar. Kemi ardhur në një situatë që çështjen ta çojmë edhe në Gjykatë Kushtetuese. Edhe kjo e fundit çuditërisht e ka hedhur poshtë këtë ankesë tonën për vonesa”.

Por as kjo nuk i mjaftoi gjykatës, që të bindet e ta marrë këtë lëndë në duar. “Pavarësisht këtyre vonesave, organet kompetente nuk kanë ndërmarr asgjë”, shton avokati, i cili thotë se rasti i klientit të tij nuk përbën asgjë tjetër, përveç shkeljeve të mëdha ligjore.

Këtë, sipas avokatit e kanë vërtetuar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut, Ombudsperson si dhe zyrtar nga EULEX-i. “Të gjithë këta kanë konstatuar se këtu ka shkelje ligjore për shkak të vonesave dhe mos vendosjes në kohë lidhur me këto akuza për të cilat Remziu po qëndron që 4 vite në paraburgim”.

Megjithëse, avokatit Dobruna i është rikthyer shpresa që këtij rasti do t’i vijë fundit më shpejtë saqë është menduar. “E kemi një seancë në shtator të këtij viti. Shpresoj që ai muaj do ta mbyll këtë proces të tej zgjatur”,shkruan Express.

Kjo pasi sipas avokatit nuk ka asnjë provë që e mbështet akuzën për të cilën klienti i tij ka qëndruar kaq vite në paraburgim.

“Prova nuk ka që e mbështesin këtë akuzë. Edhe vet dorasi që e ka kryer vrasjen e ka pranuar që atë ditë ka qenë vetëm. Njëjtë kanë thënë edhe dëshmitarët që ndodheshin në vendin e ngjarjes”, thotë ai.

“Prandaj me vetë faktin që nuk kemi një aktgjykim për plot 4 vite lirisht mund të konsiderohet se ai për kaq kohë është mbajtur padrejtësisht në paraburgim”.

Basha-lideri më i votuari i demokratëve

0

OpinionRamiz LUSHAJ
1.
Pamëdyshje e qartas, qyshse nga vizita e të parit president amerikan në detyrë Xhorxh Ë. Bush në Shqipëri më 10 qershor 2007, në skenën politike e në rrethe publike 33 vjeçari Lulzim Basha, kësokohe në moshën e martirizimit të Krishtit, po shihej në përditësi si pasardhës i Sali Berishës jo vetëm në Partinë Demokratike. Mediat e radarën dhe i paraprinin këtij realiteti në ecuri kohore deri me cilësime ndaj Bashës si “djalë i artë i Demokracisë”, “princ i integrimeve shqiptare”, etj., apo diplomacia amerikane si “një yll në ngjitje”. Këto, përveç sulmeve të kundërshtarëve politikë të majtë, i oazuan cmirë politike edhe brenda PD-së, aqsa ndokush në kryesinë e saj i artikulonte marazet e tallazet e veta me zë e figurë edhe në televizione, po antarësia demokrate e simpatizantë të Bashës nuk i vuni si kandidat rival “të rrezikshëm” në anën tjetër të peshores politike asnjanin prej këtyre figurave të së djathtës, veçse i artikulonin me thaniet: “ai/ajo e ka inat”, etj., dhe ndokujt këto qëndrime iu kthyen edhe në bumerang politik.

Në PD, tashma, në harkun kohor prej rreth shtatë vitesh, ekziston “Fryma Basha” për zgjedhjen e tij kryetar i saj, e cila është një frymë e shumëfishtë: kombëtare-shqiptare dhe euro-atlantike, politike e publike, e cila nuk është çështje vetjake e karierës së Bashës në protoganizmin e tij si kandidat potencial, nuk është në dëshirën apo në duart e Berishës ose ndonjë “klani oligarko-partiak!” (siç pretendon, kryesisht e majta).

“Fryma Basha” u shfaq në disa evente të mëdha: qyshse më 2005 kur PD ishte në opozitë dhe Lulzim Basha ishte kordinator i KOP, zëdhënës i fushatës së PD dhe u zgjodh deputet i Tiranës; qyshse më 2009 kur kryesonte fushatën e listën e PD-së në Qarkun e Elbasanit; qyshse më 2011 kur garoi fitimtar për kryetar i metropolit shqiptar përballë kryetarit të PS-së Edi Rama, të cilave iu dha fytyrën dhe formën e vet. Përkundrazi: rivali i tij Sokol Olldashi, ndonëse një vlerë e çmuar e PD-së, pavarësisht nga vitet e postet kontributive në PD, nuk ka arritë të krijojnë një frymë të tillë me emrin e tij.

Natyrisht “Fryma” të tilla tradicionalisht çojnë në fitore, prandaj dhe “Fryma Basha” është vet “frymëmarrja elektorale e PD” më 22 korrik 2013, është “Fillimi i Ri” dhe vizionet e reja të PD si për zgjedhjet vendore (2015) e ato parlamentare (2017), shpirti e ritme të së cilës prej kohësh po ravijëzohen edhe si “Frymëzimi Basha”.


2.
Kryeministri në detyrë Sali Berisha, krijoi epokë në historinë shqiptare, po me dorëheqjen nga kreu i PD-së, ky lider historik i saj, solli një boshllek të menjëhershëm e tejet të madh në këtë forcë politike historike mbi dydekadore. “Ndoshta, siç thotë Olldashi – mundej që Berisha ta caktonte vet pasardhësin dhe ne do ta pranonim realisht”.

Një kandidat i vetëm, qoftë edhe i formatit të madh si Lulzim Basha, në elektoriadën partiake nuk do ta mbushte krejtësisht këtë vakum shumëdimensional dhe fitorja e tij pa rival përballë do të ndiqej me bjerrje soliditeti, veçanarisht nga ndonjë oponent apo oponencë e tij brenda PD-së.
Prania në garë edhe e Sokol Olldashit, rreth 6 vjet ministër i Transporteve e Punëve Publike, i bante nder procesit elektoral, plotësonte ndjeshëm vakumin e lidershipit historik, po ky kandidat deri ditët e fundit të mbylljes së fushatës nuk ia arriti të krijonte një imazh real, të bindtte thellësisht e gjerësisht antarësinë (e publikun) se nuk ishte në “garë-lojë”, por në betejë elektorale.

Një nga arsyet elektorale të mos krijimit të imazhit si kandidat real ishte edhe fakti se në shumtën e rasteve Olldashi hulmonte e privatizonte ide nga platforma e Bashës dhe i ripërseriste pas tij si “të vetat” (!) Dy nga disa filozofi të elektoriadës së Lulzim Bashës u “privatizuan” nga Sokol Olldashi, aqsa në media e publik komentohej: “Çfarë thotë Luli e thotë Sokoli”. Filozofia “Fillimi i Ri” që Basha e artikuloj disa herë më 3 korrik 2013 në fjalën e tij të shpalljes së kandidaturës për kryetar i PD, Olldashi e bani pjesë të logos të fushatës së tij në të gjitha qarqet e Shqipërisë.

Filozofinë e elektoriadës së Bashës për kryebashkiak i Tiranës “Qytetari, i pari”, që e riformuloi edhe për antarësinë e Partisë Demokratike, e kapi edhe Olldashi dhe e tjerrnoi në këtë linjë.

Imazhi i liderit Lulzim Basha ishte i formësuar në vetëdijen politike partiake të demokratëve si kryetar i pritshëm i tyre (pas largimit të Berishës), sepse nga një gjimnazist në Lëvizjen Studentore të Dhjetorit ’90 arriti të jetë në dy vitet e fundit kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe prej shtatorit të sivjetëm do të jetë figura shtetërore-politike më e madhja e PD-së në opozitë si kryetari i bashkisë , arriti të jetë lideri më i votuar i demokratëve në kryesinë e partisë (2011), një nga ministrat ma të suksesshëm të 100 viteve të shtetit shqiptar të pas Pavarësisë.

“Bashkëjetojnë” me zvarranikë në shtëpinë gërmadhë

0

familja e verferShtëpi duke u shembur, që sapo t’ua hedhësh shikimin të krijojnë përshtypjen se janë të braktisura me vite, fatkeqësisht ende janë të banuara. Në këto shtëpi gërmadha banojnë banorët e brezit kufitar. Koha e gurit ende është periudha në të cilën jetojnë banorët e fshatit Karaçevë, vendbanim nën juridiksionin e Komunës së Kamenicës.

Aty gjen shtëpi të ndërtuara mbi shtatë dekada më parë, me mure të çara që janë bërë “dyer” për zvarranikët që hyjnë e bashkëjetojnë me njerëzit brenda në dhoma, ku nuk sheh as dysheme prej dërrase, por një sipërfaqe dheu me ca tepihë të vjetruar, kulme që po shemben, ushqim i pamjaftueshëm…

Kjo është pasqyra e një jetë çnjerëzore që disa familje kosovare po bëjnë, të braktisur nga qeveria. Megjithëkëtë, ata e japin votën ndonëse anëtarë të partive politike kur dalin në fshat në kohë fushate nuk shkojnë të kërkojnë vota tek këto familje, e arsyet pse ndodh kjo janë: shtëpitë e tyre gjenden shumë afër me pikat kufitare dhe xhandarët, varfëria të zë frymën nuk ke ku të shkelësh as ku të ulesh të bësh një bisedë me këta banorë nga ajo ose ai anëtar partie që t’i bindë t’ia votojnë partinë./Zëri/

Vetëvendosje! organizoi zgjedhje për kandidatin për kryetar të Rahovecit

0

VV rahovecLëvizja Vetëvendosje! në Rahovec organizoi të shtunën zgjedhjet e brendshme për kandidatin për kryetar të Komunës së këtij qyteti. Procesi zgjedhor ka filluar në 10:00 dhe ka zgjatur deri në ora 20:00 të ditës së sotme.

Rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen 48 orë pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Sipas statutit të Lëvizjes Vetëvendosje! kandidatët për zgjedhjet lokale zgjidhen drejtpërdrejtë nga anëtarësia e Qendrës së Lëvizjes, e cila është e organizuar në Pika, sipas lagjeve në qytete dhe fshatra në nivel të Komunës. /PrizrenPress.com/

Thaçi kërkon mobilizim për të fituar Suharekën

0

Hashim-Thaci1-300x200Lideri i PDK-së, Hashim Thaç, kërkoi mobilizim për të fituar Suharekën në zgjedhjet e nëntorit. Ai tha se PDK-së do të fitojë edhe Suharekën, por për të arritur deri të fitorja duhet një mobilizim. ”PDK-ja do të jetë afër jush kurdo dhe kudo prandaj, do ta fitojmë edhe Suharekën”, tha Thaçi.

Lideri i PDK-së, Hashim Thaçi të shtunën ka vizituar strukturën e gjërë të PDK-së në Suharekë. Ai kërkoi nga të gjithë një angazhim më të madh për t’a siguruar fitoren PDK-së edhe në Suharekë. Sipas tij, Suhareka ka nevojë për të qeverisur nga PDK-ja.

Edhe kryetari i Degës së PDK-së në Suharekë, Ramë Vataj, është shprehur i sigurtë se PDK-ja do të fitojë në nëntor  Suharekën. “PDK-ja në Suharekë ka një strukturë më të mirë me njerëz me vlera, prandaj edhe do t’i fitojmë zgjedhjet në nëntor”, tha Vataj. /PrizrenPress.com/

 

Premton zgjidhje për emigrantët kosovarë

0

Kuci-hajredin5-30Shumë qytetarë të Kosovës që ia mësyjnë ilegalisht Evropës dhe që u arrestuan nga policia, kryesisht nga ajo hungareze, do të vazhdojnë të qëndrojnë në këto kampe edhe për një kohë.

Kushtet, në të cilat po jetojnë ata prej muajsh janë jashtëzakonisht të rënda dhe emigrantët kosovarë ballafaqohen me jetë të vështirë, transmeton KTV.

Ata janë të mbyllur, kanë liri lëvizjeje të kufizuar, ushqim të pamjaftueshëm dhe ankohen për trajtimin që u bëhet. Por ka edhe të atillë që do të ishin të gatshëm që menjëherë të ktheheshin në Kosovë, por këtë nuk e kanë të lehtë, ngaqë duhet paraprakisht të vuajnë disa javë, apo edhe muaj në burgim.

Qeveria e Kosovës ende nuk ka arritur që të bëjë një zgjidhje për kthimin e tyre, por zëvendëskryeministri, Hajredin Kuçi, ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për ta.

Edhe në Ambasadën e Kosovës në Budapest thonë se që nga fillimi janë marrë intensivisht me këtë problem, por, sipas tyre, tash po punohet intensivisht që kosovarët të kthehen sa më shpejt në shtëpitë e tyre.

“ACTive” filloi sot në Prizren

0

Prizren-ShkollaACTiveShkolla Regjionale e Filmit Dokumentar “ACTive” filloj sot në Prizren! Shkolla ka mbledhur 16 të rinj kreativ nga Kosova, Maqedonia, Serbia dhe Bosnje e Hercegovina të cilët do të mësojnë për artin e filmbërjes së dokumentarëve.

Gjatë tetë ditëve, participantët do të mësojnë mendimin kreativ dhe trajtimin kreativ të procesit të shkrimit, hulumtimit dhe zhvillimit të tregimeve për film dokumentar si dhe regjinë, kamerën dhe zërimin, editimin dhe post produksionin.

I konceptuar si një program i edukimit jo formal dhe eksperimental, “ACTive” është dizajnuar nga Studiorum, Pravo Ljudski, DokuFest dhe MakeDox, në bashkëpunim me Balkan Trust for Democracy./PrizrenPress.com/

Serbët në veri me Gjykatë Themelore e Prokurori

0

Veri gjykataQeveria e Kosovës ka vendosur t’u jap serbëve të Veriut më shumë kompetenca në fushën e drejtësisë sesa që parashihet në Marrëveshjen e arritur në Bruksel më 19 prill.

Kështu, në Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në pikën 10 dhe 11 parashihet të themelohet divizion i Gjykatës së Apelit, ndërsa në Planin e Veprimit është tejkaluar kjo pikë.

Aty tash parashihet të themelohen edhe Gjykata Themelore dhe Zyra të Prokurorisë së Shtetit në komunat me shumicë serbe.

Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm shtatë gjykata themelore, ndërsa mund të ketë vetëm degë nëpër komuna të reja.

Por, me planin e zbatimit të marrëveshjes u jepet mundësi komunave me shumicë serbe të formojnë edhe gjykata të reja themelore.

Për këtë pikë pritet të ndryshohen ligjet, meqë në kornizën ligjore, aktualisht janë të parapara vetëm shtatë Gjykata Themelore.

Sidoqoftë, në Planin e Zbatimit me të cilën janë pajtuar Kosovë, Serbia dhe BE’ja u lejohet komunave me shumicë serbe të themelojnë edhe gjykata të reja themelore dhe zyra të prokurorit, transmeton express.

“Grupi punues do të zhvillojë plane të detajuara për integrimin e autoriteteve gjyqësore serbe në strukturat e Kosovës dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë Serbe, për tu realizuar brenda kornizës gjyqësore të Kosovës dhe me ndihmën e EULEX’it”, thuhet në pikën 4 të Planit të Zbatimit.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se nuk është tejkaluar marrëveshja e Brukselit, por se në Planin e Zbatimit është paraparë të themelohen gjykata e prokurori ashtu siç parashihet në Ligjet e Kosovës dhe në Pakon e Ahtisaarit.

“Pala serbe ka pasur një listë të gjatë dëshirash dhe nuk ka dashur të njoh këtë angazhim serioz të shtetit të Kosovës për të përmbushur Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Tahiri teksa ka sqaruar Planin e Zbatimit.

“Po flasim për funksionalizimin e strukturës gjyqësore ku ata e kanë refuzuar dhe tash duhet ta pranojnë”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja Tahiri thotë se asgjë në Planin e Zbatimit nuk është paraparë të bëhet e që nuk është në ligjet e Kosovës.

“Do të veprohet krejtësisht në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Por, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Plani i Zbatimit bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, të cilat nuk lejojnë themelimin e gjykatave të reja themelore.

“Në Planin e Zbatimit thuhet se grupet punuese do të zhvillojnë plane për integrim dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë Serbe. Kjo është e papranueshme sepse me këtë rast shihet qartë se fjalia shprehimisht përcakton se mund të kriijohen gjykata dhe prokurori themelore, ndërsa përveç degëve në atë pjesë të Kosovës nuk mund të krijohet asgjë sepse bie në kundërshtim me të Kushtetutën dhe ligjet pozitive në Kosovë”, ka thënë Musliu, për Express, të premten.

Ai thotë se Plani i Zbatimit e tejkalon Marrëveshja e 19 prillit me faktin se komunave me shumicë serbe u jep kompetencë për të themeluar gjykata të reja.

IKD konsideron se Plani i Zbatimit është i papranueshëm sepse po krijon mundësinë e krijimit të gjykatave etnike dhe një rrjetëzim të tyre, të cilat në fakt në asnjë mënyrë nuk do të sigurojnë gjykime të paanshme dhe të pavarura.