8.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Serbët në veri me Gjykatë Themelore e Prokurori

Veri gjykataQeveria e Kosovës ka vendosur t’u jap serbëve të Veriut më shumë kompetenca në fushën e drejtësisë sesa që parashihet në Marrëveshjen e arritur në Bruksel më 19 prill.

Kështu, në Marrëveshjen Kosovë-Serbi, në pikën 10 dhe 11 parashihet të themelohet divizion i Gjykatës së Apelit, ndërsa në Planin e Veprimit është tejkaluar kjo pikë.

Aty tash parashihet të themelohen edhe Gjykata Themelore dhe Zyra të Prokurorisë së Shtetit në komunat me shumicë serbe.

Me ligjet aktuale ekzistojnë vetëm shtatë gjykata themelore, ndërsa mund të ketë vetëm degë nëpër komuna të reja.

Por, me planin e zbatimit të marrëveshjes u jepet mundësi komunave me shumicë serbe të formojnë edhe gjykata të reja themelore.

Për këtë pikë pritet të ndryshohen ligjet, meqë në kornizën ligjore, aktualisht janë të parapara vetëm shtatë Gjykata Themelore.

Sidoqoftë, në Planin e Zbatimit me të cilën janë pajtuar Kosovë, Serbia dhe BE’ja u lejohet komunave me shumicë serbe të themelojnë edhe gjykata të reja themelore dhe zyra të prokurorit, transmeton express.

“Grupi punues do të zhvillojë plane të detajuara për integrimin e autoriteteve gjyqësore serbe në strukturat e Kosovës dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë Serbe, për tu realizuar brenda kornizës gjyqësore të Kosovës dhe me ndihmën e EULEX’it”, thuhet në pikën 4 të Planit të Zbatimit.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri thotë se nuk është tejkaluar marrëveshja e Brukselit, por se në Planin e Zbatimit është paraparë të themelohen gjykata e prokurori ashtu siç parashihet në Ligjet e Kosovës dhe në Pakon e Ahtisaarit.

“Pala serbe ka pasur një listë të gjatë dëshirash dhe nuk ka dashur të njoh këtë angazhim serioz të shtetit të Kosovës për të përmbushur Pakon e Ahtisaarit”, ka thënë Tahiri teksa ka sqaruar Planin e Zbatimit.

“Po flasim për funksionalizimin e strukturës gjyqësore ku ata e kanë refuzuar dhe tash duhet ta pranojnë”, ka thënë ajo.

Zëvendëskryeministrja Tahiri thotë se asgjë në Planin e Zbatimit nuk është paraparë të bëhet e që nuk është në ligjet e Kosovës.

“Do të veprohet krejtësisht në bazë të ligjeve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Por, Betim Musliu nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se Plani i Zbatimit bie ndesh me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës, të cilat nuk lejojnë themelimin e gjykatave të reja themelore.

“Në Planin e Zbatimit thuhet se grupet punuese do të zhvillojnë plane për integrim dhe për krijimin e çfarëdo strukture të re siç kërkohet nga marrëveshja, duke përfshirë ndër të tjera dhe gjykatat themelore dhe zyrat e prokurorisë së shtetit në komuna me shumicë Serbe. Kjo është e papranueshme sepse me këtë rast shihet qartë se fjalia shprehimisht përcakton se mund të kriijohen gjykata dhe prokurori themelore, ndërsa përveç degëve në atë pjesë të Kosovës nuk mund të krijohet asgjë sepse bie në kundërshtim me të Kushtetutën dhe ligjet pozitive në Kosovë”, ka thënë Musliu, për Express, të premten.

Ai thotë se Plani i Zbatimit e tejkalon Marrëveshja e 19 prillit me faktin se komunave me shumicë serbe u jep kompetencë për të themeluar gjykata të reja.

IKD konsideron se Plani i Zbatimit është i papranueshëm sepse po krijon mundësinë e krijimit të gjykatave etnike dhe një rrjetëzim të tyre, të cilat në fakt në asnjë mënyrë nuk do të sigurojnë gjykime të paanshme dhe të pavarura.

Më Shumë

Prizreni nderohet me çmim ndërkombëtar

Komuna e Prizrenit ka fituar çmimin e artë "GlobalLocal" për krijimin e një klime të favorshme për zhvillimin e ndërmarrësisë në rajonin e Evropës...

Historike: Lebron dhe Bronny James – në histori si babë e bir në një ndeshje të NBA-së

LeBron James dhe djali i tij, Bronny James, kanë hyrë në histori si dyshja e parë babë e bir që luajnë së bashku në...

Lajmet e Fundit