Dy persona dje janë arrestuar për shkak të shtënies me armë zjarri në Terprezë të Poshtme të Malishevës.
“Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, një pushkë gjuetie, një pistoletë dhe katër gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.
Nëna duhet të ma kishte mësuar më mirë dhimbjen. Duhet të më kishte mësuar si t’i qepja plagët dhe si ta kafshoja errësirën. Duhet të më kishte mësuar si të jetoja në një tokë me gjemba dhe si të ecja mbi xhamat e thyer. Duhet të më kishte mësuar si të shihja pa u verbuar nga marrëzia e kohës dhe si të dëgjoja pa u shurdhuar nga absurdi i saj. Nëna duhet të ma kishte mësuar dhimbjen, njësoj siç më mësoi dashurinë.
Një fëmijë ka vdekur mbrëmë pas mesnate në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi ishte shtrirë aty dje, shkaku i goditjes nga një veturë derisa ishte në biçikletë bashkë me një fëmijë tjetër. në Korishë të Prizrenit.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se pas aksidentit të dy fëmijët pësuan lëndime trupore, njëri prej tyre u hospitalizua në Repartin Ortopedik në Prizren, ndërsa tjetri është transferuar në QKUK, i cili vdiq mbrëmë në ora 01:28.
“Më datë 25.08.2024-01:28 viktima e cila ka qenë në trajtim mjekësor në QKUK ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Depozitat e qytetarëve të Kosovës po vazhdojnë të rriten nëpër bankat komerciale. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se depozitat e klientëve në korrik 2024 kanë arritur vlerën prej 6.26 miliardë euro, duke shënuar rritje për 120.79 milionë euro, ose 1.97% krahasuar me muajin paraprak.
Vlera e kredive të reja në muajin korrik 2024 ishte 228.8 milionë euro., kurse norma mesatare e interesit në kredi në muajin korrik 2024 ishte 6.17% (në qershor ishte 6.12%).
“Vlera e depozitave të reja në muajin korrik 2024 ishte 164.4 milionë euro. Norma mesatare e interesit në depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.04% (në qershor 2024 ishte 2.89%)”, njofton BQK.
Margjina e normës së interesit në kredi dhe depozita në muajin korrik 2024 ishte 3.12% (nga 3.23% sa ishte në qershor). Raporti kredi-depozita në muajin korrik 2024 ishte në nivelin 86.24%.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, njofton se gjithsej kapitali i bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 arriti vlerën në 906.39 milionë euro, kurse provizionet për kredi u rriten për 0.18 milion euro apo 0.12% krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën 144.01 milion euro.
“Asetet e bankave komerciale në fund të muajit korrik 2024 kanë arritur vlerën në 7.66 miliardë euro, duke shënuar rritje për 0.85% krahasuar me muajin paraprak, kryesisht për shkak të rritjes së kredive bruto, të cilat në fund të muajit korrik kanë arritur vlerën në 5.39 miliardë euro. Krahasuar me muajin paraprak kreditë bruto në korrik 2024 janë rritur për 47.89 milionë euro ose 0.90%”, njofton BQK-ja.
Për nderë të 26 vjetorit të rënies në altarin e lirisë të heroit Xhemaj Rexha i lindur në Papaz të Suharekës, do të shfaqet filmi dokumentar “Portreti i hrehtu i një luftëtari të madh”.
Dokumentari do të shfaqet me datë 25 gusht 2024, në ora 16:00 në bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Therandë.
Njoftimi i plotë:
Ftesë
Ftoheni që të merrni pjesë në shfaqjen e filmit dokumentar kushtuar komandantit heroi Xhemajl Rexha.
PORTRETI I HESHTUR I NJË LUFTËTARI TË MADH
25 Gusht 2024, ora 16:00 në Bibliotekën e qytetit “Hajdin Berisha” në Therandë.
Heroi Xhemajl Rexha, 1961-1998
Në këtë film dokumentar është paraqitur jeta dhe vepra e heroit, Xhemaj Rexha. Komandant Xhema ra dëshmor me 26.08.1998 në luftën për lirinë e Kosovës, kundër okupatorit serb. Veproi në ilegalitet si anëtar i rregullt i LPK-së, si dhe mori pjesë në organizimin e demonstratave në Suharekë dhe Prizren. Komandat Xhema, u dënua me burgim dhe pas daljes nga burgu filloi mobilizimin për luftë, ku dhe u emërua komandant kompanie i UÇK-së.
Për sakrificën dhe kontributin e dhënë për lirin dhe pavarësinë e Kosovës, Xhemaj Rexha, me 7 mars të vitit 2017 u dekorua me urdhrin “Hero i Kosovës”, nga Presidenti i vendit Hashim Thaçi.
Komuna e Prizrenit ka vijuar punimet infrastrukturore në zonat rurale, duke shtruar sot shtresën e parë të asfaltit në një prej rrugëve më të rëndësishme në fshatin Pouskë.
“Në vazhdën e punimeve infrastrukturore në Komunën e Prizrenit, sot u shtrua shtresa e parë e asfaltit në një prej rrugëve të rëndësishme në fshatin Pouskë. Kjo rrugë, projekt i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, me gjatësi prej 1600 metrash, synon lehtësimin e qarkullimit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj pjese të Zhupës”, thuhet në njoftimin e komunës./PrizrenPress.com
Në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar provat e para për vaksinimin e kancerit të mushkërive.
Janusz Racz, një pacient 67-vjeçar me kancer në mushkëri, është i pari që ka marrë këtë vaksinë novatore. Ai është pjesë e një prove klinike që po zhvillohet në shumë vende të botës.
Vaksina është zhvilluar nga firma gjermane BioNTech dhe funksionon duke aktivizuar sistemin imunitar, i cili më pas njeh dhe lufton qelizat e kancerit.
“Ne po hyjmë tani në këtë epokë të re shumë emocionuese të provave klinike të imunoterapisë me bazë mRNA për të hetuar trajtimin e kancerit të mushkërive,” tha Sioë Ming Lee, konsulent onkolog mjekësor nga Spitalet University College London (UCLH), i cili drejton studimin kombëtar.
“Kanceri i mushkërive mbetet shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën, me rreth 1.8 milionë vdekje në vitin 2020”, shtoi ai.
Vaksina e bazuar në mARN
Kjo imunoterapi eksperimentale e kancerit është projektuar për trajtimin e kancerit të mushkërive me qeliza jo të vogla (NSCLC). NSCLC është lloji më i përhapur i kancerit të mushkërive.
Ai përdor ARN-në e dërguar për të ekspozuar sistemin imunitar të pacientit ndaj shënuesve tumoralë të lidhur me NSCLC. Kjo lejon sistemin imunitar të identifikojë dhe sulmojë qelizat e kancerit që mbajnë këta shënues.
Gjatë disa javësh, pacientët do të marrin një numër të madh të gjilpërave, secila me një sekuencë unike të ARN-së.
Vaksina eksperimentale është krijuar posaçërisht për të rritur përgjigjet imune kundër objektivave që gjenden kryesisht në qelizat e kancerit, duke minimizuar kështu rrezikun e dëmtimit të qelizave të shëndetshme, jo kanceroze. Kjo ndryshon nga kimioterapia, e cila shpesh dëmton qelizat malinje dhe ato të shëndetshme.
Policia e Kosovës, në orët vona të së premtes, ka arrestuar një person zyrtar të Parkut Nacional të Sharrit në veturën zyrtare të të cilit u gjet një armë zjarri.
Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, e ka konfirmuar pse arrestimi i tij ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00.
“Në Prizren dje me datë 23.08.2024, rreth orës 22:00 policia, për shkak të disa dyshimeve, kanë kontrolluar një person zyrtar të Parkut Nacional i cili ishte me automjet zyrtar me tabela zyrtare”.
“Gjatë kontrollit të dyshimtit I është gjet një armë zjarri –pistoletë Glock me dhjetë fishekë”, ka thënë Bytyqi.
Gjithashtu, ai tha se me urdhër të prokurorit është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit në Prizren dhe është gjetur një pushkë.
“Të dyja armët ishin pa leje adekuate nga organet përgjegjëse”, theksoi zëdhënësi i PK-së.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar për 48 orë dhe kundër tij do ngrihet kallëzim penal për veprën penale “Mbajtje në pronësi, posedim apo kontroll i pa autorizuar i armës”.