14.2 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 932

Familjarët në ‘luftë’ për testamentin e Michael Jackson

0

Gjykata e Apelit në Kaliforni refuzoi apelin e nënës së Michael Jackson dhe ka vendosur që ekzekutuesit e pasurisë së yllit të popit mund të vazhdojnë me shitjen e 50% të të drejtave të tij muzikore te Sony Music për 600 milionë dollarë.

Një muaj pas lëshimit të një urdhri të përkohshëm kundër Kathryn Jackson, gjykata vendosi që të besuarit e pasurisë, John Branca dhe John McClain, nuk shkelën kushtet e testamentit të yllit kur nënshkruan marrëveshjen gjigante me Sony.

“Testamenti u dha të besuarve kompetenca të gjera shitjeje, pa asnjë përjashtim për asetet specifike që janë objekt i kësaj çështjeje”, thuhet në vendimin e gjykatës së apelit. “Prandaj, [gjyqtari më i ulët] nuk gaboi në përfundimin se ishte qëllimi i Michael që t’i lejonte administruesit të shesin çdo pasuri, përfshirë ato që lidhen me transaksionin e propozuar.”

Gjykata gjithashtu hodhi poshtë ankesën e Jackson me arsyetimin se ajo nuk kishte paraqitur argumentet e saj në gjykatën e mëparshme.

Sipas Billboard, ai mund të apelojë vendimin në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, megjithëse shanset që ai të ndryshojë janë të pakta.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Me vrap drejt historisë

0

I sfiduar nga një fatkeqësi që i ndodhi në moshën 11-vjeçare, Grevist Bytyqi gjeti forcën që të bëhej një atlet i suksesshëm dhe tani po bën historinë, duke u bërë paraatleti i parë i Kosovës që merr pjesë në Lojërat Paralimpike, të cilat zhvillohen në Paris nga 28 gusht deri më 8 shtator.

Në këto gara ku do të marrin pjesë 184 shtete me mbi 4.400 atletë, Kosova merr pjesë për herë të parë dhe të gjitha shpresat i ka te Grevisti që udhëton për Paris përplot optimizëm.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Grevist Bytyçi, atleti i parë paralimpik i Kosovës – merr përkrahjen e kryetarit të Malishevës për lojërat ‘Paris 2024’

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, kanë vizituar dje atletin malishevas Grevist Bytyçi gjatë përgatitjeve të tij për Lojërat Paralimpike “Paris 2024”. Grevist Bytyçi do të hyjë në histori si atleti i parë që përfaqëson Kosovën në këto gara prestigjioze.

Gjatë vizitës, kryetari Kastrati u informua nga trajneri i Grevistit, Adrian Mazreku, për përgatitjet intensive që po kryen atleti për të arritur rezultate të shkëlqyera. Trajneri dhe atleti konfirmuan se gjithçka po shkon sipas planit dhe se Grevisti është në formë të shkëlqyer për të përfaqësuar Kosovën.

“Ne si Malishevë, jemi krenar për Grevistin, sepse ai do të jetë përfaqësuesi i parë kosovar dhe i vetmi deri më tani që merr pjesë në nivelin më të lartë të Lojërave Paralimpike. Ai është shembulli më i mirë se, pavarësisht rrethanave, njeriu mund të arrijë gjithçka në jetë, përfshirë edhe pjesëmarrjen në këto lojëra, që për shumicën e njerëzve është vetëm një ëndërr”, tha kryetari Kastrati, përcjell PrizrenPress.

Grevisti do të garojë në disiplinën e vrapimit 1500 metra, me garën që do të zhvillohet më 31 gusht. Synimi i tij është jo vetëm pjesëmarrja, por edhe arritja e një medalje, duke u bërë kështu një burim frymëzimi për të gjithë.

Grevisti, i mbushur me optimizëm për rezultatet e ardhshme, falënderoi të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim, duke përfshirë kryetarin Kastrati dhe drejtorin Shala, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme, e cila e motivon për të arritur më të mirën./PrizrenPress.com

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ballkani gati të thyej rekord për transferim brenda kampionatit – ofron 150 mijë euro dhe dy lojtarë për Arlind Veliun

0

Kampioni i Superligës së Kosovës, Ballkani po synon të thyej rekordin brenda kampionatit elitar vendor, duke tentuar transferimin e mbrojtësit Arlind Veliu nga Malisheva.

Ballkani është padyshim klubi që ka shitur më shumë lojtarë në skuadrat e ndryshme evropiane, duke fituar shuma të majme parash.

Albion Rrahmani, Lumbardh Dellova, Qëndrim Zyba, Ermal Krasniqi, Albin Berisha dhe Meriton Korenica janë vetëm disa nga lojtarët që janë shitur në Evropë.

Tri herë kampioni i Kosovës ka disa sezone që po praktikon edhe blerjen e lojtarëve dhe këtë e ka bërë duke paguar para për emra si Nazmi Gripshi, Walid Hamidi, Bajram Jashanica, Vesel Limaj, Geralb Smajli dhe Elmando Gjini.

Megjithatë, Ballkani tani po synon të thyej një rekord, duke bërë blerjen më të shtrenjtë brenda futbollit kosovar.

Sipas burimeve të Telegrafit brenda klubeve, Ballkani ka etiketuar yllin e Malishevës, Arlind Veliu, për të cilin janë kanë ofruar 150 mijë euro dhe dy lojtarë, të cilët nuk po gjejnë mjaftueshëm hapësira te therandasit.

Telegrafi mëson se Malisheva është duke e shqyrtuar ofertën dhe me shumë gjasa mbrojtësi anësor 23-vjeçar pritet ta vazhdojë karrierën te Ballkani.

Veliu ka qenë padyshim njëri nga mbrojtësit anësor më të mirë në Kosovë sezoneve të fundit, duke mbuluar të dy krahët e mbrojtjes dhe duke dhuruar shumë asistime dhe gola me fanellën e malishevasve.

Ndryshe, gjatë viteve në Kosovë kanë ndodhur transferimeve brenda kampionatit, por më i shtrenjti deri më tani është ai i Muharrem Jasharit, i cili nga Trepça ’89 kaloi te Drita për shifrën e 80 mijë eurove. /Telegrafi/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj thërret konferencë për shtyp për rastin e “Sarajit të Vjetër”

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka ftuar një konferencë për shtyp të hënën (26 gusht 2024), në orën 10:00, në Shtëpinë e Bardhë. Konferenca do të adresojë pretendimet e ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, lidhur me rastin e rrënimit të objektit të quajtur “Saraji i Vjetër”.

Në konferencë do të marrë pjesë edhe një zyrtar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, për të ofruar informacion dhe përgjigje në lidhje me këtë çështje.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj Komunës së Prizrenit për rrënimin e monumentit në mbrojtje të përhershme, “Kompleksi Saraji i Vjetër”.

Ministri Çeku ka deklaruar se kompleksi është rrënuar dy muaj përpara se të kthehej në pronë të shtetit dhe ka theksuar se rrënimi është kryer në kundërshtim me Ligjin dhe Kushtetutën e Kosovës, duke pretenduar se janë lëshuar dy leje nga kjo komunë: leja për rrënim dhe leja për ndërtim./PrizrenPress.com/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Lundërtari

0

Enver Sulaj

Pas çdo qepalle fshihet një det, një oqean
Një pulëbardhë rrah krahët
në fluturimin e fundit.

Në çdo sy ka një mall
një zjarr që s’shihet nga jashtë
Mushkëritë digjen deri në alveole
Frymëmarrja ngadalësohet deri në heshtje.

Në çdo rrugëtim
ndodhet një dashuri
që rrugët i bën dritë
e shpresat përplasje lundërtari.

Në det
mes dallgësh.

Gjendet pa shenja jete në person në Prizren

0

Një person pa shenja është gjetur ditën e premte në Prizren.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hysni Morina”.

“Policia ka pranuar një informatë nga urgjenca se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e hetuesisë dhe në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Rasti është duke u hetuar.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rrahman Jasharaj nuk e përjashton grevën gjatë shtatorit

0

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se viti i ri shkollor nuk do të fillojë me greva, pavarësisht mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit, mirëpo s’e përjashton mundësinë për greva e protesta nga mesi i shtatorit.

Jasharaj ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, i cili do ta bëjë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, pas së cilave do të merret edhe vendimi për veprimet e mëtutjeshme sindikale.

“Ne nuk do të kemi grevë më 2 Shtator, por gjatë muajit shtator do të mbledhim Këshillin Drejtues, i cili është organi më i lartë dhe përfaqësues i të gjithë punonjësve në arsim, nga çerdhet deri në universitet. Ata do të bëjnë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, dhe nëse kërkesat që kanë mbështetje shumicën, ne do të veprojmë për to”, ka thënë Jasharaj./EkonomiaOnlie/

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët, temperatura deri në 33 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

Në njoftimin e këtij instituti thuhet se temperaturat maksimale do të arrijnë në 33 gradë Celsius.

“Të shtunen parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i verilindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restaurimi i shtëpisë historike të familjes Vetimi në Prizren drejt përfundimit

0

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka bërë me dije se restaurimi i shtëpisë së familjes Vetimi, një objekt i shekullit XIX që ndodhet në Qendrën Historike të Prizrenit, është drejt përfundimit.

Sipas tij, punimet po zhvillohen me fokus në ruajtjen e vlerave dhe origjinalitetit të ndërtesës, raporton PrizrenPress.

“Drejt përfundimit restaurimi i shtëpisë së familjes Vetimi, që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit. Në këtë aset që i takon shek. XIX-të, po zhvillohen ndërhyrje në hapësirat e brendshme dhe të jashtme, duke i ruajtur vlerat dhe origjinalitetin. Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit tonë”, shkroi Çeku, në llogarinë e tij në Facebook./PrizrenPress.com