Rrahman Jasharaj nuk e përjashton grevën gjatë shtatorit

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se viti i ri shkollor nuk do të fillojë me greva, pavarësisht mos përmbushjes së kërkesave të tyre nga Ministria e Arsimit, mirëpo s’e përjashton mundësinë për greva e protesta nga mesi i shtatorit.

Jasharaj ka thënë se gjatë muajit të ardhshëm do të mblidhet Këshilli Drejtues i SBAShK-ut, i cili do ta bëjë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, pas së cilave do të merret edhe vendimi për veprimet e mëtutjeshme sindikale.

“Ne nuk do të kemi grevë më 2 Shtator, por gjatë muajit shtator do të mbledhim Këshillin Drejtues, i cili është organi më i lartë dhe përfaqësues i të gjithë punonjësve në arsim, nga çerdhet deri në universitet. Ata do të bëjnë një vlerësim të situatës dhe të kërkesave, dhe nëse kërkesat që kanë mbështetje shumicën, ne do të veprojmë për to”, ka thënë Jasharaj./EkonomiaOnlie/

 

Marketing

 

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Lajmet e Fundit