11.1 C
Prizren
E premte, 15 Maj, 2026
Home Blog Page 938

Romeo Veshaj i propozon fejesë Heidi Bacit për ditëlindje

0

Heidi Baci ka festuar ditën e djeshme (e hënë) ditëlindjen.

Bukuroshja e njohur shqiptare me këtë rast mori një dedikim të ëmbël nga partneri i saj, Romeo Veshaj dhe jo vetëm.

Ai duket t’i ketë propozuar asaj, pasi është përmendur disa herë kjo gjë, në lidhje me raportin e tyre.

Në një intervistë të dhënë më parë, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 tha se po pret një propozim nga prezantuesi vlonja.

“Të dua”, ka qenë përshkrimi që i ka vënë postimit.

Ata po shijojnë romancën e tyre që pas mbarimit të Big Brother tejet shumë, meqë kjo nisi brenda shtëpisë së famshme.

Komuna e Prizrenit thërret nevojtarët që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor

0

Komuna e Prizrenit të martën i ka bërë thirrje familjeve nevojtare që të aplikojnë për furnizim me material ndërtimor për ndërtimin apo renovimin e shtëpive të tyre.

Ky projekt, sipas njoftimit të Komunës, ka për qëllim t’i mbështesë familjet në nevojë sociale, shtëpitë e të cilave janë të dëmtuara nga vjetërsia.

 

“Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit që të aplikojnë për projektin “Furnizim me material ndërtimor për ndërtimin/renovimin e shtëpive të rasteve skamnore dhe në vështirësi ekonomike” të cilin e realizon Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale”, thuhet në komunikatë.

Aty gjithashtu luten të gjithë të interesuarit që ta plotësojnë pyetësorin si dhe ti mbledhin dokumentet që vërtetojnë statusin e tyre të banimit.

“Pyetësori i plotësuar dhe dokumentacioni i nevojshëm duhet të dorëzohen në sportelet e administratës komunale prej 19.08.2024 deri më 20.09.2024. Ky projekt është një mundësi për të kontribuar së bashku për një jetë më të mirë të qytetarëve të Komunës së Prizrenit”, thuhet në njoftim.

Lidhur me kërkesat eventuale për informata shtesë palët janë udhëzuar që të kontaktojnë me Drejtorinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Prizrenit.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Malisheva nis debatet publike për buxhetin e vitit 2025

0

Komuna e Malishevës ka nisur sot procesin e debatit publik për hartimin e buxhetit për vitin 2025, me synimin për të rritur transparencën dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi i komunës, në takimin e parë të organizuar nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, drejtori Blerim Thaçi prezantoi qarkoren buxhetore, duke theksuar se “ajo ka arritur me një muaj vonesë nga ministria përkatëse.” Sipas qarkores së dytë buxhetore, buxheti i planifikuar për vitin e ardhshëm arrin në 21.576.545 euro, nga të cilat 6.063.143 euro janë paraparë për investime kapitale.

Gjatë takimit, kryetarët e Këshillave Lokal theksuan nevojat për përmirësime në infrastrukturë për shkak të “rritjes së numrit të shtëpive të banimit dhe kërkesave për ndërtimin e kanalizimeve, rrugëve, ndriçimit dhe çështjeve tjera të infrastrukturës.”

Drejtori Thaçi siguroi se “prezantimi dhe diskutimet për buxhetin do të vazhdojnë edhe me grupet e tjera të interesit,” për të garantuar që buxheti të reflektojë sa më mirë nevojat e qytetarëve të Malishevës./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Mbi 81 mijë prindërve iu dalin paratë për libra

0

Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se po vazhdon aplikimi për subvencionimin e teksteve shkollore në Platofrmën e-Kosova.

Sipas ministrisë, deri sot kanë aplikuar gjithsej 151 mijë e 80 prindër për subvencionim për tekste shkollore.

“Ndërkaq, lajm i mirë është se tashmë janë ekzekutuar 81.355 pagesat e para dhe po vazhdohet edhe me transfere tjera”, thuhet në njoftim.

Më tej, MAShTI tha se asnjë nxënës nuk do të mbetet pa tekste shkollore, sipas ministrisë, çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për përfitimin e mjeteve.

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

Zeka pasi mori çmimin ‘Ylli i javës’: Suhareka do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës

0

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, po vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e dytë i ka takuar futbollistit të FC Suharekës, Mevlan Zeka.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Milaim Humolli, Nail Kodraliu dhe Agim Xhakolli. Zeka e fitoi këtë çmim pasi realizoi dy gola, duke i siguruar fitoren e parë ekipit të tij debutues në Superligë, FC Suharekës, ndaj Dukagjinit (3-1).

“Së pari, falënderoj komisionin për vlerësimin si më i miri i javës. Kjo ishte një fitore historike për klubin e Suharekës, pasi është një skuadër e re që po merr pjesë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Duhet të kemi kujdes në çdo ndeshje, pasi Superliga është një nivel shumë më të lartë se Liga e Parë dhe kundërshtarët dinë të ndëshkojnë në çdo moment. Momenti i golit në minutën e 50-të ishte i duhuri dhe më pas e menaxhuam lojën mirë. Suhareka është një skuadër e organizuar mirë, edhe pse e re, brenda ka lojtarë me shumë përvojë dhe besoj se këtë vit do të arrijmë objektivat e klubit. Shpresoj që Suhareka edhe në të ardhmen do të bëjë bujë në futbollin e Kosovës”, ka thënë Zeka për faqen zyrtare të FFK-së.

Marketing

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

Gjithçka që duhet të dini për formatin e ri të Ligës së Kampionëve

0

Futbolli është gjithmonë në zhvillim dhe kompeticioni më prestigjioz i Evropës, Liga e Kampionëve nuk bën përjashtim nga ky zhvillim. Nga ky sezon, një format i ri do të jetë në lojë pasi UEFA miratoi ndryshimet në maj të vitit 2022. Është hera e parë që nga viti 1992 që gara elitare evropiane ka pësuar një ndryshim të tillë.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka thënë se kualifikimi do të “bazohet në meritat sportive”. Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve është vendosur aktualisht me 32 skuadra në tetë grupe me nga katër – me dy skuadrat e para nga ato grupe që kualifikohen për në 16-shen e fundit. Megjithatë, ky format do të zëvendësohet nga një tabelë e ligës ku 36 klube do të marrin pjesë në fazën e re të ligës – duke i dhënë shansin katër skuadrave të tjera për të konkurruar.

Klubet nuk do të luajnë më tre ekipe dy herë, por do të përballen me tetë skuadra të ndryshme me katër ndeshje në shtëpi dhe katër ndeshje jashtë. Për të përcaktuar ndeshjet, skuadrat do të renditen në katër vazo dhe secila skuadër do të hidhet në short për të luajtur me dy kundërshtarë nga secila prej këtyre vazove. Ata do të luajnë një ndeshje kundër një ekipi nga çdo vazo në shtëpi dhe një jashtë. Shorti për fazën e grupeve të këtij sezoni do të hidhet më 29 gusht në Forumin Grimaldi në Monako.

Skuadrat që përfundojnë në tetëshen e parë do të kualifikohen automatikisht në 16-shen e fundit, ndërsa ato që do të renditen nga e nënta deri në vendin e 24-të do të konkurrojnë në një “play-off” me eliminim me dy ndeshje. Kushdo që përfundon në vendin e 25-të ose më poshtë do të eliminohet dhe nuk do të hyjë në Ligë e Kampionë. Nga 16-ta e tutje, Liga e Kampionëve do të vazhdojë të ndjekë formatin e saj ekzistues me finalen e zhvilluar në një vend neutral.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Chiesa dhe Leao në shënjestrën e Barcelonës

0

Chiesa-Barcelona është një tratativë që mund të konkretizohet gjatë kësaj vere. Pas zërave të parë që mbërritën pak ditë më parë, gazeta spanjolle Sport konfirmoi ekzistencën e një negociate, e cila në orët e fundit foli për interesimin e klubit spanjoll për sulmuesin që tani po largohet nga Juventusi.

Një lajm që është konfirmuar në orët e fundit me agjentin e Chiesas, Fali Ramadani, i cili ka pasur kontakte me Barcelonën. Është ende e vështirë të kuptohet nëse dhe si do të zhvillohen negociatat, e sigurt është se klubi blaugrana është në kërkim të një anësori për të kompletuar sulmin.

Chiesa është jashtë projektit të Juventusit dhe tashmë klubi italian synon që ta shesë që të mos ta humbasë falas verën e ardhshme. Alternativa e anësorit të Juves për Barçën është sulmuesi portugez i Milanit, Leao, por duke pasur parasysh vështirësitë ekonomike të klubit blaugrana duket e vështirë që kjo të ndodhë, pasi Milani kërkon 90-100 milionë euro për të lënë të lirë portugezin.

Komuna e Prizrenit nuk do të parashtrojë ankesa për rastet e Kontratës Kolektive të Arsimit

0

Komuna e Prizrenit ka marrë vendim që për rastet që kanë të bëjnë me Kontratën Kolektive për Arsimin të mos ushtrojë ankesa, në mënyrë që të përshpejtohet bartja e mjeteve tek punëtorët e arsimit.

Këtë qëndrim, kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj e ka paraqitur në një takim me aktivistët e SBASHK-ut dhe drejtorët e shkollave, duke theksuar se vendimmarrja në fjalë bazohet në një shpjegim të Gjykatës Supreme lidhur me këtë çështje, raporton Telegrafi.

Fillimisht Totaj ka sqaruar se zbatimi i kësaj kontrate kolektive ka sjellë telashe për shkak të mos ndarjes së mjeteve nga niveli qendror, ani pse ajo ka qenë palë nënshkruese me SBASHK-un.

“Tani ne e kemi një shpjegim të Gjykatës Supreme dhe pas asaj çdo gjë ka qenë e qartë. Dhe meqë asnjë ankesë nuk ka qenë efektive dhe asnjë rast nuk është fituar, ne jemi konsultuar brenda Komunës, edhe me avokatë dhe kemi marrë komente se më e arsyeshme është mos me i bë ankesat, edhe me shkurtua procesin e transferimit të mjeteve te punëtorët e arsimit”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, ky është një lajm i rëndësishëm që do të lehtësoj punën e mësimdhënësve.

“Tani ata mjetet do ti marrin më shpejtë, por edhe për Komunën është e rëndësishme që një çështje të tillë me e mbyll në mënyrë më efektive”, është shprehur Totaj.

Udhëheqësi i SBASHK-ut në Prizren, Reshit Kushaj ka vlerësuar se ky është një lajm i mirë për mësimdhënësit para fillimit të vitit të ri shkollor, raporton Telegrafi.

“Urojmë që të nis zbatimi i drejtpërdrejtë”, ka thënë Kushaj, duke arsyetuar se një gjë e tillë është dashur të ndodh më herët, marrë parasysh se në këtë drejtim ka pas sfida që nga viti 2014 kur është nënshkruar Kontrata e parë kolektive.

“Gjithmonë ka qenë interesimi ynë që kjo punë mos të kalojë nëpër gjykata që mos të humbim aq shumë kohë”, ka shtuar Kushaj.

Mësimdhënësi Fadil Pervizaj e ka cilësuar këtë iniciativë si të qëlluar dhe ka shtruar pyetjen nëse ka bazë ligjore.

Kryetari Totaj ka theksuar se shpjegimi i Gjykatës Supreme ka përcaktuar këtë vendimmarrje.

“Në bazë të atij shpjegimi ne kemi marrë një vendim të tillë”, është shprehur ai.

Ndërsa drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj ka theksuar se Komuna e Prizrenit qëndron afër komunitetit të mësimdhënësve, në mënyrë që bashkë me komunitetin shkollor të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit.

Kontrata Kolektive e Arsimit përveç tjerash parasheh të drejtën e shtesës për përvojë në punë për të punësuarit në institucionet arsimore, kompensimin për ushqim gjatë punës, po ashtu shpërblimin jubilar në vitet jubilare të punësimit, sikurse edhe pagesë përcjellëse për mësimdhënësit që dalin në pension.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Bleu marihuanë në Shëngjin për ta shitur në Kosovë, por u arrestua në kufi – ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prizren

0

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Sh.G., i cili gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri Sh.G., më datë 02.07.2024, në ora 17:35 në Pikën e kalimit kufitar të Vërmicës, pa autorizim transporton substanca apo preparate, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, në atë mënyrë që pasi policia kufitare kishte ndaluar automjetin e markës “AUDI A8”, të cilin ishte duke e drejtuar vëllai i të pandehurit, A.G.

“Gjatë kontrollit të automjetit, saktësisht në ulësen e pasme të tij, policia ka gjetur një qese plastike me ngjyrë të verdhë me substancë narkotike të llojit ‘marihunë’, në peshë të përgjithshme prej 300 gramë (treqind gram), të cilën substancë e kishte blerë i pandehuri në Shëngjin të Republikës së Shqipërisë në shumën prej 500 euro me qëllim që të njëjtën ta vë në qarkullim për shitje brenda territorit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur për veprën penale për të cilën akuzohet të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

 

Marketing

 

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

 

Themelorja edhe në rivendosje konfirmon aktakuzën ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve

0

Gjykata Themelore në Prishtinë edhe në rivendosje ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës të ushtruara nga mbrojtja e të akuzuarve Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Jesmir Badallaj dhe Roland Susuri, duke konfirmuar kështu aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj tyre.

Në këtë rast, Kobra dhe të tjerët akuzohen për rastin e vrasjes së V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Refuzohen kërkesat për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës… të paraqitura nga av. Florent Latifaj mbrojtës i të pandehurit Dibran Hoxha, av.Jeton Rekathati, mbrojtës i të pandehurit Jesmir Badallaj, av.Sahadete Gashi, mbrojtëse e të pandehurit Roland Susuri, si të pabazuara”, “Në këtë çështje penale do të vazhdohet me procedim sipas kësaj aktakuze pasi që ky aktvendim të bëhet i plotfuqishëm”, thuhet në aktvendimin e Themelores të marrë më 5 gusht të këtij viti.

“Gjykata thekson se qëllimi i kundërshtimit të provave dhe kërkesës për hudhje të aktakuzës, të parashikuar nga KPP, është të eliminohen lëndët që vërtetë nuk kanë meritë dhe të mbrohen të pandehurit nga ekspozimi i pajustifikuar dhe potencialisht i gjatë në shqyrtimin giyqësor. Në kundërshtim me KPPK-në, sipas struktures ligjore te KPP-së, gykata nuk ka me të drejtë të vleresojë plotësisht aktakuzën dhe pranueshmërinë e provave duke vepruar sipas detyrës zyrtare“, thuhet në aktvendim të Gjykatës Themelore, të cilin e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, mbrojtësi i Hoxhajt, avokati Florent Latifaj në ankesë kishte pretenduar se deklaratat e dëshmitarëve dhe të dëmtuarve janë marrë në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe se aktakuza ndaj klientit të tij është bazuar në deklarimet e bashkë-të akuzuarve të marra në procedurë paraprake, që sipas mbrojtjes janë në kundërshtim me KPPRK-në. Andaj, Latifaj ka kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Edhe mbrojtësi i të akuzuarit Badallaj, avokati Rekathati përmes ankesës ka pretenduar se dëshmitë e të dëmtuarve Rutgen dhe Arben nuk konsistojnë më njëra-tjetrën, duke pas kundërthënie, andaj i njëjti ka kërkuar nga Themelorja që të shpallën si të papranueshme dhe të veçohen nga shkresat e lëndës, duke kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Kurse, mbrojtësja e të akuzuarit Susuri, avokatja Sahadete Gashi ka pretenduar se aktakuza nuk i plotëson elementet e domosdoshme, siç janë provat në të cilat duhet të mbështetet si dhe kundërshtoi cilësimin e veprimit inkriminues për të mbrojturin e saj. Sipas saj, aktakuza u ngrit në bazë të deklarimeve të bashkë-të pandehurve, veprim ky në kundërshtim me KPPRK-në. Në fund, Gashi ka kërkuar hudhjen poshtë të aktakuzës dhe të provave.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kujtojmë se Gjykata Themelore e Prishtinës përmes aktvendimit të 29 prillit 2024, kishte refuzuar kërkesën e mbrojtjes, duke e konfirmuar kështu aktakuzën ndaj të lartcekurve.

Por, duke mos u pajtuar me vendimin e Themelores mbrojtja ishte ankuar në Gjykatën e Apelit, ndërsa kjo e fundit rastin e kishte kthyer në rivendosje.

Ndryshe, në seancën fillestare më 7 mars 2024 Dibran Hoxhaj i njohur si “Kobra”, Roland Susuri, Arben Vezaj, Burim Mazreku dhe Jesmir Badalli ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për vrasjen e V.C më 3 janar 2023 në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 20 shkurt 2024, ka ngritur aktakuzë kundër Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe Roland Susurit, Arben Vezajt, Burim Mazrekut dhe Jesmir Badallit, për vrasjen e shtetasit të Shqipërisë në Prizren një vit më parë.

Në aktakuzën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, “Kobra”, akuzohet se më 3 janar 2023, në ora 4:10, në afërsi të lokalit të tij “Kobra City”, në magjistralen Prizren-Zhur, me dashje ka privuar nga jeta V.C, duke vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve R.T (Sh) dhe A.B.

Deri të rasti, sipas aktakuzës së Prokurorisë kishte ardhur pasi të dëmtuarit nuk ishin pajtuar me faturën e lartë në lokal, duke filluar kështu një zënkë me punëtorët e lokalit.

Pas zënkës, thuhet se viktima dhe të dëmtuarit, kishin hyrë në veturën “Mercedes”, me qëllim që të largoheshin nga lokali. Por, thuhet se tashmë i akuzuari Dibran Hoxhaj pasi ishte njoftuar për ngjarjen, në ato momente kishte arritur në lokal me veturën “Audi Q7”, pronë e dëshmitarit Enver Amrllahu. “Kobra”, thuhet se kishte hyrë në lokal, kishte marrë pistoletën dhe iu ka afruar veturës së të dëmtuarve.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Sipas aktakuzës, nga motive të ulëta, demonstrimi i forcës së paskrupullt dhe kërcënim për të gjithë ata që e kundërshtojnë në çfarëdo mënyre, ka hapur derën e vozitësit tani të dëmtuarit R.T (Sh) dhe ka shkrepur me armë dhe ka plagosur në kofshë të djathë të dëmtuarin T (Sh).

Ky i fundit, thuhet se kishte rritur shpejtësinë e veturës dhe kishte dalë në rrugë, por që i akuzuari “Kobra”, kishte shtënë me armë edhe katër herë tjera, duke goditur tashmë viktimën V.C në shpinë, pasi i njëjti ishte i ulur në ulëset e pasme të veturës.

Viktima V.C, të cilit plumbi i kishte shkaktuar gjakderdhje të brendshme, nuk kishte arritur t’i përballonte plagët ku edhe kishte ndërruar jetë gjatë rrugës për në Spitalin e Kukësit.

Më këtë, “Kobra”, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, nga neni 173, par.1, nënpar. 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së.

Ai po akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje nga neni 366, par.1 të KPRK-së, pasi thuhet se nga koha e pavërtetuar deri më 3 janar 2023, në lokalin e tij ka mbajtur në posedim një pistoletë gjysmë-automatike, me një karikator me kapacitet 13 fishekë, të cilin edhe e ka përdorur për të kryer veprën penale nga dispozitivi i parë si dhe një pistoletë tjetër me një karikator me 8 fishekë.

Tutje në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se Roland Susuri dhe Burim Mazreku në lokalin “Kobra City” pas ngjarjeve të ndodhura i fshehin provat, ku fillimisht Mazreku me kërkesë të Dibran Hoxhës fsheh pistoletën si dhe armën tjetër. Aktakuza thotë se arma është gjetur nga ana e policisë në afërsi të lokalit “Kobra City”, kurse Susuri kishte fshehur DVR e kamerave të sigurisë së lokalit në vend të paidentifikuar.

Me këto, veprime Susuri dhe Mazreku po ngarkohen për veprën penale “Manipulim me prova” nga neni 389, paragrafi 1 KPRK-së.

Kurse në dispozitivin e tretë të aktakuzës, Roland Susuri, Jesmir Badalli dhe Arben Vezaj me qëllim të frikësimit të të dëmtuarve R.T dhe A.B dhe tani të ndjerit V.C., ku si të dëmtuar refuzonin të paguanin faturën prej 400 euro, gjatë rrahjes të pandehurit Susuri dhe Badalli me rrokin armën, kurse shkopin e bejsbollit Vezaj.

Prandaj, për këto veprime Susuri, Badalli dhe Vezaj po ngarkohen për veprën penale “Pjesëmarrje në rrahje” nga neni 187, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 31 të KPRK-së.

Në dispozitivin e katërt të aktakuzës Roland Susuri dhe Jesmir Badallaj po ngarkohen për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së. /BetimipërDrejtësi

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve