19.8 C
Prizren
E enjte, 19 Shtator, 2024

Gjendja në Parkun Kombëtar “Sharri” raportohet të jetë më e qetë nga zjarret pyjore

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se situata lidhur me zjarret pyjore në Parkun Kombëtar “Sharri”, të hënën, duket më e qetë, ndonëse janë aktive edhe disa vatra të vogla zjarri. Gjithashtu është theksuar se dëmet nga zjarri pyjor janë të konsiderueshme në aspektin e ekosistemit.

Kjo agjenci ka bërë të ditur se nga data 5 gusht 2024, kur janë paraqitur zjarret e para e deri dje në mesditë, në Parkun Kombëtar “Sharri”, ka pasur vazhdimisht zjarre pyjore, dhe atë kryesisht në zonën e Oshlakut, Majën e Arnenit dhe në Zonën e Prevallës.

“Dëmet nga zjarri pyjor janë të konsiderueshme duke ditur vlerën natyrore që bartin këto ekosisteme të rralla të rrobullit”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë konfirmohet se situata duket më e qetë, ndonëse kërkohet kujdes i shtuar nga të gjithë vizitorët.

“Sot, situata duket më e qetë edhe pse ende janë aktive disa vatra të vogla zjarri. Andaj, AMMK/DAPK Sharri, bënë thirrje për vigjilence dhe kujdes të shtuar për të gjithë vizitorët që frekuentojnë territorin e PK “Sharri”. Megjithëkëtë, stafi i DAPK Sharri, do të vazhdojë të monitoroj gjendjen me qëllim të shuarjes së vatrave aktive të zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së tyre”, thuhet në njoftimin e AMMK-së.

Aty vlerësohet angazhimi i shtuar i stafit të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” përgjatë kësaj periudhe kohore, që sipas AMMK-së ka qenë përtej mundësive reale që mund të ofrojnë rojet e natyrës dhe stafi tjetër i Parkut Kombëtar në këto situata.

“AMMK/DAPK Sharri, po ashtu falënderon të gjitha institucionet dhe vullnetarët që kanë qenë të angazhuar në shuarjen dhe parandalimin e përhapjes së zjarreve”, përfundon njoftimi i AMMK-së.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Restoranti familjar “Sofra” shpall konkurs për vende të lira pune

Më Shumë

Vdes një 12-vjeçar nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës

Një 12-vjeçar ka vdekur sot nga fshati Tërpezë e Poshtme, komuna e Malishevës. Lajmi është bërë i ditur në faqen në Facebook të fshatit Tërpezë...

Pas mesnate gjuajtën me armë zjarri – policia arreston dy të dyshuar në Prizren, u gjen edhe armë në shtëpi

Gjuajtjet me armë zjarri janë bërë të shpeshta në vendin tonë, duke cenuar kështu sigurinë e qytetarëve. Një rast i tillë ka ndodh edhe natën...

Lajmet e Fundit