19.9 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 949

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren kërkon intervenime nga ajri për zjarret në Prevallë

0

Kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj ka reaguar për zjarret në Prevallë, duke theksuar se nevojitet intervenimi nga ajri dhe se kjo mundësi duhet të kërkohet nga KFOR-i dhe shtetet mike.

Sipas tij, Prevalla duhet të jetë alarm për të gjithë, pushtetin qendror, lokal dhe të gjitha institucionet tjera, pasi nuk është thjesht një mal apo një fushë, por një pasuri kombëtare e cila pret shumë të sëmurë dhe turistë.

“Alarmi duhet të jetë më i madh, kjo çështje nuk duhet të kalojë me kaq neglizhencë dhe flakët të lihen në mëshirën e fatit. Bizneset dhe banorët atje janë në panik serioze . Përballja e zjarrfikësve me ato mjete që kanë nuk është e mjaftueshme. Duhet intervenime nga ajri, dhe atë mundësi duhet ta kërkojnë nga KFOR-i dhe nga shtetet mike”, ka shkruar Selmanaj në rrjete sociale.

Në të njëjtën kohë deputeti Selmanaj ka shprehur qëndrimin se qëndron krah zjarrfikësve, të cilët sipas tij meritojnë përkrahje maksimale dhe mirënjohje.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vendimi i MAShTI-t për blerjen e librave, reagon SBAShK: Veprim i gabuar dhe i përsëritur

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës ka reaguar pas vendimit të Ministrisë së Arsimit që t’ua transferojë edhe sivjet paratë prindërve, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor.

Nga SBASHK e kanë quajtur këtë vendim të gabuar, derisa kanë thënë se Këshilli i Prindërve duhet ta thotë fjalën e vetë lidhur me “këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t”.

Ata thonë se nuk janë marrë parasysh kritikat e këshillat e tyre.

“U pa se MASHTI nuk ka dëgjuar kritikat e arsyeshme e as këshillat tona, të Këshillit të prindërve e as të palëve tjera dhe do ta përsërisë gabimin. Konsiderojmë se Këshilli i prindërve duhet ta thotë fjalën e vet lidhur me këtë veprim të gabuar e të përsëritur të MASHTI-t sepse ata janë zëri i prindërve të Kosovës, ndërsa ne do të vazhdojmë të jemi zë i anëtarësisë sonë në kërkim të dialogut dhe realizimit të kërkesave.

Zonja Nagavci duhet të merret me këto kërkesa, që në mënyrë të shkruar prapë ia kemi ripërsëritur dhe ia kemi dorëzuar zëvendësministrit Kelmendi në takimin me ftesën e tij. Për këshillat e saj se çfarë duhet të bëjë SBASHK nuk kemi nevojë se ne veprojmë bazuar në zërin dhe kërkesat e anëtarësisë. Të gjithë duhet ta arsyetojmë e respektojmë besimin e atyre që përfaqësojmë”, thuhet në reagim.

Ky është viti i dytë radhazi që Ministria e Arsimit do t’u ndajë mjete në llogaritë e tyre bankare prindërve që ata t’i blejnë vetë librat shkollore për fëmijët e tyre në shkollë fillore.

“Edhe sivjet, tekstet dhe mjetet mësimore do të ofrohen si në praktikën e vitit të kaluar duke subvencionuar prindërit”, tha Ministrja Arbërie Nagavci në një konferencë për media.

Ajo tha se prindërit mund të fillojnë të aplikojnë online qysh nga e mërkura e 14 gushtit në platformën E-Kosova për rimbursim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

‘Kohë e Prerë’ sjellë relacionet e Ukshin Hotit me figurat e shquara

0

Profesori Rexhep Hoti ka publikuar romanin historik e autobiografik “Kohë e Prerë”, i cili sjellë rrëfime me personalitete e figura të shquara të vendit.

Relacionet e Ukshin Hotit me Ismail Kadarenë,Ibrahim Rugovën, Mahmut Bakallin e Edi Shukriun, vijnë të përmbledhura në veprën e botuar nga shtëpia botuese “Toena”.

“Romani i Rexhep Hotit ‘Kohë e prerë’ është shkruar me kulturë dhe një fill, i cili përshkruan një nga formatet më të lartë të letërsisë. Tonet autobiografike janë një tjetër pasuri gjuhësore dhe historike e këtij romani. Rexhep Hoti i përket një brezi iluministësh, që i kanë dhënë aq shumë Kosovës e për të cilët Kosova do të ketë gjithmonë nevojë”, është shënimi i shkrimtarit tashmë të ndjerë, Ismail Kadare, në pasthënien e veprës.

Ndërkaq shkrimtarja tjetër, gruaja e kolosit, Helena Kadare, e ka cilësuar veprën si jetësues të figurës së Ukshin Hotit nëpërmjet letërsisë artistike.

“Duke lexuar romanin e Rexhepit do të endesha në një kronikë të shkruar plot kulturë e stil, me një poetikë të natyrshme për një prozator që vjen nga poezia, që të bënte të jetoje atë që është aq me vlerë në një vepër: kënaqësia e leximit dhe kodi i saj suprem. Duke e sjellë si një personazh letrar, ai i jep Ukshinit, me këtë libër, një tjetër jetë që është jeta që të jep letërsia artistike…”, ka shkruar Helena Kadare./rtk

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen studimet master në tri gjuhë

0

Programi i ri studimor në nivelin master për “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është akredituar nga institucionet përkatëse. Sipas drejtuesve të këtij Universiteti, kësisoj është pasuruar lista e programeve studimore.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka bërë të ditur se programi është akredituar për tri gjuhët, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, raporton Telegrafi.

“Listës së programeve studimore të Universitetit të Prizrenit, për herë të parë po i shtohet edhe një program i ri: Master në “Mësimdhënie dhe Kurrikulë”, i cili do të realizohet në kuadër të Fakultetit të Edukimit dhe do të implementohet në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe boshnjakisht”, është shprehur ai.

Ndërsa Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka vendosur për akreditimin e një programi të ri studimor të nivelit master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Programi studimor “Shkencat e Edukimit, profili Mësimdhënie dhe Kurrikulë, MA” është akredituar për tre vitet e ardhshme në mbledhje e KSHC të mbajtur më 12.08.2024, dhe do të pranohen 70 studentë në tri gjuhë: në shqip, boshnjakisht dhe turqisht. Akreditimi i këtij programi studimor është lajm i mirë për të diplomuarit dhe studentët e kësaj njësie akademike pasi që për herë të parë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen edhe studimet e nivelit master”, thuhet në njoftim.

‘Golf2’-shi përplaset me motoçikletën në Rogovë të Hasit

0

Një aksident trafiku  mes një motoçiklete dhe një veture Golf 2, ka ndodhur pak minuta më parë në Rogovë të Hasit, konkretisht në magjistralën Gjakovë-Prizren.

Nga pamjet të cilat i posedon Indeksonline, shihet se motori, i cili është aksidentuar, ka mbetur në mes të rrugës.

Policia tashmë ka dalë në vend të ngjarjes. Ndërsa nuk raportohet për të lënduar, si pasojë e këtij aksidenti./Indeksonline/

Zjarri i afrohet autostradës ‘Ibrahim Rugova’

0

Një zjarr është përhapur në afërsi të Suharekës, përgjatë autostradës “Ibrahim Rugova”.

Siç shihet në videon e mëposhtme zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të arave në këtë pjesë.

Zjarrfikësit nuk janë parë në shuarjen e këtij zjarri, raporton “Indeksonline”.
Nga ana tjetër, kohët e fundit pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë pyjet e Prevallës vazhdojnë të digjen pandërprerë.

MPB-ja del me njoftim për situatën e zjarreve në Prevallë

0

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), përkatësisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, ka njoftuar se njësitë e zjarrfikësve nga Prizreni, po ndihmohen nga ato të Gjakovës, Prishtinës e Ferizajt për fikjen e zjarrit në Prevallë.

Sipas njoftimit, nuk ka rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve.

Njoftimi i plotë i MPB-së:

Ministria e Punëve të Brendshme respektivisht Agjencia për Menaxhimin Emergjent, njofton të gjithë qytetarët se në situatën e krijuar nga zjarri në sipërfaqe të hapur në parkun nacional në Prevallë, aktualisht janë në operacione për fikjen e zjarrit nga toka përveç Njësisë së Zjarrëfikjes dhe Shpëtimit nga Prizreni , edhe njësitë e zjarrfikjes dhe Shpëtimit nga Gjakova, Prishtina dhe Ferizaj.

Gjithashtu MPB/AME ju njofton se rrezik për jetë dhe pasuri të banorëve në Prevallë nuk ka, deri sa përpjekjet për ta mbajtur nën kontroll dhe të lokalizuar zjarrin vazhdojnë nga kapacitetet e komunës së Prizrenit me Komunat në ndihmë.

Prezent në operacion në mbështetje janë edhe Policia e Kosovës, pjesëtarët nga parku nacional në Prevallë, Shërbimi Emergjent Mjekësorë nga Prizreni, etj.

Nga afër situata koordinohet nga zëvendësministri i MPB-së, z. Blerim Gashani, zëvendës drejtori i AME-së, z. Shefki Abdullahu me staf nga AME, në koordinim të vazhdueshëm me Qendrën Operative Emergjente 112.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Furnizimi me libra shkollor sërish me subvencionim të prindërve

0

Edhe sivjet nxënësit do të furnizohen me librat shkollor nëpërmjet subvencionimit të prindërve nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Kështu ka bërë të ditur ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila ka njoftuar se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën vlen shuma prej 80 euro. Ndërkaq nga klasa e gjashtë deri në të nëntën do të subvencionohen deri në 110 euro.

“Aplikimin për subvencionime prindërit mund ta bëjnë që nesër në E-Kosova, të gjithë prindërit që i kanë hapur vitin e kaluar llogaritë tani e kanë më lehtë. Nesër do të lansojmë një video për të treguar procedurat e aplikimit për subvencionim”, ka thënë Nagavci.

Ajo ka bërë të ditur se sivjet janë 218,696 nxënës nga klasa e parë deri në të pestën.

“Vitin e kaluar nga asnjë komunë nuk kemi pranuar shkresë formale me të dhëna që numri i caktuar i nxënësve nuk janë pajisur me tekste. Nëse sivjet ka raste të tilla, pres që komuna apo shkolla të na njoftojë me kohë, në mënyrë që asnjë nxënës mos të mbetet i pa pajisur me tekste. Ne kemi vazhduar me realizim të pagesave deri me 31 maj të këtij viti, për numër të konsideruar të prindërve, të cilët qoftë për shkak të ndryshimit të llogarive apo problemeve tjera teknike, nuk e kanë realizuar këtë të drejtë më herët”, ka qenë përgjigja e Nagavcit për pyetjet e gazetarëve gjatë konferencës, në rast të parregullsive të procesit./RTKlive

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj: Sot planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit në Prevallë

0

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pas takimit me Shtabin emergjent për shuarjen e zjarreve në Prevallë ka bërë të ditur se është njoftuar se situata në këtë zonë është nën kontroll. Sipas tij, gjatë ditës pritet intervenimi për lokalizimin e zjarreve.

Totaj ka njoftuar se në mëngjes ka zhvilluar takimin me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.

“Nga shtabi u njoftova se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tim vizituam sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, meqë bëhet fjalë për Parkun Kombëtar, obligime kanë edhe nivelet tjera të pushtetit, raporton Telegrafi.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim. Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale”, ka bërë të ditur Totaj.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.

“Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë”, ka përfunduar Totaj.

Zjarret në zonën e Prevallës janë aktive tash e disa ditë dhe institucionet kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për intervenim nga ajri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Musine Kokalari, intelektualja disidente që vdiq në internim

0

Më 13 gusht 1983 ka vdekur Musine Kokalari. Ajo lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adana, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj u kthye në Shqipëri dhe u vendos në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore.

Kreu shkollën e mesme pranë institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe më pas shkoi për studime në Universitetin e Romës në Fakultetin e Letërsisë dhe Filozofisë, në Itali, të cilin e mbaroi me rezultate të larta.

Ajo botoi librin e saj të parë “Siç më thotë nënua plakë” në vitin 1939 kur ishte ende studente. Në vitin 1943, së bashku dhe me një grup intelektualësh, formuan Partinë Socialdemokrate. Një vit më vonë, me përpjekjen e saj, doli numri i parë i gazetës “Zëri i Lirisë”.

Në vitin 1944, botoi librin e saj të dytë “Rreth vatrës”, ndërsa më 12 nëntor të po këtij viti u pushkatuan vëllezërit e saj, Muntaz e Vesim Kokalari. Katër ditë më vonë e arrestuan dhe Musinenë, të cilën e mbajtën 17 ditë në burg. Në janar të vitit 1945, u botua libri i tretë i Musine Kokalarit “Sa u tund jeta”. Më 23 janar të vitit 1946, ajo u arrestua për së dyti nga forcat e Mbrojtjes së Popullit dhe gjyqi e dënoi me 20 vjet heqje lirie.

Në vitin 1961 e nxorrën nga burgu dhe e internuan në Rrëshen. Në vitin 1981 u sëmur rëndë dhe pas dy vjetësh ndërroi jetë. Dhjetë vjet më vonë, në vitin 1993, Presidenti i Republikës i dha pas vdekjes medaljen “Martir i Demokracisë”.

Në vitin 1962, pasi kishte bërë 15 vite burg, një vendim i ri e dënonte me internim 5-vjeçar në rrethin e Mirditës. Kokalari i shkroi vetë Enver Hoxhës, me lutjen që të shqyrtohet internimi i saj, pasi siç shkruan, për veprimet e dikurshme ka paguar 15 vitet burg, kurse internimi tani duket i pakuptueshëm. Përveç kësaj, Kokalari i kërkon Hoxhës që t’i ktheheshin dorëshkrimet e saj folklorike që kishte mbledhur. Letra ruhet ne fondin e ish-Arkivit të Partisë në AQSH./atsh