12.8 C
Prizren
E shtunë, 14 Shtator, 2024

Totaj: Sot planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit në Prevallë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj pas takimit me Shtabin emergjent për shuarjen e zjarreve në Prevallë ka bërë të ditur se është njoftuar se situata në këtë zonë është nën kontroll. Sipas tij, gjatë ditës pritet intervenimi për lokalizimin e zjarreve.

Totaj ka njoftuar se në mëngjes ka zhvilluar takimin me shtabin emergjent të krijuar për gjendjen aktuale me zjarre të hapura në Prevallë.

“Nga shtabi u njoftova se situata është nën kontroll, nuk janë duke u djegur drunjtë e lartë, prandaj, rrjedhimisht rreziku është më i vogël. Gjithsesi, me ekipin tim vizituam sot këtë zonë për ta parë nga afër gjendjen e krijuar”, ka thënë Totaj.

Sipas tij, meqë bëhet fjalë për Parkun Kombëtar, obligime kanë edhe nivelet tjera të pushtetit, raporton Telegrafi.

“Meqenëse kemi të bëjmë me Park Nacional, nënkuptohet se edhe institucionet e nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar si KFOR-i, kanë obligime dhe shtabi është në koordinim të plotë me të gjithë akterët e autorizuar që po merren me këtë çështje, derisa gjendja po monitorohet dhe nuk pritet eskalim. Sot, planifikojmë intervenim dhe lokalizim të zjarrit për ta pasur nën kontroll dhe për t’i minimizuar pasojat eventuale”, ka bërë të ditur Totaj.

Në të njëjtën kohë ka shprehur mirënjohje për të gjithë pjesëtarët e institucioneve lokale dhe qendrore për kontributin e dhënë në menaxhimin e situatës së krijuar.

“Çfarëdo informacioni tjetër, nga kushdo që vjen, mund të jetë spekulim dhe si i tillë është pak i besueshëm. Do të ju mbajmë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet që mund të ndodhin ndërkohë”, ka përfunduar Totaj.

Zjarret në zonën e Prevallës janë aktive tash e disa ditë dhe institucionet kanë kërkuar edhe ndihmën e KFOR-it për intervenim nga ajri për shkak të terrenit të papërshtatshëm.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Hardh Fest mbyll edicionin jubilar me rekorde dhe rritje të turistëve të huaj

Të dielen u shënua nata e tretë dhe e fundit e festivalit të rrushit Hardh Fest. Me sloganin “Për kokërr t`qefit”, këtë vit u...

Totaj: Me ministrat e pamundur me kontaktu, vijnë në Prizren e nuk na vizitojnë në komunë

Nënkryetari i PDK-së dhe njëherësh kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, thotë se me ministrat e Qeverisë së Kosovës e kanë të vështirë të komunikojnë. Ai...

Lajmet e Fundit