Në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen studimet master në tri gjuhë

Programi i ri studimor në nivelin master për “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është akredituar nga institucionet përkatëse. Sipas drejtuesve të këtij Universiteti, kësisoj është pasuruar lista e programeve studimore.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka bërë të ditur se programi është akredituar për tri gjuhët, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, raporton Telegrafi.

“Listës së programeve studimore të Universitetit të Prizrenit, për herë të parë po i shtohet edhe një program i ri: Master në “Mësimdhënie dhe Kurrikulë”, i cili do të realizohet në kuadër të Fakultetit të Edukimit dhe do të implementohet në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe boshnjakisht”, është shprehur ai.

Ndërsa Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka vendosur për akreditimin e një programi të ri studimor të nivelit master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Programi studimor “Shkencat e Edukimit, profili Mësimdhënie dhe Kurrikulë, MA” është akredituar për tre vitet e ardhshme në mbledhje e KSHC të mbajtur më 12.08.2024, dhe do të pranohen 70 studentë në tri gjuhë: në shqip, boshnjakisht dhe turqisht. Akreditimi i këtij programi studimor është lajm i mirë për të diplomuarit dhe studentët e kësaj njësie akademike pasi që për herë të parë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen edhe studimet e nivelit master”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit