11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 967

Nderohet kontributi i Dr. Nrek Dulaj

0

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të premten, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Nrek Dulaj.

Akademia përkujtimore është organizuar nën kujdesin e drejtoreshës ekzekutive, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj. Në emër të drejtorisë ka folur dr. Hasan Arzuallxhiu, drejtor mjekësor, i cili e ka vlerësuar punën dhe profesionalizmin e dr. Nrek Dulaj.

“Vdekja e dr. Nrek Dulaj është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por tërë komunitetin mjekësor të regjionit të Prizrenit. Jeta është një rrugëtim të cilin e përfundojmë herët a vonë, por çdo njeri duhet ta ketë një cak dhe përkushtim ndaj tij, e dr. Nreka cakun e ka pasur përkushtimin ndaj pacientit. Puna, angazhimi dhe kontributri i dr. Nrekës duhet të shërbejë si udhërrëfyes për gjeneratat e reja mjekësore”, – tha dr. Hasan Arzoallxhiu, drejtor mjekësor.

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe persona duke studiuar

Dr. Shemsedin Shabollari, ka folur në emër të repartit të Internos, me vlerësimin se Dr. Nrek Dulaj ishte një profesionist dhe bashkëpunëtor i respektuar.

“Doktor Nrek Dulaj, pas kthimit nga Rijeka, fillon punën në kabinetin e gastroskopisë dhe kolonoskopisë. Aty punoi deri në ditët e fundit të jetës, me sukses e profesionalizëm të dalluar në diagnostifikimin e sëmundjeve dhe përkushtim e kujdes të jashtëzakonshëm ndaj pacientëve dhe personelit infermieror. Një kohë shumë të shkurtër, para se të diagnostifikohej me sëmundjen e pashërueshme, doktor Nreka kishte ëndrra për të vazhduar eduukimin për gastroskopi intervente, dhe tregoi vendosmëri dhe përgatitej edhe për një sfidë të re profesionale, me qëllim të dhënies së kontributit në trajtimin e pacientëve me gjakderdhje akute, Ai ishte ambicioz dhe me ambicie profesionale dhe njerëzore të pashterrshme, por që këto ambicie i pengoi sëmundja fatkeqe, të cilën sëmundje doktor Nreka e luftoi me durim dhe me guxim të njeriut luftarak dhe mjekut, i cili është i vetëdijshëm për karakterin dhe rezultatin e sëmundjes. Këtë fjalim po e përfundoj me një thënie latine: “ Vita brevis ars longa”, që në shqip do të thotë: “Jeta është e shkurtë, por veprat mbesin”,-tha ndër tjera dr. Shemsedin Shabollari, shef i repartit të Internos.

Në emër të familjes ka falënderuar, e motra, Ollga.

“Në emër të familjes ju falënderoj për organizimin e kësaj akademie përkujtimore, që tregon respektin për familjarin tonë dhe kolegun e juaj, doktor Nrekën”. Për ne si familje kujtimet tona për të do të jenë të pafund dhe do të mbeten gjithmonë burim frymëzimi për ne”, – pohoi motra, Ollga.

Doktor Nrek Dulaj ndërroi jetë më 29 korrik 2024 në moshën 61 vjeçare.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Dokufesti i 23-të nis sonte në Prizren

0

Sonte nis edicioni i 23-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër “DokuFest” në Prizren. Festivali, që do të zgjasë deri më 10 gusht, do të hapet me filmin klasik të Stanley Kubrickut, “Dr. Strangelove or: How I Learned to Stop Worrying and Love the Bomb.”

Këtë vit, festivali, tema e të cilit është ‘Rendi i Ri’, ka parë një numër rekord aplikimesh, me 3325 filma nga 119 vende, ndërsa vetëm 103 prej tyre do të shfaqen në këtë edicion. Ngjarja do të zhvillohet në 8 kinema të ndryshme në qytetin e Prizrenit, duke ofruar një platformë për artdashësit nga e gjithë bota për të eksploruar temat aktuale të filmit dokumentar dhe të shkurtër.

Festivali do të mbyllet më 10 gusht me filmin shqiptar “Rrugës” të Samir Karahodës.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kryetari Latifi fton të merrni pjesë në festivalin “FardiFest” (video)

0

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në aktivitetin për nder të muajit të mërgimtarëve “FardiFest”, një festival interaktiv plot aktivitete për të gjithë.

“Përjetoni traditën dhe argëtimin me lojëra tradicionale, me muzikë të gjallë, dhe me përgatitjen e ushqimeve tradicionale. ‘FardiFest’ mbahet sot, më 2 gusht 2024, duke filluar nga ora 18:00, te kompleksi përkujtimor në Gradish (Xërxë). Ju presim për një natë të mbushur me: – Vizatime me motive tradicionale; – Lojëra tradicionale; – Ushqime tradicionale; – Artizanate unike të rajonit, dhe – Koncert kulturoro-artistik”, ka shkruar kryetari Latifi në “Facebook”.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjuajti me armë në një gazmend familjar, policia e arreston të dyshuarin në Peqan

0

Drejtoria rajonale e Policisë në Prizren, Stacioni Policor Suharekë më 1 gusht rreth orës 17:28 ka pranuar një informatë se në fshatin Peqan të Suharekës, në një gazmend familjar ka gjuajtje me armë zjarri.

Patrulla menjëherë iu ka përgjigjur rastit, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka lokalizuar të dyshuarin I.B (viti i lindjes 1959), mashkull, kosovar shqiptar, të njëjtit i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë provave materiale një armë: Një pistoletë Arex Delta cal. 9X19 dhe një karikator.

I dyshuari shoqërohet në stacionin policor dhe pas përfundimit të procedurave ligjore me urdhër të prokurorit ndalohet për 48 orë.

Ndaj tij iniciohet rast “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këto raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!

Diplomojnë 448 policë të rinj

0

Sot në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 60 të Policisë së Republikës së Kosovës, ku diplomuan 448 policë të rinj.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që diplomuan dhe eprorë të Policisë së Kosovës.Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se polica po shton dhe forcon radhët e saj duke qenë në nivelin më të lartë të detyrës për sundimin e ligjit dhe ruajtjen e sovranitetit e integritetit të vendit.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla tha se policia e vendit tonë me profesionalizmin e tyre kanë arritur ta ngritin këtë institucion si më të besueshmin për qytetarët e Kosovës.

May be an image of 3 people and text

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot mbahet FARDI Fest në Gradish: Njihuni me kulturën e Anadrinisë

0

Sot, në Kompleksin Memorial në Gradish (Xërxë) të Rahovecit, do të mbahet festivali FARDI Fest, një ngjarje që ofron një mundësi të shkëlqyer për të eksploruar kulturën tradicionale të Anadrinisë. Aktivitetet do të fillojnë në orën 18:00 dhe do të përfundojnë në orën 23:00, raporton PrizrenPress.

Në këtë festival, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë: Vizatime me motive tradicionale, lojëra tradicionale, ushqime tradicionale, artizanate unike të zonës, një koncert kulturo-artistik me muzikë dhe performanca që shpërfaqin kulturën dhe traditat lokale.

Ky event ofron një mundësi të shkëlqyer për të zbuluar dhe përjetuar pasuritë kulturore të Anadrinisë dhe është i hapur për të gjithë interesuarit./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Një grua në Prizren sulmon fizikisht burrin e saj

0

Një grua kosovare është arrestuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Prizren pas një mosmarrëveshjeje që përfundoi me sulm fizik ndaj bashkëshortit të saj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi pas një konflikti mes çiftit, ku gruaja e sulmoi fizikisht burrin e saj. Pas arrestimit, e dyshuara është intervistuar nga autoritetet dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Prizren  01.08.2024-01:00. Është  arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Digjen 40 hektarë hamullore, djerrina e vreshta në Ratkoc të Rahovecit

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se njësitet policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta.

Rasti ka ndodhur të enjten në Ratkoc të Rahovecit.

“Raportohet se njësitë policore gjatë patrullimit kanë vërejtur një zjarr fushor ku ishin djegur rreth 40 hektar hamullore, djerrina dhe vreshta. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante, ndërsa ekipi zjarrfikës ka lokalizuar zjarrin”, thuhet në raport.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërmicë: Ia ofroi 20 euro ryshfet policit, arrestohet

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi i njëjti i ka ofruar 20 euro ryshfet zyrtarit policor.

Rasti ka ndodhur në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve i ka ofruar 20 euro zyrtarit policor”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

0

Ministri i MBPZhR, Faton Peci ka njoftuar se në këtë mënyrë formalizohet bashkëpunimi i kësaj ministrie me Universitetin në Prizren, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, raporton Telegrafi.

“Ky Memorandum do të përfshijë fushat e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve për të përmirësuar arsimin, kërkimin dhe zbatimin praktik në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe të rritjes së bashkëpunimit në fushën e pylltarisë”, ka bërë të ditur Peci.

Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka njoftuar se kjo marrëveshje ka disa objektiva të përbashkëta që sjellin dobi për studentët, por edhe për pylltarinë e bujqësinë e vendit.

“Qasje dhe shfrytëzim në laboratorët që operojnë nën ombrellën e MBPZHR-së; Ndarja dhe dhënie në shfrytëzim e parcelës së tokës në pronësi të MBPZHR-së për nevojat e Universitetit të Prizrenit; Angazhimi i studentëve në punë praktike në të gjitha resorët e MBPZHR-së; Hapja e programeve të reja studimore që adresojnë sfidat aktuale në sektorin e bujqësisë; Përfshirja në iniciativa dhe projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore e të dy institucioneve, janë vetëm disa nga objektivat e përbashkëta që dalin nga marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet MBPZHR-së dhe UUHP-së”, ka bërë të ditur Alishani.

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është themeluar vite më parë bazuar në nevojën për të përgatitur specialistë për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore.