21.1 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren dhe MBPZHR-ja dakordohen për avancimin e dijes në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve

Ministri i MBPZhR, Faton Peci ka njoftuar se në këtë mënyrë formalizohet bashkëpunimi i kësaj ministrie me Universitetin në Prizren, përkatësisht Fakultetin e Shkencave të Jetës dhe Mjedisit, programi Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit, raporton Telegrafi.

“Ky Memorandum do të përfshijë fushat e aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të bashkëpunimit midis dy institucioneve për të përmirësuar arsimin, kërkimin dhe zbatimin praktik në menaxhimin dhe mbrojtjen e pyjeve dhe të rritjes së bashkëpunimit në fushën e pylltarisë”, ka bërë të ditur Peci.

Ndërkaq rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka njoftuar se kjo marrëveshje ka disa objektiva të përbashkëta që sjellin dobi për studentët, por edhe për pylltarinë e bujqësinë e vendit.

“Qasje dhe shfrytëzim në laboratorët që operojnë nën ombrellën e MBPZHR-së; Ndarja dhe dhënie në shfrytëzim e parcelës së tokës në pronësi të MBPZHR-së për nevojat e Universitetit të Prizrenit; Angazhimi i studentëve në punë praktike në të gjitha resorët e MBPZHR-së; Hapja e programeve të reja studimore që adresojnë sfidat aktuale në sektorin e bujqësisë; Përfshirja në iniciativa dhe projekte të përbashkëta kërkimore-shkencore e të dy institucioneve, janë vetëm disa nga objektivat e përbashkëta që dalin nga marrëveshja e sapo nënshkruar ndërmjet MBPZHR-së dhe UUHP-së”, ka bërë të ditur Alishani.

Fakulteti i Shkencave të Jetës dhe Mjedisit në kuadër të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren është themeluar vite më parë bazuar në nevojën për të përgatitur specialistë për mbrojtjen dhe menaxhimin e burimeve natyrore.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë


https://prizrenpress.com/128754321689087654-2/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Gjonaj, aksion për dhurim vullnetar të gjakut në kuadër të Javës së Dëshmorëve të Hasit

Me rastin e “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, në organizim të rinisë hasjane dhe në bashkëpunim me degën e OVL-së së UÇK-së, për të...

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit