12.4 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026
Home Blog Page 972

Zjarret shqetësojnë banorët e Kijevës së Malishevës

0
Vapa e madhe por edhe pakujdesia e njerëzve ka bërë që në shumë vende të Kosovës të ketë vatra të zjarrit nëpër fusha.

Një të tillë pati sot edhe në fshati Kijevë të Malishevës, ku banorët janë ndjerë të rrezikuar shkaku i flakëve, mirëpo falë intervenimit të zjarrfikësve ato u shuan.

Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shqipron Shala, këto zjarre janë të qëllimshme.

Derisa sipas zjarrfikësve, dita e marte ishte një “ditë lufte me zjarrin”.

Ata i thanë Klanit se sot kanë intervenuar në 12 lokacione./ Klankosova.tv

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria e huazon portierin Arion Ymeri

0

FC Liria ka bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje me FC Suhareka për huazimin e portierit Arion Ymeri, për sezonin 2024/25.

Arioni, i gjatë 190 cm, njihet për pritjet e tij dhe performancat e mira në klubet e mëparshme. Ai është një portier i shkëlqyer dhe pritet të sjellë një përforcim të madh në portën tonë. Ai tashmë i është bashkuar klubit në kampin stërvitor në Strugë.

Ndër vite, Arioni ka djersitur fanelat e shumë klubeve të Kosovës si Drenica, Trepça 89, Gjilani dhe së fundi tek FC Suhareka.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Delegacioni i TIKA-s viziton Spitalin e Prizrenit për forcimin e bashkëpunimit

0

Drejtoresha Ekzekutive e Spitalit të Prizrenit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues të spitalit, ka pritur një delegacion nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Gjatë këtij takimi, ajo ka paraqitur delegacionit të TIKA-s arritjet dhe punën e spitalit, si dhe ka ndarë planet e ardhshme për zhvillimin e mëtejshëm të tij.

“Delegacioni është njoftuar me punët dhe të arriturat e spitalit, si dhe planet për të ardhmen”, tha ajo.

Delegacioni ka pasur mundësinë të vizitojë disa nga hapësirat e spitalit për të thelluar njohuritë mbi nevojat dhe mundësitë e bashkëpunimit.

Kjo vizitë është një hap për të eksploruar mundësitë e ofrimit të ndihmave dhe mbështetjes për Spitalin e Prizrenit.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe Enis Kervan, deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili kontribuoi në bisedimet për forcimin e lidhjeve dhe bashkëpunimit ndërmjet Spitalit të Prizrenit dhe TIKA-s.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

U hodh shorti për edicionin e ri në Ligën e Parë

0

Sot, në selinë e FFK-së, në praninë e Komisionit të Garave dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues 2024/25 në Raiffeisen Liga e Parë e Kosovës në futboll.

Në emër të FFK-së, të pranishmit i ka përshëndetur kryetari i KG-së, Abdyl Bellopoja, i cili ka uruar klubet për një organizim sa më të mirë dhe mbarëvajtje të garave në edicionin e ri.

Në bazë të shortit të tërhequr, në javën e parë do të ballafaqohen:

Grupi A:

Liria – Trepça

Rahoveci – Rilindja

Trepça ’89 – Istogu

Mitrovica – Vëllaznimi

Drenica – Besa Peja

Grupi B:

Ramiz Sadiku – Vushtrria

Prishtina e Re – 2 Korriku

Fushë Kosova – Dinamo

Vjosa – Flamurtari

KEK-u – Kika

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike

0

(E plotësuar) – Xhudistja Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë pas ndeshjeve në repesazh.

Fazliu ka mposhtur kundërshtaren kroate Katarina Kristo në ‘golden score’, pasi nuk mjaftuan minutat e rregullt.

Që të dyja morën nga të dy vërejtje, teksa Fazliu me vendim të përbashkët u shpall fituese.

Kjo është medalja e parë për Laura Fazliun, e dyta për Kosovën në Paris 2024.

Ndeshja ishte e vlefshme në peshat 63 kilogramë.

Laura Fszliu një fitore larg të bronztës olimpike

Laura Fazliu shënoi fitore ndaj kanadezes Bauchemin Pinard.

Xhudistja jonë është një fitore larg medaljes së bronztë.

Laura Fazliu lufton për medaljen e bronztë

Laura Fazliu vazhdon garën për medaljen e bronztë përmes repesazhit.

Xhudistja jonë, pësoi humbje nga kampionia olimpike, Clarisse Agbegnou, në çerekfinale.

Luftërat e ardhshme prej orës 16:00.

Nisje e mbarë e Laurës

Laura Fazliu e nisi mbarë debutimin në LO Paris 2024.

Xhudistja jonë shënoi fitore në raundin e dytë, pasi në të parin ishte kualifikuar pa luftë.

I urojmë fat edhe në çerekfinale.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

IKSHPK-ja me këshilla për kujdes nga kafshimi i gjarprit

0

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë katër lloje të gjarpërinjve, e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Sipas IKSHPK-së, shumica e gjarpërinjve nuk janë të rrezikshëm për njerëzit. “Vetëm rreth 15% e gjarpërinjve në mbarë botën mund të injektojnë helm kur kafshojnë. Këta gjarpërinj quhen helmues. Megjithatë, kafshimet e gjarpërinjve mund të shkaktojnë lëndime serioze dhe ndonjëherë vdekje. Në Kosovë deri tani është e ditur se jetojnë 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka). Nëse ju kafshon një gjarpër helmues, telefononi menjëherë në numrin 194, familjarët ose të afërmit tuaj, sidomos nëse zona e kafshuar nga gjarpri ndryshon ngjyrën, fryhet ose është e dhimbshme”, ka njoftuar IKSHPK-ja, duke njoftuar edhe për simptomat.

“Shumica e kafshimeve të gjarpërinjve ndodhin në krahë, kyçe ose duar. Simptomat tipike të një kafshimi jo helmues janë dhimbja, lëndimi dhe gërvishtjet në vendin e kafshimit. Pas një kafshimi helmues, gjarpri zakonisht ka dhimbje serioze dhe ndjeshmëri në vendin e kafshimit. Kjo mund të përkeqësohet në ënjtje dhe mavijosje”, ka njoftuar IKSHPK-ja.

“Simptoma të tjera: Të përziera, frymëmarrje e vështirësuar dhe ndjenja e dobësisë, si dhe një shije e çuditshme në gojë. Ndonjëherë, një gjarpër helmues mund të kafshojë pa injektuar helm. Kjo quhet pickim i thatë”, theksohet në njoftimin e IKSHPK-së.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Arrestohet një burrë në Malishevë, dyshohet se sulmoi fizikisht gruan dhe vajzën e tij

0

Një burrë është arrestuar në Malishevë, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht dy viktimat femra kosovare, bashkëshorten dhe vajzën e tij”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Policia njoftoi se viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndërron jetë mjeku i Spitalit të Prizrenit, Nrek Bibë Dulaj

0

Mjeku i Spitalit të Prizrenit, Nrek Bibë Dulaj, ka ndërruar jetë pas një sëmundjeje të rëndë.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e tij dhe ka trishtuar thellë komunitetin mjekësor dhe qytetarët e Prizrenit.

Ai  ishte një profesionist i përkushtuar dhe një figurë e respektuar në fushën e mjekësisë, i njohur për përkushtimin e tij ndaj pacientëve dhe për kontributin e tij të çmuar në shëndetësi.

Dr. Nrek Dulaj lindi më 20.12.1962. Më 22.09.1994 diplomon në fakultetin e mjekësisë në Prishtinë. Pas diplomimit në mjekësi të përgjithshme, angazhohet në Shoqatën Humanitare Bëmirëse të Kosovës ”Nëna Tereze”, dega në Prizren.

Nga data 02.11.1995 deri më 28.12.1996 punonte në ambulancën nr.2 në Ortakoll, ndërsa nga data 06.01.1997 deri më 30.09.1998 në ambulancën nr. 5 në Breg të Drinit.

Pas luftës, në vitin 1999 punësohet në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Në janar të vitit 2000 fillon specializimin për Mjekësi Interne në Prishtinë, të cilin e përfundon në korrik të vitit 2004, dhe rikthehet në Spitalin e Përgjithshëm “Prim.Dr. Daut Mustafa”në Prizren në cilësi të mjekut specialist në fushën e internos.

Në vitin 2005, nga Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren dërgohet në Zagreb, për aftësimin profesional në fushën e gastroenterologjisë, për t’u ritkthyer në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren ku punoi deri në momentet e fundit të jetës.

Dr. Nrek Dulaj ishte i përkushtuar në punë. Ai me ndershmëri dhe përgjegjësi kreu detyrat dhe obligimet e punës, duke qenë në shërbim të pacientëve, sepse me kohë e kishte kuptuar se të jesh në shërbim të popullit tënd dhe gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe shërbime shëndetësore është detyrë profesionale dhe humane.

Menaxhmenti dhe gjithë punonjësit e spitalit shprehin ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët dhe miqtë e dr. Nrek Dulajt.

Kujtimi për punën, kontributin dhe shembëlltyrën e Dr. Nrek Dulaj do të jetë i përhershëm!

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Notari Adell Shaboviq eliminohet nga Olimpiada

0

(E plotësuar) – Notari ynë, Adell Shaboviq, garoi sot në Lojërat Olimpike Paris 2024, disiplina e 100 metrave stil i lirë.

Adelli përfundoi me kohë 51.77 sekonda, duke dalë i dyti në baterinë e tij, por pa mundur të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në përgjithësi, u rendit i 58-ti nga 79 garues, duke lënë prapa 21 notarë. Koha e tij e sotme është rekord shtetëror.

Notari që përfaqëson Kosovën në Lojërat Olimpike Paris 2024, Adell Shaboviq e ka mbyllur garën në vendin e dytë.

Shaboviq garoi në garën 100 metra stil i lirë, ndërsa sigurojë kalimin në raundin tjetër.

Koha e tij e regjistruar ishte 51.77 sekonda.