10 C
Prizren
E premte, 7 Mars, 2025

Rahovec: Banorët votojnë për projektin inovativ të turizmit me simbolet e rrushit në formë të obeliskut

Në kuadër të takimeve për buxhetim me pjesëmarrje, banorët e lagjeve të qytetit të Rahovecit kanë votuar për një projekt të ri që do të financohet nga Komuna në vitin 2025. Me shumicë votash, është zgjedhur “Projekti Inovativ i Turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut”, që do të financohet me deri në 30 mijë euro, përcjell PrizrenPress.

Komuna ka bërë me dije se ky projekt u përzgjodh nga pesë ide të propozuara në një takim të mbajtur më 30 korrik 2024 në parkun e qytetit, ku përfshiheshin: Ndriçimi publik prapa KEDS-it; Rregullimi i kopshtit të Sh.M.L “Xhelal Hajda – Toni”; Projekti inovativ i turizmit në hyrje – daljet e Rahovecit, me simbolet e rrushit në formë të obeliskut; Projekti turistik “Rahoveci në miniaturë” – vepër arti; Projekti “Klasa verore” në njërën prej shkollave të Rahovecit.

Kjo iniciativë, mbështetur nga USAID Kontrata Sociale, shënon një shembull të qartë të qeverisjes me pjesëmarrje, duke përfshirë qytetarët në vendimmarrjen për zhvillimin e komunitetit të tyre./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Suhareka nderon dëshmorët me homazhe në kuadër të Epopesë së UÇK-së

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së janë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Suharekë. Sipas njoftimit të Komunës së Suharekës, kryetari Bali...

Arrestohet personi i kërkuar në Suharekë, dërgohet në vuajtje të dënimit prej tre vitesh burgim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtarët policorë nga Stacioni Policor në Suharekë, në kuadër të implementimit të planit operativ për ekzekutimin...

Lajmet e Fundit