Home Blog Page 978

Ballkani dhe Drita zbresin në fushë për ndeshjet e para të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës

0

Ballkani dhe Drita do të zbresin në fushë ditën e sotme për të zhvilluar ndeshjet evropiane.

Dy skuadrat kosovare janë në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës dhe qëllimi është të shkojnë në ‘Play-Off’.

Të parët që do të zbresin në fushë janë futbollistët e Dritës, ku me fillim nga ora 17:00 do të takohen me Audan në Letoni.

Gjilanasit synojnë që të marrin një rezultat pozitiv nga përballja e parë në mënyrë që të bëjnë një hap para për të kaluar në ‘Play-Off’.

Ndërkohë Ballkani në ndeshjen e parë do të luaj para tifozëve vendas ku përballë do ta ketë skuadrën irlandeze Larne.

Kampioni në fuqi i Kosovës kërkon fitore në ndeshjen e parë në mënyrë që të jetë në përparësi para duelit të kthimit.

Sfida mes Ballkanit dhe Larnes zhvillohet me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë. /Telegrafi/

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot me diell dhe vranësira, pasdite rrebeshe shiu

0

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Sipas Meteo Kosova, pasdite dhe mbrëmje mund të ketë rrebeshe shiu.

“Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.”

Njoftimi i plotë:

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku pritet gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes të ketë rrebeshe të izoluara, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Gjasa më shumë për të reshura do të jenë drejt Rrafshit të Dukagjinit, e sidomos në pjesën perëndimore.

Era do fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 34°C.

Kurti në “Dokufest”, merr pjesë në rrjetëzimin me bashkëproduksione franceze

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në drekën e shtruar në kuadër të Festivalit të filmit të shkurtër dhe dokunentar “DokuFest”.

Aty u bë njoftimi mbi marrëveshjen për bashkëproduksion ndërmjet Kosovës dhe Francës për filmin dokumentar “Adelina” nga Aurela Berila.

“Kryeministri Kurti u shpreh i kënaqur që ky takim e rrjetëzim i ka bërë sot bashkë në Prizren, me pjesëmarrës në garat kombëtare dhe ballkanike, si dhe përfaqësues të industrisë së filmit nga rajoni, duke përfshirë programues, producentë dhe shpërndarës të festivaleve. Ai e vlerësoi lart rëndësinë kulturore që festivali DokuFest ka për vendin dhe veçoi bashkëpunimin e mirë ndërmjet Kosovës dhe Francës në fushën e kinematografisë, për çka falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe ambasadën franceze në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Duke filluar nga ky vit, DokuFest do të jetë partner i platformës Euro Connection si korrespondent për Kosovën.

Kjo platformë është platforma kryesore në Festivalin Clermont-Ferrand për bashkëprodhimet e filmave të shkurtër.

“Nga ky vit, DokuFest do të organizojë thirrje për projekte nga Kosova që do të prezantohen në platformë, me synim nxitjen e partneriteteve për bashkëprodhime të filmave të shkurtër ndërmjet kompanive evropiane dhe ndërkombëtare të prodhimit”, thuhet në njoftim.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Liria mbyll fazën përgatitore, gati për kampionat

0

Skuadra që ra nga Superliga në stinorin e kaluar, Liria, ka bërë të ditur dje se ka mbyllur fazën përgatitore për edicionin e ri të garave. Liria, që ishte pjesë e Superligës në stinorin e kaluar dhe përfundoi në vend të fundit duke rënë direkt në Ligë të Parë përsëri, kësaj radhe tenton rikthimin e menjëhershëm në elitë.

Pasi që ndanë rrugët me Erdogan Brandon dhe siguruan shërbimet e Granit Begollit si trajner të ri të ekipit të parë, ekipi prizrenas kaloi fazën përgatitore në Strugë të Maqedonisë së Veriut, mes së cilash edhe barazuan në një miqësore me Voskla Sportin, 1-1, ku për bardhezinjtë shënoi përforcimi i ri i ekipit, futbollisti me përvojë Fiton Hajdari.

Pas fazës përgatitore në Strugë, Liria kthehet në Prizren ku do të bëhet gati përfundimisht për edicionin 2024/25 të Ligës së Parë – Grupi A. Ky do të jetë edhe edicioni i fundit garues me dy grupe në Ligën e Parë, ndërsa prej stinorit 2025/26 Liga e Parë do të jetë e bashkuar.

Përndryshe, Liria do t’ia nis stinorit më 17-18 gusht në “Përparim Thaçi” si vendas, ndërsa do të ketë punë me Trepçën shumë të konsoliduar në derbi të Grupit A të Ligës së Parë dhe ky duel pritet të tërheq mjaft simpatizantë edhe në publik.

Liria ka kryer një numër të madh të përforcimeve për këtë stinor, ndërsa ka siguruar shërbime testuese edhe të gjashtë të huajve, që vinë nga Afrika. Bashkë me bazën vendore të ekipit si dhe përforcimet me përvojë si Fiton Hajdari, Visar Berisha dhe të tjerë, do të synojnë së paku dy vendet e para në atë që është stinori i fundit i Ligave të Para të ndara. Prej edicionit 2025/26 Liga e Parë do të përbëhet nga 18 ekipe, e përbashkët, jo si deri tash, me Grupin A dhe B.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prizreni e transferon Burim Zekiqin

0

Burim Zekiqi është zyrtarisht lojtar i Proton Cable Prizrenit.

Skuadra bardhezi ka njoftuar sot për marrëveshje me lojtarin mitrovicas i cili deri tani ishte pjesë e Vëllaznimit.

”Burim Zekiqi i bashkohet KB Proton Cable Prizrenit për sezonin 2024/25. Burim Zekiqi është lojtari i ri që i bashkohet ekipit. Zekiqi ka luajtur për KB Trepçën, Pejën dhe së fundi për Vëllaznimin. Basketbollisti nga Mitrovica, i gjatë 200cm, armën e tij të fortë e ka gjuajtjen për tri pikë e i cili me përvojën dhe aftësitë e tij, pritet të jetë një përforcim i shumë vlefshëm për ekipin”, shkruan njoftimi i klubit të Prizrenit. 

Zekiqi në të kaluarën ka luajtur edhe te Trepça e Peja, derisa në dy edicionet e fundit është paraqitur me gjakovarët.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Kurti merr pjesë në Shkollën Verore të Universitetit të Prizrenit

0
Kryeministri Albin Kurti ka marrë pjesë në një bashkëbisedim me studentët e Shkollës Verore Ndërkombëtare në Universitetin e Prizrenit, ngjarje që po përfshin studentë nga 45 vende të botës me temën Zbulimi i Diversitetit: Dija Nuk Njeh Kufij”.

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti tha se studentët e profesorët janë pasqyra e një vendi të cilët shfaqin si duken vendet, kontinentet, dhe e ardhmja e tyre. Ai i njoftoi ata se në pothuajse tre vite e gjysmë qeverisje, arsimi i lartë është bërë pa pagesë.

“Një gjë që në të cilën është fokusuar qeveria, përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, janë bursat veçoi kryeministri. Ai tha se nuk ka investim më të mirë që kemi bërë sesa bursa për studentët – sidomos për gratë dhe vajzat që studiojnë në STEM – Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, për çka kryeministri theksoi faktin se 50% e studentëve në universitetet e Kosovës në fushat STEM janë gra, derisa mesatarja e BE-së është 17%”, njofton zyra e kryeministrisë.

Ai ka përmendur edhe ndryshimet e reja në vend si udhëtimi pa viza në zonën Schengen, indikatorët ekononomikë, socialë dhe demokratikë, si dhe sukseset e fundit në Lojërat Olimpike Paris 2024, ku fituam dy medalje.

“Tutje përmendi faktin se vendi ynë dallohet për diversitetin fetar, kulturor dhe etnik. Ai shtoi se me krenari kemi dhe zbatojmë një nga Kushtetutat me mbrojtjen më të lartë të të drejtave të minoriteteve, që ndër tjerash, përfshin 10 vende të rezervuara nga 120 për minoritetet. Studentëve kryeministri iu foli edhe për diasporën, duke e quajtur të rëndësishme dhe aktive, ku tashmë ata po kërkojnë mënyra të reja për të investuar dhe kontribuar në vendin tone”, vazhdon njoftimi.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Instalimi i kamerave të sigurisë në Prizren: Faza e tenderimit përfundon me sukses

0

Ka përfunduar me sukses procesi i tenderimit për vendosjen e kamerave të sigurisë në qytetin e Prizrenit.

Në njoftimin e komunës bëhet e ditur se pjesë e këtij projekti është jo vetëm instalimi i kamerave në vendet kyçe, por edhe plani i detajuar për mirëmbajtjen e tyre, për ta garantuar kështu funksionalitetin e vazhdueshëm dhe efektivitetin e kamerave.

“Ky sistem modern do të ofrojë mbikëqyrje të vazhdueshme nëpër pika strategjike të qytetit dhe do të krijojë ambient më të sigurt për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se do të nënshkruajë Memorandum Bashkëpunimi me Policinë e Kosovës e cila do ta bëj vëzhgimin e kamerave të montuara në qytet./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Rinovohet gjimnazi në Romajë të Hasit, gati për vitin e ri shkollor

0

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se me fillimin e vitit të ri shkollor në shtator, gjimnazi i fshatit Romajë të Hasit do t’i mirëpresë nxënësit dhe personelin në një ambient tërësisht të rinovuar dhe funksional.

Sipas njoftimit, punimet në ndërtimin e objektit të ri aneks dhe në objektin e vjetër të shkollës janë në përfundim e sipër.

Ky projekt i rëndësishëm i DKA-së përfshin ndërtimin e 15 dhomave të reja mësimore dhe 3 kabinete laboratorike, të cilat i kanë rritur kapacitetet e shkollës, duke ofruar mundësi më të mira për mësim dhe zhvillimin e aktiviteteve edukative./PrizrenPress.com

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Konfirmohet rasti i parë me virusin “Ethet e Nilit” në Kosovë

0

Në Kosovë është konfirmuar rasti i parë me me virusin “Ethet e Nilit”.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj, ka konifrmuar rastin duke mos shume dhënë më shumë detaje.

“E kemi një rast ama nuk është diçka shqetësuese. Është një rast që e kemi konfirmuar me virusin VNP. Pacienti është duke u trajtuar”, tha ai për Insajderin.

Se duhet të ketë kujdes nga mushkonjat, sidomos gjatë kohës së verës, pasi virusi i njohur si “Nil” është shpërndarë në shumë vende të botë, ka bërë thirrje edhe Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

Marketing

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Prokuroria e Prizrenit për një muaj ka ngritur 166 aktakuza

0

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë muajit korrik ka ngritur gjithsej 166 aktakuza kundër dyqind 212 personave, për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur 9 aktakuza kundër 10 personave.

Departamenti i Përgjithshëm, i kësaj prokurorie gjatë muajit korrik, ka ngritur 130 aktakuza kundër 169 personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndërsa, nga Departamenti për të Mitur, janë ngritur 27 propozime për shqiptim të masës edukative ose dënimit, kundër 33 të miturve.

Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.