Home Blog Page 993

Akili humb edhe të bronztën, mposhtet nga xhudisti japonez

0

(E plotësuar) – Akil Gjakova nuk arriti ta fitojë as medaljen e bronztë, pasi ai e humbi ndeshjen me xhudistin japonez Soichi Hashimoto.

28-vjeçari para kësaj ndeshje luftoi për medaljen e artë ku edhe aty humbi, ndërsa kundërshtari i tij ishte xhudisti nga Azerbejxhani Hidayet Heydarov.

Kosovari luftën e zhvillon në kategorinë deri në 73 kilogramë.


Akili lufton për medaljen e bronztë

Xhudisti ynë, Akil Gjakova, u ndalë në gjysmëfinale të garave në LO Paris 2024, por jo edhe drejt ëndrrës – medalje olimpike.

Luftoi si luan, por me wazari u mund nga Hidayet Heydarov i Azerbajxhanit.

Ai do të luftojë për medaljen e bronztë me japozenin Hashimoto. Lufta nis rreth orës 18:10.


Akili në gjysmëfinale, një fitore larg medaljes

Akil Gjakova ka mundur italianin, Manuel Lombardo, për t’u kualikuar në gjysmëfinale të LO Paris 2024.

Xhudisti ynë është një fitore larg medaljes historike, të parës tek meshkujt për Kosovën.


Fitore e Akilit, arrin në çerekfinale

Fitorja e dytë për Akil Gjakovën, që e kualifikon në çerefinale të LO Paris 2024.

Akili triumfoi me ippon ndaj austriakut Gassner.

Në çerekfinale takohet me Manuel Lombardon, të cilin e kishte mundur në finalen e Kampionatit të Hapur Evropian në Prishtinë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Prizren Fest” mbyll edicionin e tretë me mirënjohjen për publikun

0

Pas shtatë netëve magjike me shfaqje teatrale nga Italia, Franca, Irani, Spanja, Greqia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova, sikurse edhe me punëtori, konferenca, panele diskutimi si dhe ndeja është mbyllur edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Ambient të Hapur “Prizen Fest”.

Organizatorët e festivalit në ceremoninë përmbyllëse të këtij edicioni kanë shprehur mirënjohje për audiencën, meqë sipas tyre, ata kanë nderuar artistët me praninë e tyre në të gjitha shfaqjet.

“Chat GPT ka vendosur Komunën, Ministrinë në fillim, por dua ta falënderoj publikun e mrekullueshëm që ka qenë gjatë gjithë festivalit. Pothuajse në çdo shfaqje ka qenë ‘full’,” ka thënë drejtori i festivalit, Shkelzen Veseli.

Krahas publikut ai ka shprehur mirënjohje për institucionet, sponsorët, ambasadat, por edhe të gjithë të angazhuarit për realizimin e këtij edicioni të festivalit, raporton Telegrafi.

Edicioni i tretë është mbyllur me shfaqjen “Opera e lypsarëve” nga Produksioni i “Prague Shakespeare Company” nga Çekia, një përshtatje origjinale, moderne e satirës muzikore të shekullit XVIII që portretizon jetën e një grupi hajdutësh, prostitutash dhe njerëzish të ulët. Në fakt tregimi satirizon politikën, varfërinë dhe padrejtësitë, duke u përqendruar në temën e korrupsionit në të gjitha nivelet e shoqërisë.

 

Në përputhje me përshkrimin e dhënë nga organizatorët, duke përmbajtur stilin e muzikës të “operës anarkike Brechtiane të rrugës”, një trupë ndërkombëtare aktorësh dhe muzikantësh kanë prezantuar një ritregim të errët, brutal dhe komik të përrallës së qëndrueshme të shkruar nga John Gay.

Stili i produksionit që është një përzierje infektive e humorit me lëvizje si dhe satirës, përmban brenda vetes një të qeshur flluskuese gjatë gjithë kohës që mbështetet me muzikë, këngë harmonike dhe lëvizje koreografike për të mashtruar syrin dhe veshin.

Madje gjatë lojës, aktorët kanë nderuar Prizrenin dhe publikun vendor, me adaptimet në çast të tekstit të shfaqjes, raporton Telegrafi.

Të gjitha këto janë ofruar nga një trupë teatrore, talentet individuale të të cilëve kanë qenë mahnitëse, dhe puna e tyre në skenë ka qenë një përvojë gëzimi për publikun e pranishëm.

 

Festa teatrore në Prizren është mbyllur me performancat muzikore të Edona Reshitaj dhe bendit Asgjë Sikur Dielli.

“Shihemi në edicionin e katërt, me 20 korrik 2025”, ka përfunduar Shkelzen Veseli nga “Prizren Fest”. /Telegrafi/

Arrestohen gjashtë persona për krim të organizuar dhe narkotikë në Prizren

0

Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar për krim të organizuar dhe posedim të substancave narkotike, në aksionin e Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës.

Aksioni ka ndodhur me kontrolla në disa lokacione në rajon të Prizrenit, teksa përfshin një hetim disa mujor paraprak.

“Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale ‘Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së”, ka njoftuar prokuroria nëpërmjet një komunikate.

Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Kjo është gruaja që u godit për vdekje nga vetura në Suharekë

0

Një 58-vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga vetura mbrëmë në Suharekë.

58-vjeçarja Fatime Sopa-Gashi ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Shirokë të Suharekës kur është goditur për vdekje nga një veturë në lëvizje.

“Dje më 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç) ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur t’u mbijetonte. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dalë vendngjarje dhe janë duke u marrë me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vdes një 58-vjeçare në Suharekë, u godit nga vetura

0

Një 58 vjeçare ka mbetur e vdekur pasi është goditur nga vetura mbrëmë në Suharekë.

Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyqi, ku tha se 58-vjeçarja ka qenë duke ecur në këmbë në rrugën Shirok të Suharekës kur është shkelur nga vetura.

“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç)  ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj. Policia si dhe prokurori kujdestar kanë dal vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin. Ngasësi i automjetit gjendet në stacionin policor duke u intervistuar.”, ka thënë Gashi.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Vërmicë, pritja zgjatë 15 minuta

0

Mërgimtarët kanë filluar të vijnë për pushime në Kosovë.

Kështu atyre shpeshherë iu duhet që të presin edhe gjatë në kufi.

Por, në këto orët e para të mëngjesit të ditës së hënë, duket se radhët nuk janë të gjata.

Të paktën ashtu duket bazuar në përditësimin e fundit që ka bërë Qendra për Menaxhimin Kufitar të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Në njoftimin e QKMK-së, bëhet e ditur se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20 deri në 25 minuta, ndërsa daljet tre deri në pesë minuta.

Ndërsa, te pika kufitare Kullë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10 deri në 20 minuta, po ashtu pritje deri në 15 minuta ka edhe në dalje.

Pritje 15 minutshe ka edhe në Vërmicë.

Deri në 10 minuta po presin edhe udhëtarët nëpër pikat tjera kufitare.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Caktimi i datës së zgjedhjeve parlamentare, Osmani takon gjatë kësaj jave liderët e partive politike

0

Gjatë kësaj jave pritet të mbahet takimi ndërmjet presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike, ku do të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Takimi pritet të mbahet më 31 korrik, në orën 14:00, në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ndërsa subjektet politike tashmë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, transmeton Telegrafi.

Burime të Telegrafit nga Presidenca kanë bërë të ditur se në letrën dërguar liderëve të partive, Osmani ka deklaruar se bazuar në Kushtetutë dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen përgjatë periudhës 26 janar- 16 shkurt 2025.

Lidhur me ftesën e presidentes Osmani, një reagim e ka bërë edhe Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës.

Cakolli thotë se zgjedhjet e rregullta parlamentare mund të mbahen në periudhën, nga fundi i janarit deri në mes të shkurtit të vitit 2025.

“Datat e vetme të zgjedhjeve të rregullta që Presidentja mund t’i diskutojë me partitë politike në takimin e së mërkurës, janë 26 janari, 2, 9 apo 16 shkurti. Presidentja ka kohë më së voni deri në mes të nëntorit, për ta caktuar ndonjërën prej këtyre datave”, kishte pohuar ai.

Ndryshe, në maj të këtij viti, Partia Demokratike e Kosovës ishte e pajtimit që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

LDK-ja e AAK-ja dëshironin fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

Zgjedhjet e fundit nacionale janë mbajtur më 14 shkurt 2021, kur Lëvizja Vetëvendosje doli e para me më shumë se 50 për qind të votave. Partia e dytë ishte PDK, e treta LDK, kurse e katërta AAK. /Telegrafi/

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

Ligji për ATK-në ngjall reagime nga komuniteti i biznesit dhe ekonomistët

0

Ligji për procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, po u duket ngarkesë përfaqësuesve të biznesit dhe odave të ekonomisë në vend. Për shkak të disa pikave, kryetari i Odës Amerikane, Arian Zeka thotë se ky ligj nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. E njohësi i ekonomisë thotë se ligji paraqet sfida për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Me këtë ligj çdo transaksion në vlerë prej mbi 300 eurosh kërkohet të bëhet përmes bankës. Më herët ishte mbi vlerën 500 euro.

Ligji i ri për procedurat e Administratës Tatimore të Kosovës, i ka shqetësuar bizneset e vendit. Duke e quajtur si fatkeqësi, kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka, i tha Radio Kosovës, se gjatë hartimit të këtij ligji nuk janë marrë parasysh rekomandimet e tyre. Ai tha se ligjet e Kosovës duhet të jenë në harmoni me Bashkimin Evropian, por në të njëjtën kohë duhet të përmirësohet ambienti i të bërit biznes.

“ Janë një sërë ankesash që ne i kemi pasur si Odë Amerikane. Një pjesë e tyre kanë të bëjnë më shkurtimin e periudhës ose të drejtës për rimbursimin e tatimit mbi vlerën e shtuar. Ka disa ankesa të tjera të cilat lidhen me qasjen diskriminuese sidomos për ruajtjen e regjistrave që lidhen me shërbimet elektronike, ku tashmë kërkohet që duhet të ruhen për një periudhë se paku dhjetë vite. Ne, si Odë, kemi konsideruar se kjo përben diskriminim dhe nuk është në përputhje me direktivat e BE-së ani pse në të njëjtën kohë Kosova, si një prej shteteve aspiruese të BE-së, ka dhenë zotimin se të gjitha aktet e saj ligjore do të jenë në përputhje me kornizën ligjore të BE-se”, tha ai.

E që ky ligj paraqet sfida e vështirësi për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në veçanti për sektorin prodhues, tha edhe Safet Gexhaliu, njohës i fushës së ekonomisë.

“Ajo çka vlen të theksohet është fakti që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme sidomos ato prodhuese, punojnë dhe avancojnë më tepër prej ndërmarrjeve të mëdha e në këtë drejtim, ligji i ri për procedurat e ATK-së po krijon një sfidë të re, në veçanti kur kemi të bëjmë me transaksionet përmes bankave për shumën mbi 300 euro. Kjo rregullore po krijon një barrë të rëndë financiare për kompanitë e vogla e të mesme të cilat shpeshherë varen nga pagesat në dorë për të mbajtur aktivitetin e tyre të përditshme. Kjo është një qasje e gabuar”, deklaroi Gërxhaliu.

Administrata Tatimore në një përgjigje me shkrim dhënë Radio Kosovës thotë se “Ky Ligj rregullon procedurat për administrimin e detyrimeve tatimore në Republikën e Kosovës që janë në fushëveprimin e Administratës Tatimore të Kosovës, si dhe parimet e organizimit dhe të funksionimit të ATK-së. Ndërsa për informata rreth politikave fiskale, ATK thotë se është përgjegjëse Ministria e Financave.

Sipas këtij ligji “Çdo transaksion mbi treqind euro, kërkohet të bëhet përmes llogarisë bankare ose formave të tjera të pagesës në mënyrë elektronike”. Pra, ndryshimi është ulja e vlerës së transaksionit nga 500€ në 300€, si dhe mundësia e pagesës edhe përmes mënyrës elektronike e jo vetëm përmes llogarisë bankare.

 

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Ndërron jetë ylli i ‘Neighbours’, Janet Andrewartha

0

sharethis sharing button

Ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare aktorja e “Neighbours”, Janet Andrewartha, e njohur për rolin e saj si Lyn Scully.

 

Duke njoftuar vdekjen e saj në Instagram, llogaria zyrtare shkruan: “Të gjithë në Neighbors janë thellësisht të pikëlluar për vdekjen e Janet Andrewartha”, transmeton klankosova.tv.

“E dashur nga shikuesit për rolin e saj si Lyn Scully e Ramsay Street, Janet do të mbahet mend për punën e saj të gjerë”.

Personazhi i saj ishte nëna e Stephanie (Carla Bonner), Felicity (Holly Valance) dhe Michelle (Kate Keltie) dhe ishte e martuar me Joe (Shane Connor), për rreth 20 vjet nga viti 1999.

Bashkëylli i saj Jackie Woodburne, i cili luan Susan Kennedy, tha:

“Janet ishte një nga aktoret më të mira të gjeneratës së saj, por më shumë se kaq, ajo ishte një grua e jashtëzakonshme. Pasionante, politike, kurioze, ekscentrike e lezetshme, bujare dhe argëtuese. Për mua ajo ishte një shoqe e palëkundur për më shumë se 45 vjet”.

Nën postimin, Stefan Dennis, i njohur për rolin e biznesmenit të keq Paul Robinson në “Neighbours”, shkroi: “Shumë i mërzitur për të humbur (Xhanetin) bukuroshe.

“Siç tha Jackie, ajo ishte me të vërtetë një aktore e jashtëzakonshme që ishte një kënaqësi për të punuar dhe për t’i qenë pranë”.

”Të gjithëve do të na mungosh vajzë e dashur