Home Blog Page 992

Laura Fazliu sot nis garat në Paris

0

Përfaqësuesja e katërt e Kosovës në Lojërat Olimpike “Paris 2024” në xhudo, Laura Fazliu, sot nis rrugëtimin e saj drejt medaljes olimpike.

Fazliu garon në kategorinë deri 63 kilogramë dhe është e lirë në xhiron e parë për shkak se është bartësja e tretë.

Në xhiron e dytë, Laura e pret fituesen e luftës mes Jing Tang nga Kina dhe Kiyomi Ëatanabe nga Filipinet.

Nëse çdo gjë shkon sipas planit dhe Laura shfaq formën e saj të mirë, atëherë gjasat janë të mëdha që Kosova të siguroj edhe një medalje tjetër olimpike pas të argjendtës të Distria Krasniqit.

Garat e xhudos nisin prej orës 10:00 në ditën e sotme. Ndërkohë, prej orës 11:00 në skenë do të dalë edhe notari Adell Shaboviq.

Shaboviq paraqitet në disiplinën 100 metra stil i lirë.

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të martën në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i ngjashëm, por më i freskët se dita e hënë.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 -13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme.

Ky është orari i reduktimit të ujit në Prizren

0

Kompania e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se për të mundësuar mirëmbajtjen dhe përmirësimin e sistemit të ujit, do të ketë reduktime të përkohshme në disa zona të qytetit. Ja detajet e këtij ndryshimi:

Orari redukimit në Prizren nga data 29.07. 2024
Duke filluar nga ora ? 22:00 – 07:00 nuk do te ket uje te pishem:
Lagjja Bajram Curri komplet , duke perfshirë fshatrat :
Vlashnje,
Kobaj
Atmagje ,
Grazhdanik,
Nashec,
Tupec ,
Landovic .
Ndërsa pjesa e lart e qytetit nga data 29.07 2024 do te ken ujë nga ora ?22:00 deri në ora 07.00 sipas këtij orari :
Kurilla per reth Dragomanit ,
Bazhdaran ,
Nena Tereze lagja Ralinit ,
Lagjia Ortakoll ,
Lagjia Lakuriqit ,
Rr. Edit Durham ,
Rr. Jusuf Gervalla ,
Rr. Ulqinit ,
Rr. Faredin Hoti
Lagjia Arbana në tërësi ,
Rruga Ismail Kryeziu deri në Landovic.
Rr Gjem Gostivari
Xheladin Hana
Fshati Petrov

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Totaj: Punimet në sheshin ‘Shatërvan’ po ecën sipas planit

0

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar   pjesën e epërme të sheshit “Shatërvan”, ku janë duke u zhvilluar punimet për rehabilitimin dhe revitalizimin e Qendrës Historike të Prizrenit.

Përmes një postimi në Facebook, ai njoftoi se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë.

“Së bashku me kolegët e ekzekutivit, vizituam sot vendpunishtën në pjesën e epërme të sheshit ‘Shatërvan’. Punimet po avancojnë në përputhje me planin dhe së shpejti ky shesh do të ofrojë një ambient të bukur dhe modern, siç e meriton qendra e Prizrenit,” shkroi kryetari Totaj.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Mund të jetë një imazh i 10 persona

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Luiz Ejlli publikon këngën e re “Më fal”

0

Artisti i njohur shkodran, Luiz Ejlli, ka prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Më fal” mban titullin kënga, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Fituesi i Big Brother VIP Albania 2 vjen këtë herë me baladë, në zhanrin e tij që i shkon më së shumti.

Foto: Screenshot/YouTube

Teksti është shkruar nga Fifi me melodi të realizuar po ashtu nga këngëtarja nga Ferizaj bashkë me 39-vjeçarin.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Lexo po ashtuTë gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Videoja i është besuar Valon Azirit dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Foto: Screenshot/YouTube

Luizi këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore, të cilat janë pritur mirë edhe nga publiku.

Ai gjithashtu është i angazhuar edhe me mbrëmje e koncerte. /Telegrafi/

DokuFest po fillon, drejtori i policisë së Prizrenit priti në takim organizatorët

0

Sot, drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija bashkë me stafin e tij priti në takim punë përfaqësuesit e komunës së Prizrenit njëkohësisht dhe organizatorët e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar “Doku Fest”.

Ky festival tashmë tradicional mbahet në Prizren kryesisht në muajin gusht, sivjet festivali do të mbahet nga data 02 gushtë deri me datë 09 gushte.

Në festival do të marrin pjesë shumë artist dhe producent nga e gjithë bota por edhe numri i vizitorëve do të jetë i madhe. Andaj organizatorët e festivalit dhe zyrtarët nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren bashkëbiseduan me qëllim që ky festival të kaloj pa incidente.

“Kryesisht policia u zotua që në bashkëveprim më organizatorët të ofrojnë siguri gjatë tërë festivalit dhe për të gjithë pjesëmarrësit, por gjithashtu të kujdesen edhe për rendin dhe qetësin për të gjithë qytetarët e Prizren dhe më gjerë”, thuhet në njoftimin e policisë.

“U bisedua edhe për bashkëpunimin e mirë që ka polica me Komunën e Prizrenit me qëllim të krijimit të një ambienti më miqësorë dhe më të sigurt për qytetarët dhe vizitorët e shumtë”./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Fillon shpërndarja e plehut artificial për fermerët në Rahovec

0

Drejtoria për Bujqësi ka njoftuar se ka filluar shpërndarja e plehut artificial për fermerët përfitues në komunën e Rahovecit. Kjo vjen pas një procesi të gjatë përzgjedhjeje dhe verifikimi, që ka përfunduar me nënshkrimin e kontratave deri më datë 30 qershor 2024, raporton PrizrenPress.

Fermerët që janë përzgjedhur për të përfituar nga kjo ndihmë, mund ta tërheqin plehun artificial në depotë e Agrocelina, në fshatin Xërxë. Shpërndarja do të bëhet çdo ditë nga ora 09:00 deri në 17:00.

Në këtë fazë të parë do të furnizohen 547 fermerë.

Drejtoria për Bujqësi ka bërë të ditur se një fazë e dytë shpërndarjeje do të vijë së shpejti, dhe fermerët e interesuar do të njoftohen brenda një afati prej 10 ditësh./PrizrenPress.com

Marketing

Hotel Albes në Korishë, zgjedhja më e mirë për qetësi

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Doku Tech gërsheton artin me teknologjinë

0

“Ta sjellim të ardhmen më afër, së bashku” është tema e edicionit të 11-të të Doku Tech në kuadër të festivalit “Doku Fest”.

Programi do të mbahet në datat 3 dhe 4 gusht, 2024, në hapësirat inovative të Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren.

“Për të eksploruar më shumë se si teknologjia po e ndikon fushën e artit, Doku.Tech do të sjell nga Amerika në Kosovë folësin Dr. Ahmed Elgammal, profesor i shquar në Universitetin Rutgers dhe drejtor i Laboratorit të Artit dhe Inteligjencës Artificiale, i cili gjatë sesionit të tij do të shtjellojë revolucionin e artit të shkaktuar nga IA”, njoftojnë organizatorët.

Në program janë paraparë edhe panele diskutimi për konvergjencën e artit dhe teknologjisë, ndërkaq për Doku Kids është paraparë një punëtori dy ditore, e cila fokusohet në fushën e të dhënave dhe inteligjencës artificiale.