9.4 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

10 ditë asnjë takim LVV – LDK, s’reshtin zotimet për koalicion

Zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) kanë thënë të martën se në ditët në vijim do të ndodhë marrëveshja LVV – LDK për formimin e qeverisë së ardhshme. Mirëpo krerët e këtyre dy subjekteve nuk kanë zhvilluar asnjë takim në 10 ditët e fundit.

Nga LVV-ja kanë thënë se takimi i radhës do të ndodhë posa kreu i Vetëvendosjes të kthehet nga Gjermania, shkruan sot gazeta Zeri.

Nesër do të bëhen 10 ditë prejse LVV – LDK-ja kanë zhvilluar takimin e fundit lidhur me arritjen e marrëveshjes finale për bashkëqeverisje. Pavarësisht faktit se nga këto dy subjekte ende nuk kanë bërë të ditur se kur do të mbahet takimi i radhës, zyrtarët e LVV – LDK-së kanë përsëritur sërish se marrëveshja mund të finalizohet gjatë kësaj jave.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se në momentin që kreu i partisë, Albin Kurti, të kthehet nga Gjermania do t’i dërgohet ftesa për takim kreut të LDK-së. Ndërkohë nga Lidhja Demokratike e Kosovës kanë njoftuar se në takimin e radhës mes kryetarëve të partive përkatëse do të ndodhë pajtueshmëria rreth ndarjes së përgjegjësive brenda institucioneve.

Kërkesa kryesore e LDK-së drejtuar partisë së parë të dalë nga zgjedhjet, gjatë këtyre javëve, ka qenë lidhur me postin e presidentit, gjegjësisht që kjo pozitë t’i përkasë subjektit i cili aktualisht drejtohet nga Isa Mustafa. Në anën tjetër gjatë së martës shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Natalyia Apostolova, ka bërë thirrje për formim të qeverisë së re.

Më Shumë

37 aksidente dhe mbi 1 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e fundit në Kosovë, prej të cilave 10 kanë qenë me të lënduar dhe 27 me...

Policia shpall në kërkim këta persona: Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim në Prizren (FOTO)

Policia në Prizren ka lëshuar një deklaratë për bashkëpunim. Në fotot e publikuara të katër të dyshuarve për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe...

Lajmet e Fundit