18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

100-shja dhe 2-shja më të falsifikuarat, nga cili shtet vijnë paratë false në Kosovë

Kartëmonedhat në vlerë 100 euro dhe monedhat 2 euroshe prijnë numrin e rasteve në Agjencinë e Kosovës për Forenzikë si parat të falsifikuara.

Milazim Tahirukaj, zëvendësdrejtor i kësaj agjencie, ka treguar se në periudhën janar-shtator kanë verifikuar 617 monedha si falso, ku ka dominuar ajo në vlerë 100 euro, apo 299 herë, pasuar nga 50-shja 144 herë dhe 500-shja në 74 raste.

Ndërkaq sa i përket monedhave, Tahiraukaj ka treguar se kanë verifikuar 9,309 raste – ku prej tyre 7,534 kanë qenë monedha në vlerë 2 euro.

Ai ka thënë se vërehet se ka një trend rritës të qarkullimit në treg të parave të falsifikuara.

Kurse sa i përket origjinës, Tahirukaj ka theksuar se në tregun kosovar më së shumti para falso hyjnë nga Bullgaria.

“Jemi anëtarë të ekspertëve evropianë si agjenci. Edhe Komisionin Evropian e furnizojmë çdo tre muaj me statistika për qarkullimin e monedhave të falsifikuara. Me verifikimin e klasës, bëhet edhe identifikimi burgimit. Rastet më së shumti janë me origjinë nga Bullgaria, pastaj Italia…”.

“Sa i përket veprimtarive, edhe sipas përshkrimit të policisë, vendet me më potencial për t’u lëshuar paratë falso janë ato ku ka më tepër errësirë, si pompat e derivateve dhe klubet e natës”, është shprehur Tahirukaj.

Agjencia e Kosovës për Fornezikë, ka treguar Tahirukaj, se organizon trajnime me bankat komerciale në mënyrë që të lehtësohet verifikimi i parave falso./Klankosova

Më Shumë

Lumbardhi dhe Kaderi shkojnë ta shohin Vedat Muriqin në stërvitje të Mallorcas

Çifti Lumbardh Salihu dhe Kader Kicaj prej disa ditësh ndodhen në Spanjë. Përveç kohës së mirë që po kalojnë së bashku, ata janë përfshirë edhe...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit