11 të vdekur dhe 259 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

11 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë si dhe janë shënuar 259 raste të reja, nga gjithsej 6 mijë e 630 testime.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë shëruar 850 persona, përcjell Klankosova.tv.

Në 24 orët e fundit janë vaksinuar 18 mijë e 555 persona, ndërsa që nga fillimi i këtij procesi janë vaksinuar 722 mijë e 252 me dozën e parë, 425 mijë e 551 me dozën e dytë, derisa numri total i dozave të administruara është 1 milion e 147 mijë e 803.

 

Më Shumë

I pakënaqur me notat e fëmijës, prindi dyshohet se kërcënoi mësimdhënësen në Rahovec

Një incident është raportuar në një shkollë në fshatin Ratkoc të Rahovecit, ku një prind dyshohet se ka kërcënuar një mësimdhënëse. Fillimisht u raportua se...

DokuFest shpall 10 projektet e përzgjedhura për Short Film Forum 2026

DokuFest ka bërë të ditur përzgjedhjen e dhjetë projekteve që do të marrin pjesë në edicionin 2026 të Short Film Forum, i cili do...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit