8.2 C
Prizren
E hënë, 9 Shkurt, 2026

11 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur pas dy shpërthimeve në aeroportin e Brukselit

Dy shpërthime kanë ndodhur në aeroportin e Brukselit, zjarrfikësit kanë deklaruar se deri më tani janë 11 të vdekur dhe 25 të plagosur.

Raportohet se në fillim janë dy shpërthime shumë të mëdha në një sallë të nisjes.

Këto shpërthime thuhet se kanë thyer dritaret dhe të gjithë pasagjerët janë tronditur.

“Është e sigurt që aeroporti i Burkselit është në shënjestër të një sulmi terrorist”, ka thënë një gazetar i Sky News, transmeton lajmi.net.

Shpërthimet erdhën menjëherë pas arrestimit të dyshuarit Salah Abdeslam, pak ditë më parë në po këtë qytet.

Frika ekziston se brenda në aeroport ka ende sulmues tjerë.

Më Shumë

Hodaj kritikon standardet e dyfishta brenda LDK-së

Kuvendari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Haziz Hodaj, ka reaguar me kritika ndaj disa strukturave të partisë, duke i cilësuar si...

Shitja e therja ilegale e kafshëve, AUV paralajmëron masa ndëshkuese

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policia e Kosovës dhe Drejtoria e Inspektoratit të Komunës së Prishtinës, kanë njoftuar se sot kanë mbajtur takim të...

Lajmet e Fundit