22.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Kosova drejt zgjedhjeve të parakohshme

PDK-ja përmes kreut të saj kryeparlamentar paralajmëron ofertën. Vetëm LDK-ja duket se është e painformuar ende

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK-ja dhe LDK-ja, ende nuk janë ulur që të diskutojnë rreth nismës personale të kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për të gjetur një ofertë të pranueshme pajtimi me opozitën parlamentare, në mënyrë që opozita të ndërpresë bojkotin e Kuvendit, të ndërpresë protestat në rrugë dhe t’i kthehet normalitetit të jetës institucionale dhe bashkëveprimit në Kuvend.

Gazeta Kosova Sot ka provuar të kontaktojë të hënën pothuajse gjatë gjithë ditës me sekretarin e përgjithshëm të LDK-së, Ismet Beqirin, për të marrë një opinion nga ana e tij, edhe në cilësinë e shefit të Grupit parlamentar, por nuk ka arritur ta kontaktojë atë.

Ndërsa shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, tha se nisma e Veselit do të bëhet shumë shpejt publike, sepse do të ketë bashkërendim komunikimi jo vetëm brenda koalicionit qeverisës, por edhe me pozitën, kështu që asgjë nuk do të jetë tabu për opinionin publik.

“Akoma nuk mund të flasim për diçka konkrete, por ne si gjithmonë do të jemi shumë transparentë dhe ju garantojmë se edhe kjo çështje nuk do të jetë e fshehtë, do të jetë në transparencë të plotë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Çfarëdo që diskutohet me opozitën, ne diskutojmë të gjithë së bashku edhe me partnerët e koalicionit që t’i trajtojmë çështjet që janë të interesit të përbashkët nacional, me qëllim që na dërgojnë shtegun drejt tejkalimit të problemit dhe funksionalizmit të jetës institucionale për interesin e përgjithshëm të shtetit”, ka thënë nënkryetari i PDK-së.

Analistët janë të bindur se pas ndryshimeve në lidershipin e PDK-së dhe në Presidencë, kjo parti synon të marrë edhe pozitën e kryeministrit. Por, që të ndodhë kjo duhet të shpallen së pari zgjedhjet e reja parlamentare. /Kosova Sot/

Më Shumë

Kërkohet drejtësi për 77 martirët e Korishës

Me një manifestim përkujtimor, është shënuar 25 vjetori i vrasjes së 77 civilëve në Korishë, të cilët ishin përdorur si mburojë njerëzore nga serbët...

Motra e Ukshin Hotit: Zbardhja e fatit të tij duhet të jetë obligim prioritar i Qeverisë dhe i ndërkombëtarëve

  “Deri më tani, përpos fjalëve poshtë e përpjetë, nuk ka diçka serioze që të merret me çështjen e tij dhe të zbardhet fati i...

Lajmet e Fundit