9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

12 vëllezër e motra thyejnë rekordin botëror me moshë të kombinuar mbi 1058 vjeç

Një familjeje me 12 vëllezër e motra në Spanjë iu dha Rekordi Botëror Guinness kur mosha e tyre e kombinuar u konfirmua si 1058 vjeç e 249 ditë.

Vëllezërit e motrat Hernandez-Perez, të cilët u rritën dhe ende jetojnë në qytetin Moya në ishullin Gran Canaria, variojnë nga mosha 76 deri në 97 vjeç.

“Nuk kemi menduar kurrë se do të thyenim një rekord botëror”, tha familja, e përbërë nga shtatë vëllezër dhe pesë motra, në një deklaratë për Rekordet Botërore Guinness, transmeton Klan Kosova.

“Gjithçka filloi si një shaka gjatë një takimi familjar në qershor. Më pas, pasi pamë një artikull gazete të titulluar “12 vëllezërit e motrat numërojnë më shumë se 1000 vjet”, ne filluam të mbledhim informacione dhe arritëm në Rekordet Botërore të Guinness”, thuhet në deklaratë.

Vëllai më i madh, Jose Hernandez-Perez, do të mbushë 98 vjeç në dhjetor. Më i riu, Luis Hernandez-Perez, mbushi 76 vjeç në prill.

Më Shumë

Fundjavë me mot të vranët, shi dhe reshje bore

Gjatë fundjavës parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, i shoqëruar me riga shiu, ndërsa reshje bore pritet të ketë gjatë ditës së diel. Sipas...

Një i ri qëllon me armë zjarri nga automjeti në Gjonaj – arrestohet nga policia, arma sekuestrohet

Dje, rreth orës 12:15, Policia e Kosovës ka pranuar informata se në fshatin Gjonaj të Prizrenit, në afërsi të shkollës, janë dëgjuar të shtëna...

Lajmet e Fundit