24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Murati: Deri tani kemi alokuar 60 milionë euro për rrymën, çmimi për kilovat është më i lirë se në Shqipëri

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se rrymën e kanë subvencionuar me 60 milionë euro deri tani nga 90 milionë sa ka qenë zotimi i Qeverisë, dhe se për të përfunduar i gjithë zotimi ka afat deri më 31 mars 2023.

“Çdo vendim që merret siç e kam thënë në pjesën e parë të intervistat do të realizohet. Siç e kam thënë edhe herën e kaluar përmbushja e zotimit është deri më 31 mars 2023 dhe çdo zotim që e ka bërë qeveria do të bëhet dhe do të realizohet”.

“Si Ministri e Financave ndarjen buxhetore e kemi bërë. Shuma e ndarë deri më tani në kuadër të zotimit prej 90 milionë euro është 60 milionë euro deri tani shuma e alokuar në Ministrinë e Ekonomisë. Janë bërë dy alokime, alokimi i parë ka qenë ndarja prej 41 milionë euro dhe alokimi i dytë është prej 19 milionë euro”, tha Murti.

Murati në intervistimin nga Komisioni Hetimor për Energji tha se për shkak të subvencionimit çmimi i energjisë elektrike për kilovat është më i lirë në Kosovë se në Shqipëri, njofton Klankosova.tv.

“Përmbushja e zotimit ka afat deri më datën 31 mars 2023 dhe nuk është afat që ka skaduar, çdo afat do të përmbushet. Nëse e marrim Shqipërinë si rast konkret atje është shtuar blloku i ri tarifor – njësoj siç e kemi bërë edhe ne ku mbi nivelin prej 800 kilovat të konsumit në muaj ka tarifë tjetër. Por, nëse i krahasojmë tarifat në Kosovë tarifa nën 800 kilovat, tarifa e shtrenjtë e ditës kushton 6,75 cent kurse në Shqipëri nëse konvertohet kushton rreth 8 centë kurse mbi 800 kilovat tek ne kushton rreth 12 centë ndërsa në Shqipëri 36 centë.

“Për shkak të subvencionimit e kemi çmimin më të lirë prej 12 centë”, tha Murati.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit