10.3 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Ligjvënësit sot caktojnë festat e Kosovës

KuvendiKosoves5-27Edhe sot i vazhdon punimet mbledhja e Kuvendit të Kosovës me votimin dhe shqyrtimin e disa projektligjeve dhe raporteve.

Fillimisht deputetët do të votojnë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, dhe atë për kimikate. Me pas do të pasojë shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit në Republikën e Kosovës, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar, formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media, propozimi i GP të Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtares në Komisionin për Integrime Evropiane,

Në mbledhje pritet debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit, sipas kërkesës së deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues.

Më Shumë

Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozës në Prizren, 66 raste të regjistruara në vitin 2025

Spitali i Përgjithshëm Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka bërë të ditur se edhe këtë vit është shënuar Dita Botërore...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit