12.5 C
Prizren
E martë, 7 Prill, 2026

Lirohet Biznesmeni Aziz Tafaj

Është liruar biznesmeni Aziz Tafaj që ishte ndaluar të martën nga policia e krimeve ekonomike.

Tafaj është njëri nga aksionarët e ish-ndërmarrjes shoqërore NBI Suhareka që pas privatizimit mori emrin “Agrokosova Holding”.

Lajmin për lirimin e tij e bëri të ditur për KALLXO.com avokatja e Tafajt, Shpresa Berisha.

Seanca e caktimit të masës së sigurisë për Tafajn u zhvillua në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prokurori i rastit ka kërku me u caktu paraburgim ndaj Aziz Tafajt, po gjykata ia ka refuzu kërkesën me arsyetimin se nuk ka bazë për caktimin e paraburgimit,” tha avokatja Berisha.

Ajo njoftoi se klienti i saj tashmë ndodhet në liri.

Avokatja tregoi edhe për çfarë po dyshohet biznesmeni Aziz Tafaj.

“Vepra për të cilën dyshohet është keqpëdorim i autorizimit në ekonomi, dyshohet se ka keqpërdorur një autorizim të “Agrokosova Holding”-ut,” sqaroi avokatja.

Ajo shtoi se pretendimet e tilla nuk qëndrojnë.

Aziz Tafaj bashkë me partnerin e tij italian në “Agrokosova Holding” Roberto Migoto dhe Shaban Tafajn qe arrestuar edhe në tetor të vitit të kaluar, pasi kishte tentuar të hyjë në ambientet e kësaj kompanie.

Në shtator të 2014-ës, aksionarit tjetër, gjithashtu italian të ish-NBI Suharekës Gianfranco Fantineli gjykata ia lejoi hyrjen në këtë ndërmarrje.

NBI Suhareka u privatizua në vitin 2006.

Më Shumë

Peja 03 barazon serinë finale ndaj Bashkimit

Peja 03 e ka barazuar serinë finale ndaj Bashkimit në Superligën e Kosovës te Femrat. Vashat pejane fituan në ndeshjen e dytë finale me rezultat...

Komuna e Prizrenit shpall thirrje për mbështetje financiare për OJQ-të dhe individët në kulturë, rini dhe sport

Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Komunën e Prizrenit ka shpallur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për organizatat joqeveritare dhe individët...

Lajmet e Fundit