20.8 C
Prizren
E mërkurë, 1 Maj, 2024

14 vjet nga vdekja e artistit të madh, Faruk Begolli

Sot mbushen 14 vjet që kur mbylli sytë për herë të fundit një ndër figurat më të rëndësishme të teatrit dhe kinematografisë kosovare, Faruk Begolli.

Si një ndër aktorët më të famshëm shqiptar nga Kosova në Jugosllavi, Begolli studioi në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Beograd ku diplomoi në vitin 1966.

“Loyola–Gymnasium” në Prizren shpall konkurs për një mësimdhënës/ mësimdhënëse të gjuhës angleze

Ai është bashkëthemelues i degës së Aktrimi të Fakultetit të Arteve të Universitetit të Prishtinës. Në vitet e ‘90-ta ka bashkëthemeluar Teatrin “Dodona” në Prishtinë.

Faruk Begolli ka luajtur në më shumë se 60 filma, duke filluar me ‘Pogled u Zenicu Sunca’ (1966), për të bashkëpunuar pastaj me regjisorin Purisa Dordevic në filmat e tij ‘Podne’ (Mesditë), ‘Jutro’ (Mëngjesi) dhe ‘San’ (Ëndrra).

Rolet e tij të spikatura përfshijnë ‘Bitka na Neretvi’, ‘Cuvar plaze u zimskom periodu’ dhe Dervis i Smrt (Dervishi dhe Vdekja), si dhe rrolet në filmat e njohur Kosovar të viteve të 70ta dhe 80ta si ‘Kur pranvera vonohet’ (1980), ‘Era dhe Lisi’ (1979), ‘Të Ngujuarit’ (1972), ‘Si të vdiset’ (1972), ‘Proka’ (1984) etj

Më Shumë

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve – sërish pritet me protesta, marshe e aksione në Kosovë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve në Kosovë Rëndom, si vitet paraprake, edhe ky vit e gjen vendin me protesta e pakënaqësi nga punëtorët. Sindikata e...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit