27.7 C
Prizren
E hënë, 5 Korrik, 2021

142 vite nga lindja e Luigj Gurakuqit

Luigj Gurakuqi ka qenë njëri ndër personalitetet kryesore të Lëvizjes sonë atdhetare dhe demokratike. I përkushtuar tërësisht ndaj çështjes së Atdheut, veprimtaria e tij lidhet me ngjarjet më të rëndësishme të kohës. Luigji lindi në Shkodër, me 19 qershor në vitin 1879.

Mësimet e para dhe një pjesë të shkollës së mesme i bëri në vendlindje, pastaj shkoi në Itali. Aty mbaroi kolegjin e Shënmitër Koronës, në Kalabri, ku ishte nxënës i De Radës. Pastaj vijoi studimet e larta në shkencat biologjike, në Napoli. Që kur ishte student, bëri emër në shtypin shqiptar si poet dhe publicist (me pseudonimin Cakin Shkodra dhe Lekë Gruda).

Më 1908, u kthye në Shqipëri dhe u bë shpejt një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes kombëtare. Nuk kishte ngjarje të rëndësishme të kohës ku të mos ishte dora e Gurakuqit. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit, ishte drejtori i parë i Shkollës Normale të Elbasanit dhe një nga udhëheqësit e kryengritjeve të Veriut (1911-1912). Ai ishte krahu i djathtë i Ismail Qemalit në gjithë atë punë të madhe për shpalljen e Pavarësisë. Më 1916 ishte nga themeluesit e Komisisë Letrare në Shkodër.Më 1912 zhvillon një veprimtari të dendur për organizimin e kryengritjes së përgjithshme. Mori pjesë në mbledhjen e Bukureshtit dhe në Shpalljen e Pavarësisë (nëntor), ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i I.Qemalit.Në Qeverinë e Përkohshme të Vlorës (dhjetor 1912) u zgjodh ministër i Arsimit dhe vendosi arsimimin e detyruar fillor për djem e vajza.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, me pushtimin e Shkodrës nga ushtria malazeze, Luigj Gurakuqi internohet, në Podgoricë. Gjatë pushtimit austro-hungarez, duke shfrytëzuar postin e drejtorit të përgjithshëm të Arsimit dhe koniunkturat politike, hapi shumë shkolla shqipe. Qe një nga themeluesit e Komisisë Letrare më 1916, ku u tregua një lëvrues i zoti i gjuhës shqipe duke krijuar përveç të tjerash edhe një varg fjalësh të reja që hynë në fondin e saj. Mori pjesë në Kongresin e Durrësit më 1918 ku zgjidhet ministër i Arsimit në qeverinë e përkohshme e anëtar i delegacionit të saj në Konferencën e Paqes në Paris. Më 1921-1924 qe deputet i Shkodrës në Këshillin Kombëtar ku si një nga udhëheqësit e opozitës demokratike luftoi për demokratizimin e jetës së vendit, për lehtësimin e gjendjes së bujkut nga shtypja e rëndë, për zhvillimin ekonomik e kulturor dhe për mbrojtjen e pavarësisë nga synimet skllavëruese të fuqive imperialiste. Mori pjesë gjallërisht në Revolucionin demokratiko-borgjez të Qershorit 1924 duke qenë një nga frymëzuesit e udhëheqësit kryesorë të tij. Në qeverinë e kryesuar nga Fan S.Noli u emërua ministër i Financave. U dallua për ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe për vendosmërinë e përpjekjet për krijimin dhe forcimin e shtetit demokratik shqiptar. Me armë në dorë, me artikujt programatikë e me fjalimet e tij të zjarrta, Luigj Gurakuqi luftoi jo vetëm për një Shqipëri të lirë e të pavarur, por edhe për një shtet modern, i cili nëpërmjet reformash demokratike të zhdukte prapambetjen, të ndryshonte me shpejtësi pamjen e tij, të fitonte kohëne humbur gjatë shekujve të robërisë.

Në vitet 1921-1923, Gurakuqi si deputet i Shkodrës u gjend vazhdimisht në opozitë me Zogun dhe gjithë feudalët e tjerë. Bashkëluftëtar i Fan Nolit, Gurakuqi ishte ndër udhëheqësit më aktivë të Revolucionit Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924.

Pas kundërevolucionit emigroi në Itali, dhe më 2 mars 1925 u vra pabesisht në Bari nga njerëz të vënë nga Zogu. Noli e vlerësoi lart figurën e këtij biri të shquar të Shqipërisë me vjershën e njohur “Syrgjyn-vdekur”, kurse populli pas luftës ia soli eshtrat në atdhe dhe e nderoi me titulin e lartë “Hero i Popullit” dhe “Mësues i Popullit”.

Krijimtaria poetike e Gurakuqit përfshin vitet 1898-1907. Më pas, krijimtaria e gjerë politike nuk e lejoi të merrej më poezi. Për herë të parë vjershat e tij u përmblodhën në një vëllim më 1941.

Në poezinë e parë, që është përgjigje për vjershën “Shko dallëndyshe” të F.Shirokës, Gurakuqi flet për gjendjen e mjerë të Shqipërisë.

Krijimi më i njohur i tij është vjersha “Qëndresa“, ku gërshetohen edhe elemnete autobiografike. Me theks filozofik, jepet zgjimi i poetit nga ëndërrimet romantike, në emër të qëllimeve të larta, qëndresa për plotësimin e idealit. Poezia është një kredo e gjithë jetës dhe e veprimtarisë së Gurakuqit.

Është ndër krijuesit dhe pedagogët e parë, që parashtroi kërkesën të ngrihet mjeshtëria artistike në letërsinë amtare. Në vjershën “Deka e zanave” thekson se Shqipëria është vendi i poezisë, çerdhja e zanave, ndaj atdheut i duhet kënduar me nivel të lartë artistik.

L.Gurakuqi shkroi edhe vjersha për të vegjëlit, të cilat i botoi në “Këndimet” (1912).

Interes të veçantë paraqet libri “Vargnimi në gjuhën shqipe” (1906), si përpjekja e parë për hartimin e metrikës sonë.

Edhe si publicist L.Gurakuqi bëri emër të shquar, duke trajtuar problemet më të rëndësishme të kohës. Botoi te revista “Albania”, te “Kalendari Kombtar”, në gazetat “Drita”, “Liria e Shqipërisë”, “La Nacione Albanese”. Si stilist i shquar, ai ka lënë modele të prozës publicistike në dy dialektet.

L.Gurakuqi dha ndihmesë me vlerë në letërsinë e në kulturën tonë si poet, publicist, orator, hartues i parë i metrikës shqipe.

Më Shumë

Noli i tha Zonjës Wilson: Zonjë, Shqiptarët më kanë porositur që t’ ju lutem që të kujtoni Shqipërinë, një vënt aq i varfër, pa...

Kur presidenti Wilsoni takoi Nolin, nuk mund të thuhet se presidenti amerikan ishte pa njohuri për Shqipërinë. Gjatë mandatit të parë të Wilsonit si...

Hidhet shorti për kontrollin e pasurisë, i bie edhe Albin Kurtit

Agjencia kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. 954 zyrtarë janë përzgjedhur për t’iu nënshtruar procesit...

Prizren,për të tetën herë shtyhet rigjykimi për mashtrim me viza pune

Mungesa e ekspertit financiar Vehbi Imeri dhe e të akuzuarit për shpëlarje parash dhe shmangie nga tatimi, Flamur Hoxha, ka bërë që për të...

Qytetari turk arrestohet pas kritikës ndaj Erdoganit

Një zyrtar i partisë kryesore opozitare në Turqi, CHP, ka thënë se kritikimi i partisë në pushtet në Turqi ka rezultuar me ndalimin e...

Vdekja e 40-vjeçares në Malishevë, Policia: Dyshohet se ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e 40-vjeçares në Malishevë. Sipas Policisë, ajo ishte hedhur nga shkallët e ndërtesës, ku ka qenë...

Përfshihet nga zjarri një garazhë në Suharekë, brenda kishte një traktor dhe dhjetë biçikleta

POLICIA e Kosovës ka njoftuar për një rast të shpërthimit të zjarrit në fshatin Mushtisht të Suharekës. Sipas raportit të policisë ankuesi mashkull kosovar ka...

Minarja e një xhamie në Turqi përfshihet nga flakët, pasi goditet nga rrufeja

Minarja e një xhamie në Turqi është përfshirë nga flakët pasi vlerësohet të jetë goditur nga rrufeja. Sipas medieve turke, përcjell Telegrafi, i gjithë incidenti...

Po prisnin në radhë në market – Prizrenasit rrahen mes vete

Dje në një market në Prizren dy persona janë rrahur në mes vete përderisa ishin duke pritur në radhë tek arka, shkruan Gazeta Sinjali. Policia...

Kryeziu, PDK: Kemi pritur 2 e më shumë delegatë, kjo tregon joseriozitet!

Anëtari i Këshillit drejtues të PDK-së, Nijazi Kryeziu ka reaguar pasi ish kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se nuk...

Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten dhe vajzën e tij 1 vjeçare

Një muaj paraburgim është masa që Gjykata Themelore në Gjakovë, dega Malishevë, ia ka caktuar të dyshuarit për dy vepra penale “lëndimi i lehtë...

Memli Krasniqi zyrtarisht kandidat për kryetar të PDK-së

Memli Krasniqi ka zyrtarizuar sot kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës. Në deklaratën e shpalljes së kandidaturës, Krasniqi tha se PDK...

ZYRTARE: KB Bashkimi transferon Valon Bunjakun

Basketbollisti Valon Bunjaku është lojtari më i ri i KB Bashkimit. Bunjku u transferua nga KB Golden Eagle Ylli ku në sezonin e fundit e...

Në këto vende sot nuk do të ketë rrymë në Prizren

KEDS ka njoftuar lidhur me punimet në rrjet dhe ndërprerjet e energjisë elektrike të cilat do të zhvillohen sot. Punime të domosdoshme për siguri të...

Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, priten dhjetëra arrestime

Prokuroria ka bashkërenduar veprimet me gjyqtarin e procedurës paraprake dhe ka siguruar urdhëresat e nevojshme për realizimin e aksionit policor që pritet të zhvillohet sot...

Golashënuesit më të mirë në Euro 2020: Schick e barazon Ronaldon

Patrik Schick e pa barazuar Cristiano Ronaldon në listën e golashënuesve më të mirë deri tani në Euro 2020, pasi e shënoi golin e...

Zafir Berisha: Qeveria Kurti do të vetëshkatërrohet

Anëtari i Kryesisë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka kritikuar qeverinë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes. Ai ka thënë se kjo...

Lajmet e Fundit