5.4 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

15 shqiptarë të arrestuar me drogë në Itali

Shkatërrohet grupi italo-shqiptar i trafikimit të lëndëve narkotike.

13.5 kilogramë heroinë u sekuestruan gjatë operacionit antidrogë, ndërkohë që u arrestuan 20 persona, mes tyre 15 shqiptarë dhe të tjerët italianë.

Policia e Barit njoftoi goditjen e një bande italo-shqiptare të trafikut të drogës, që vepronte në zonën e Altamurës, por që e kishte shtrirë aktivitetin e saj edhe në Pulja, Toskana dhe Abruzo.

Gjatë hetimeve u zbulua një laborator i përpunimit të lëndëve narkotike në Altamura, ku kryhej përgatitja dhe paketimi i drogës.

Raporton se, gjatë aksionit u arrestuan 15 shqiptarë dhe 5 italianë, si dhe u sekuestrua një sasi heroine prej 13.5 kg, vlera e së cilës arrin në 1 milion euro. Veç të arrestuarve gjatë operacionit të quajtur “Vrima”, 18 persona të tjerë do të hetohen në gjendje të lirë.

Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të arrestuarve, ndërkohë që bëhet me dije se po bashkëpunon edhe policia shqiptare për hetime të mëtejshme. /Shekulli.al/

Më Shumë

Hedhja e mbeturinave në Dobërdelan, Muharremaj paralajmëron ndëshkime

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka reaguar ndaj hedhjes së paligjshme të mbeturinave inerte në fshatin Dobërdelan, duke paralajmëruar masa ndëshkuese për...

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Delirium

Lajmet e Fundit