11.4 C
Prizren
E premte, 6 Mars, 2026

15 vjeçarja nga Prizreni dyshohet se ndodhet në Podujevë

Për nxënësen 15-vjeçare, Gentijana Mustafa nga Prizreni, tash e një javë familja e saj nuk dinë asgjë për vendodhjen e saj, ndërkohë Policia e Kosovës po e kërkon atë.

Mustafa të premten e kaluar ishte nisur për në shkollë por s’u kthye më në shtëpi.

Por sipas burimeve të IndeksOnline Gentijana Mustafa gjendet në komunën e Podujevës, duke bashkëjetuar me të dashurin e saj.

“Herën e fundit e kam parë dje, 15 vjeçarja gjendet në Podujevë në lagjen e Kuvajtit, është një market e pas tij është një shtëpi shumë e vjetër ku po jetojnë të dytë bashkë me qera, pasi atë djalin familja e tij e ka dëbuar nga shtëpia. Ai është rreth 25 vjet”, tha burimi për IndeksOnline.

Ndërsa, IndeksOnline ka kontaktuar edhe me nënën e Gentianës, Mirditën e cila tha se nuk ka ende ndonjë informacion të ri.

“Rasti në polici po vazhdon të jetë i hapur, qe një javë nuk di asgjë për vajzën time, po presim”, tha ajo.

Më Shumë

Hiqet kufizimi i moshës për t’u emëruar asistent

Prej tash e tutje, çdo kandidat që plotëson kriteret akademike dhe profesionale mund të emërohet si asistent për herë të parë në Universitetin e...

P.C Prizreni shkatërron Kerasanin

Proton Cable Prizreni ka regjistruar një fitore të thellë ndaj Kerasanit me rezultat 81:52, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit