10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Isa Mustafa u interesua për pasojat e dëmeve në Malishevë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, është interesuar për pasojat e dëmeve nga vërshimet në Malishevë. Kryeministri Mustafa, sot i ka telefonuar kryetarit të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ku e ka shprehur shqetësimin e tij për këto vërshime, ndërsa kryetari Begaj, ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së vendit, për ti mbështetur të dëmtuarit.

“Unë e falënderoj kryeministrin Mustafa, për interesimin e tij, lidhur me situatën e krijuar dhe pasojat nga vërshimet e djeshme në komunën tonë”, tha kryetari Begaj. “E kam njoftuar kryeministrin lidhur situatën e krijuar dhe pasojat nga dëmet, si dhe i kam kërkuar ndihmën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për sanimin e dëmeve, pasi qytetarët tanë, janë dëmtuar shumë nga këto vërshime”, the kryetari Begaj, pas bisedës telefonike me kryeministrin Mustafa.

“Po ashtu, shfrytëzoj rastin të falënderoj, ekipet emergjente në Malishevë, për angazhimin e tyre maksimal, në menaxhimin e situatës, si dhe të gjithë qytetarët, që me mjetet e tyre, përmes formave të ndryshme, kanë dhënë kontributin e tyre në këtë situatë. Të dëmtuarve ju shprehi keqardhje për dëmet”, është shprehur sot kryetari Begaj, gjatë vizitave që ju ka bërë të dëmtuarve.

“Duke ju falënderuar zotit dhe të gjithë atyre që kanë qenë të angazhuar në tejkalimin e situatës emergjente, dje dhe sot, nuk kemi pasur viktima, pavarësisht dëmeve të shkaktuara”, tha kryetari Begaj.

Më Shumë

Kjo është pasuria e ministrit Hajrulla Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Çeku ka një banesë në vlerë 100 mijë...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit