-2 C
Prizren
E diel, 11 Janar, 2026

Ish-Sekretari i NATO-s: Gazi lotsjellës nuk u bën mirë, duhet ta luftoni korrupsionin

Ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson gjatë një ligjërate në kolegjin Universum ka thënë se nuk ka rrugë të mirë ose më të mirë për ta ndjekur që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s.

“Thjesht duhet të keni gjyqësor më të fuqishëm, ligje shumë të forta kundër korrupsionit, qeverisje të mirë, marrëdhënie të mira ndërfqinjësore”.

Ai gjithashtu ka thënë se gazi lotsjellës nuk i kontribuon këtij vendi ndërsa sipas tij janë qytetarët ata që do t’i tregojnë Qeverisë nëse po bën punë të mirë ose jo, njofton Klan Kosova.

Robertson ka folur edhe për FSK-në duke thënë se kanë kaluar 17 vite që nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

“Tani Serbia është një shtet krejt tjetër ashtu si edhe Kosova është një shtet krejt tjetër. Sa më shumë që punoni e sa më shpejtë do të keni një ushtri e cila sigurisht që është e mirë për vendin dhe do të ofrojë më shumë siguri për vendin” ka vazhduar më tej ai.

Më Shumë

U rrëzua derisa po punonte në shtëpi, vdes në QKUK burri nga Dragashi

Ka vdekur në QKUK një burrë nga Dragashi, i cili ishte rrëzuar teksa po punonte në shtëpi.   Policia ka bërë të ditur se trupi i...

Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme pas vërshimeve

Kryetari i komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka njoftuar se kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme. "Komuna e Malishevës ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak...

Lajmet e Fundit