17.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Forumi Transparenca: Drejtësi në rastin “Muja”

Forumi Transparenca përmes këtij reagimi publik i bën thirrje gjyqësorit në Kosovë, që t’i merr parasysh dispozitat e Kushtetutës përkatësisht Konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut lidhur me jetësimin e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm kohor në rastin e kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij.

Ky Forum përkujton se trajtimi i këtij rasti në gjyqësor po hyn në vitin e tij të tretë.

Procesi gjyqësor në rastin e zyrtarëve të lartë të Komunës së Prizrenit pat nisur më 25 mars 2013, në Gjykatën Themelore të Prizrenit. Kjo Gjykatë më 13 mars 2014 pat shpallur fajtor kryetarin e Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorët e tij për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autoritetit, sipas katër pikave të aktakuzës së prezantuar nga Prokuroria e EULEX-it. Më 22 korrik 2015, Gjykata e Apelit pati anuluar aktgjykimin e ankimuar të Gjykatës Themelore dhe e pat kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Ndërsa, më 26 nëntor 2015, një kolegj i përzier i gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit. Gjykata ka ndryshuar vendimin e Apelit me anë të të cilit lënda ishte kthyer në rigjykim. Tani lënda i është kthyer Gjykatës së Apelit për rishqyrtim nga një kolegj tjetër.

Kushtetuta e Kosovës e parasheh që e drejta për gjykim të drejtë dhe të paanshëm, duhet të realizohet brenda një afati të arsyeshëm kohor. E drejta e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm është e drejtë themelore procedurale e njeriut e garantuar me Konventën Evropiane për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut.

Duke i marrë për bazë këto, Forumi Transparenca thekson se praktika e gjykimit brenda afatit të arsyeshëm paraqet një të arritur të botës demokratike, që me aplikim të drejtë i ofron siguri juridike secilit qytetar.

Duke qenë se Ramadan Muja është zyrtari më i lartë në Komunën e Prizrenit, atëherë gjyqësori duhet ta trajtojë rastin e tij me prioritet të lartë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare të ofrojë gjykim të drejtë dhe të paanshëm, por brenda një afati të arsyeshëm kohor. Për më tepër, në emër të pavarësisë së tij, gjyqësori nuk duhet që të abuzojë me publikun, duke e zvarritur rastin. Prandaj në interes të sigurisë së përgjithshme juridike, Forumi Transparenca bën thirrje për gjykim brenda afatit të arsyeshëm kohor.

Forumi Transparenca është themeluar në mars të vitit 2014, si përpjekje e koordinuar e akterëve të shoqërisë civile dhe mediave në Prizren, të cilët kanë për synim rritjen e nivelit të transparencës dhe llogaridhënies së qeverisë lokale të Prizrenit. Ky trup joformal përbëhet nga aktivistë të shoqërisë civile dhe gazetarë të Prizrenit, të cilët janë aktiv në fushën e qeverisjes demokratike.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë reshje të...

Vetaksident në Prizren- Vetura godet pemën, lëndohet një person

Vetaksidentohet një veturë në qendër të Prizrenit. Si pasojë shoferi i veturës ka mbetur i lënduar. Ai është përplasur me anësoret dhe më pas me...

Lajmet e Fundit