1.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Anton Quni nuk tregon votën për Thaçin president!

Disa prej deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet që mos ta votojnë Hashim Thaçin për president të Republikës. E para që është shprehur haptas është Vjosa Osmani, e cila njëherësh ka apeluar kolegët e saj të partisë ta bojkotojnë seancën ditën kur bëhet votimi për Thaçin.

Lidhur me këtë, deputeti i LDK-së, Anton Quni në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se është përcaktuar për votimin e presidentit të Republikës, por nuk ka treguar nëse është pro apo kundër Thaçit

“Unë jam i përcaktuar për votën por deklarimin do ta bëjë ditën e seancës”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Hashim Thaçi para disa ditëve ka deklaruar se marrëveshja e koalicionit ndërmjet PDK-LDK dhe Listës “Srpska” është që ai të bëhet president.

“Kur të vie koha e kandidimit për President do të prezantoj platformën para popullit dhe Kuvendit. Marrëveshja e koalicionit e parasheh që unë të jem në këtë post”, ka thënë ai. /Zëri/

Më Shumë

Kryetari i Suharekës Bali Muharremaj del në terren pas reshjeve të shiut: Do të veprojmë sipas situatës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka dalë në terren pas reshjeve të shiut. Ai ka thënë se do të veprojnë sipas situatës,...

Junior 06 mposht Trepçën në Prizren

Junior 06 ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Trepçës me rezultat 72:66 (22:14, 22:18, 22:18, 6:16), në kuadër të javës së 12-të të Superligës...

Lajmet e Fundit