25.8 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Bojkot për Oscar

Shtohen thirrjet për për bojkotimin e Çmimeve Oscar. Spike Lee, Lupita Nyong’o, Jada Pinkett Smith, e së fundi George Clooney, janë të pakënaqur.

Mes thirrjeve në rritje për bojkotimin e çmimeve të Akademisë Amerikane të Filmit, Spike Lee dhe Jada Pinkett Smith njoftuan të hënën se nuk do të marrin pjesë në ceremoninë e sivjetshme.

Për të dytin vit rresht, mes të nominuarve nuk ka aktorë me ngjyrë, arsye e mjaftueshme kjo për të ngjallur irritim.

Debatit që po shkakton mungesa e diversitetit në katër kategoritë e aktrimit të çmimeve më të rëndësishme të kinematografise, i është bashkuar së fundi edhe George Clooney, dy herë fitues i statuetës së artë.

“Akademia po lëviz në drejtimin e gabuar. Ne duhet ta bëjmë më të mirë këtë garë. Ne kemi qenë më të mirë”, ishte komenti i aktorit të famshëm e tepër popullor.

Lupita Nyong’o, fituese e çmimit Oscar për rol dytësor në filmin “12 vjet skllav”, po ashtu shkroi në Instagram se rreshtohet në krah të atyre që kërkojnë ndryshimin dhe se çmimet duhet të jenë “një reflektim ndryshe i më të mirës që arti ynë ka sot për të ofruar”.

Regjisori Spike Lee nuk ka shumë që mori një Oscar honorifik, e sërish ka zgjedhur ta bojkotojë ceremoninë me argumentin se nuk do t’i ofrojë mbështetjen e tij “zambakëve të bardhë” të Oscarëve.

Jada Pinkett Smith ka refuzuar dhe ajo të marrë pjesë në mbrëmjen e madhe të filmit pikërisht për shkak të nominimeve jashtë të cilave mbeti edhe bashkëshorti i saj, Will Smith, dhe përmes një video-mesazh në Facebook tha se njerëzit me ngjyrë duhet t’i shpërfillin çmimet e këtij viti.

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

Marrëveshje mirëkuptimi për investime në Lagjen e Komuniteteve në Rahovec

Sot u nënshkrua marrëveshja e mirëkuptimit për projektin “Ndërtimi i parkingjeve të reja me ndriçim publik, hapësira të gjelbëruara dhe ndërtimi i rrugës në...

Lajmet e Fundit