12.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Shkurti, i gjatë për Thaçin

Partnerët e koalicionit qeverisës, PDK, LDK, “Srpska” dhe 6+, ende nuk i kanë vijëzuar qëndrimet për zgjedhjen e presidentit të vendit. Muaji shkurt konsiderohet vendimtar për zgjedhjen e Hashim Thaçit president apo për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme

Partnerët e koalicionit qeverisës ende nuk janë koordinuar për çështjen e zgjedhjes së liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, për president të vendit. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë përfaqësuesit e partive në pushtet, të cilët thonë se kjo çështje ende nuk është diskutuar në mes partnerëve qeverisës dhe madje as brenda subjekteve politike.

Kurse analistët politikë thonë se pavarësisht deklaratave të Thaçit se zgjedhja e tij për president është punë e kryer, një gjë e tillë cilësohet si mjaft e komplikuar, pasi ata vlerësojnë se ende nuk është shumë e qartë se kush dota mbështesë Thaçin e kush jo. Muaji shkurt, ndërkaq, konsiderohet vendimtar për zgjedhjet e presidentit ose shkuarjen në zgjedhje të reja.

Të martën zëvendëskryeministri dhe njëherësh lideri i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë se ka koordinim në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës dhe se ata janë unikë për të.

“Partnerët janë unikë në angazhimet që kanë si të qeverisjes dhe ato në kuadër të përgjegjësive kushtetuese ligjore”, ka deklaruar ndër të tjera Thaçi.

Ndërsa nënkryetari i kësaj partie, Hajredin Kuçi, nuk ka dhënë informata nëse partnerët e koalicionit janë pajtuar për datën e zgjedhjes së presidentit, ai madje nuk ka thënë as nëse Thaçi do ta ketë mbështetjen e deputetëve të LDK-së dhe të atyre nga komunitetet joshumicë.

“Data do të jetë në afat kushtetues, kurse për të tjerat pyesni në Grup Parlamentar”, është përgjigjur Kuçi../zeri/

Më Shumë

Fermerët e Rahovecit kanë nxjerrë në treg prodhimin e ri të trangullit

Fermerët e komunës së Rahovecit kanë dalë në treg me trangujt, ndërsa e konsiderojnë një fillim të mbarë verën e këtij viti. Pikat grumbulluese...

Kampionët fitojnë në Prizren

Trepça ka triumfuar në Prizren ndaj Bashkimit me rezultat 71:88 (15:17, 17:20, 13:24, 26:27). Tashmë mitrovicasit udhëheqin me seri 2:1, raporton PrizrenPress. Te vendasit pesë basketbollistë...

Lajmet e Fundit