Koalicionin e ka kapur frika nga fuqia opozitare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur ditën e premte, nuk caktoi seancë plenare, për shkak se një numër i konsiderueshëm i pikave të rendit të ditës kërkojnë votimin prej 2/3 të deputetëve, ndërsa gjatë ditëve në vijim, një numër i madh i ligjvënësve do të jenë në vizita të rëndësishme jashtë shtetit. Kështu, së paku tha nga kryeparlamentari Kadri Veseli. Ai nuk ka pranuar se seanca nuk po caktohet, për shkak të krizës politike dhe ka thënë se seancë do të ketë në muajin shkurt.

Deputeti Zafir Berisha, nga NISMA për Kosovën, shprehet për “Kosova Sot” lidhur me këtë çështje se arsyetimi i Kadri Veselit nuk qëndron, dhe shton se nuk beson se ka aq shumë deputetë jashtë Kosovës, sa mos të ketë mundësi të thirret seanca.

“Hera e parë po dëgjoj se seanca nuk thirret për shkak se deputetët nuk janë këtu”, u shpreh Berisha, dhe shtoi: “Është kamuflim i asaj që qëndron si e vërtetë se opozita është e vendosur që, përmes bllokimit të seancave plenare, ta bllokojë edhe këtë Qeveri antikushtetuese”. Berisha dyshon se pas kësaj shtyrjeje, ose mosmbajtje të seancës qëndrojnë skenarët që vetëm ata që i bëjnë mund ta dinë.

“Opozita është e vendosur në kërkesat e saj, pjesën tjetër e dinë ata vetë”, u shpreh Berisha..

Më Shumë

Sëmundja e lisë së deles në Delloc të Suharekës, asgjësohen 130 krerë

Në Delloc të Suharekës, ku blegtorit Isuf Destani i janë asgjësuar 130 krerë dele, të prekura nga sëmundja virale e lisë. Komuna e Suharekës nënvizon...

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Lajmet e Fundit