24.6 C
Prizren
E premte, 20 Qershor, 2025

Ky është skandali i Kuvendit, sipas NISMA-së

NISMA për Kosovën sot ka mbajtur konferencë për medie, ku anëtari i kryesisë së NISMA për Kosovën, Bajram Ajeti, ka folur rreth skandalit siç ka quajtur ai, të Kuvendit të Kosovës në lidhje me shkeljet ligjore në plotësim-ndryshimin e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë.

Bajram Ajeti ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 14.12.2015 nën pikën 19 të Rendit të punës, duke ndryshuar dhe aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i cili Ligj kur publikohet, publkohet me diçka që nuk është aprovuar.

“Komisioni për Buxhet dhe Financa më datën 10.12.2015 propozon 5 (pesë) amandamentime për leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës. Një ndër këto pesë, amantamentimi 2 (dy), të cilin e citoj:

Neni 5, paragrafi 5.1, riformulohet me tekstin si vijon:

Neni 5 i Ligjit bazik, paragrafi 5.1 riformulohet me tekstin si vijon:

5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave, themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror, Divizioni i Buxhetit Komunal apo ndonjë divizion tjetër, i cili amandamentim nuk aprovohet, gjë që konstatohet me Transkriptin e seancës së Kuvendit të dates 14.12.2015 pika 19, faqe 88,Shqyrtim i dytë i Projekt-ligjit për Plotësim dhe Ndryshim të LMFPP dhe Linku video për seancën plenare, minuta e 59-66.

Konstatohet se në seancën e mbajtur më datën 14.12.2015 pika 19 për ndryshim dhe plotësim të Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194,Kuvendi merr vendim siq shihet në video,që amandamenti 2 (dy) nuk kalon, dhe i cili amandament ka të bëjë me nenin 5 të LMFPP për Departamentin e Buxhetit Qendror dhe Departamentin e Buxhetit Komunal. Në seancë aprovohet ndryshim plotësimi i LMFPP në tërësi pa amandamentin 2 siq shihet në vodeo dhe transcript”, ka thënë Ajeti.

Ajeti gjatë konferencës tha se me botimin në Web faqen e Gazetës Zyrtare dhe në Web faqen e Kuvendit, publikohet plotësim ndryshimi i LMFPP duke përfshirë edhe amandamentin 2 i cili në seancë nuk ka kaluar, duke e kamufluar në kuadër të nenit 4 të Ligjit nr.05/L-063 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet nr. 03/L-221, nr.04/L-116 dhe nr.04/L-194, si në vijim: Neni 5 i ligjit bazik, ndryshohet si vijon:

5.1. Në kuadër të Ministrisë së Financave themelohet Departamenti i Buxhetit, i përbërë nga Divizioni i Buxhetit Qendror dhe Divizioni i Buxhetit Komunal etj.

Më Shumë

Kanosi tre policë, prizrenasi gjatë aktit rrëzohet dhe bëhet për spital

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se kishte kanosur tre policisë. Sipas policisë, i dyshuari pas shqiptimit të gjobës në trafik, kanosi zyrtarët...

Artan Abrashi kandidat i Vetëvendosjes për Prizren

Artan Abrashi do të jetë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për Prizrenin në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, ka mësuar Periskopi...

Lajmet e Fundit