-4.2 C
Prizren
E mërkurë, 19 Janar, 2022

16 shkrimtarët që përfunduan jetën me vetëvrasje

Studimet thonë se shkrimtarët kanë dy herë më shumë gjasa për të kryer vetëvrasje se sa njerëzit e tjerë. Më poshtë janë të renditur 16 prej tyre, që i dhanë fund jetës me vetëvrasje.

Gerard De Neval (1808-1855)

Nerval ishte i njohur si një poet romantik, që vuajti nga melankolia për një kohë të gjatë. Pasi e dashura e tij u nda nga ai, Nerval e vari vetën në një shtyllë në rrugë.

John Berryman (1914-1972)

Poeti amerikan ishte vetëm 11 vjeç kur babai i tij kreu vetëvrasje, dhe kjo tragjedi pati ndikim në letërsinë por edhe jetën e tij personale. Gjatë jetës së tij si i rritur, Berryman pati probleme me alkoolin, për çka edhe u shtrua në spital disa herë. Më 7 janar të vitit 1972 u hodh nga Ura e Uashingtonit në Mineapolis.

Jack London (1876-1916)

Shkrimtari i parë ‘miliarder’ në botë vuante nga çrregullimi bipolar dhe dyshohet se kjo e shtyu drejt vetëvrasjes. Megjithëse, ende ka dyshime lidhur me vetëvrasjen e tij, temat lidhur me vetëvrasjen që ka trajtuar në vepra, kanë bërë që njerëzit të mendojnë se mund ta ketë vrarë veten me qëllim.

Stefan Zweig (1881-1942)

Zweig ndodhej në mërgim dhe ishte në depresion të madh për situatën e atëhershme në Europë. Bëri vetëvrasje me gruan e tij, në Rio De Zhaniero më 22 shkurt të vitit 1942. Ndër të tjera, në letrën e tij të vetëvrasjes thuhej: “Europa u shkatërrua”.

Virginia Woolf (1882-1941)

Shkrimtarja e famshme angleze vuante nga një depresion i madh pasi përfundoi së shkruari librin e saj të fundit. Në vitin 1941, mbushi xhepat me gurë dhe u hodh në lumin Ouse.

Walter Benjamin (1892-1940)

Gjatë kohës sa shkrimtari hebre qëndronte në mërgim në Paris, gjermanët pushtuan Francën dhe shtëpia e tij u pushtua nga ushtarët nazistë. Ai u arratis në qytetin Portbou, në kufi me Spanjën, por çdo herë frikësohej se do ta kapnin nazistët, andaj thuhet se kreu vetëvrasje nga mbidoza me morfinë.

Sergei Yesenin (1895-1925)

Problemet me alkoolin dhe në lidhjen me gruan e tij, bënë që Yesenin të kalonte ca kohë në spitalin psikiatrik. Megjithatë, kur doli nga spitali, për Krishtlindje, u var në një dhomë hoteli në Moskë. Pranë trupit të tij u gjet një letër që e kishte lënë për mikun e tij Mayakovski.

Vladimir Mayakovski (1893-1930)

Ashtu si miku i tij Yesenin, edhe Mayakovski nuk mund të bënte paqe me jetën. Kreu vetëvrasje në Moskë në një kohë kur ishte shumë pesimist lidhur me jobesnikërinë e njerëzve ndaj revolucionit.

Ernest Hemingway (1899-1961)

Autori amerikan gjatë gjithë jetës vuajti nga depresioni, paranoja dhe alkoolizmi. Ai e qëlloi vetën në kokë në verën e vitit 1961.

Anne Sexton (1928-1974)

Sexton po ashtu vuante nga depresioni, thuhet se kishte tendenca vetëvrasëse që mund të vërehen në librat e saj. Madje, në librin “Vetëvrasja e Anne Sexton”, vdekja e saj përshkruhet me këto fjalë: “Ajo largoi pallton e vjetër të nënës së saj, hoqi të gjitha unazat, mbushi një gotë vodka, e mbylli vetën në garazh, ndezi motorin e veturës së saj duke kryer vetëvrasje nga helmimi prej monoksidit të karbonit”.

Cesare Pavese (1908-1950)

Poeti, kritiku dhe përkthyesi italian Pavese, mori një mbidozë të tabletave të gjumit dhe i dha fund jetës së tij në një dhomë hoteli në Torino.

Romain Gary (1914-1980)

Romain Gary ishte i vetmi autor që fitoi dy herë çmimin Goncourt, një herë me emrin e vërtetë dhe herën e dytë me pseudonimin Emile Ajar. Dyshohet se i dha fund jetës i ndikuar nga tragjedia e vdekjes së gruas së tij në vitin 1979.

Primo Levi (1919-1987)

Levi kishte thënë se ka humbur besimin në Zot, pasi u kap nga nazistët dhe u dërgua në kampin e Aushvicit. Në moshën 68-vjeçare u hodh nga shkallët e ndërtesës ku banonte.

Yukio Mishima (1925-1970)

Shkrimtari japonez, i cili po ashtu ishte nacionalist formoi policinë e tij të krahut të djathtë të quajtur “Tatenokai”. Bashkë me këtë grup shkoi në Tokio ku vizitoi Komandën Lindore të Forcave Vetëmbrojtëse të Japonisë, morën peng komandantin dhe paraqitën kërkesat e tyre. Pasi fjalimi i tij nuk i frymëzoi ushtarët, Mishima u kthye në zyrë dhe kreu një lloj vetëvrasje që në Japoni njihet si ‘seppuku’.

Sylvia Plath (1932-1963)

Poetja amerikane vuante nga çrregullime të mëdha bipolare. Ishte në vitin e dytë në kolegj kur tentoi të bënte vetëvrasje për herë të parë, megjithatë u diplomua si grua e suksesshme. Në vitin 1963, la gati qumështin dhe biskotat për fëmijët e saj, mbylli derën duke u siguruar që gazi të mos depërtonte dhe thuhet se kreu vetëvrasje duke e futur kokën në furrë.

David Foster Wallace (1962-2008)

Një nga autorët më të talentuar të letërsisë bashkëkohore amerikane, David Foster Wallace, vuajti nga depresioni për afro 20 vjet. I dha fund jetës në shtator të vitit 2008.

Më Shumë

Një muaj paraburgim ndaj gruas në Prizren që dyshohet se kanosi partnerin

Gjykata Themelore në Prizren i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje 30 ditë, të pandehurës S.H., për shkak të dyshimit të bazuar se...

Rritja e rasteve me COVID-19, Ambasada e Gjermanisë redukton numrin e termineve për viza

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se e kanë reduktuar numrin e termineve për aplikime për viza. Sipas njoftimit të kësaj ambasade, vendimi për...

Anwar Hadid “i dëshpëruar” pas ndarjes me Dua Lipën

Modeli, Anwar Hadid po pinte një cigare pasi kishte ngrënë drekë me një mik në Granville në Studio City, vetëm disa javë pas ‘ndarjes’...

E rëndë: 16 vjeçari shqiptar tenton t’i japë fund jetës

Një 16-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Prrenjas. Policia bën me dije se në fshatin Qukës Shkumbin, Prrenjas, në banesë, një 16 vjeçar ka tentuar...

Rritja e çmimit të rrymës – kryesuesi i Bordit të ZRrE s’jep detaje: Kërkesa është në shqyrtim

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, tha se janë duke shqyrtuar kërkesën për rritjen e çmimit të energjisë...

771 raste të reja me Covid në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orë e fundit 771 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk është shënuar...

Dy nga muralet e Tiranës renditen në 100 më të mirat e botës për 2021

Imazhi i një vajze që mban një buqetë me lule në dorë në një nga pallatet e Tiranës dhe ai i një vajze në...

Erdogan sot në Tiranë, dorëzon çelsat e banesave për qytetarët e Laçit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të qëndroj për vizitë sot në Tiranë, ku tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për ceremonitë e...

Një fotografi me Dua Lipën kushton mbi 2 mijë euro – cila është kostoja e të famshmëve të tjerë?

Yjet e diskografisë botërorë po vazhdojnë të fitojnë shuma të mëdha parash nga shkrepja e  fotografive me fansat e tyre – këta të fundit...

Djokovic largohet nga Australia pas 11 ditësh, ndalesa tre-vjeçare mund të përfundojë më herët

Pasi u dëbua nga Australia për shkak të mosvaksinimit, Novak Djokovic-it iu ndalua hyrja atje edhe për një periudhë tre-vjeçare. Mirëpo, numri një i tenisit...

Tërhiqet Beogradi, serbët nga Kosova mund të votojnë në qytete të Serbisë

Beogradi zyrtar është tërhequr nga mbajtja e referendumit kushtetues në Kosovë, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi rezolutën që s’e lejon një gjë të tillë. Komisioni...

Haradinaj: Dokumentet e sjella në zyrat e OVL-UÇK-së ishin kurth e qëllimshme

Po vazhdon edhe të enjten e 13 janarit marrja në pyetje për të tretën ditë me radhë e Nasim Haradinajt nga ana e Prokurorit...

Në fund të betejës së gjatë ligjore, pasuria e Prince vlerësohet me 156.4 milionë dollarë

Pasuria e këngëtarit amerikan të ndjerë të popit Prince, emri i plotë i të cilit është Prince Rogers Nelson, përfshirë katalogun e tij të...

Mbi 300 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të ligjit anti-COVID

336 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Janë shqiptuar edhe 1 mijë e 167 gjoba...

Hysen Durmishi tregon se kur do të fillojë ndërtimi i rrugës që lidh Prizrenin me Tetovën

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka treguar se ndërtimi i rrugës që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën, do të nisë në vitin e...

Tre mijë e 339 raste aktive në Kosovë

Në Kosovë aktualisht janë tre mijë e 339 raste aktive me COVID-19. Gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar edhe 585 raste pozitive nga gjashtë...

Lajmet e Fundit