Veseli: UÇK-ja dhe aleatët, shmangën një Srebrenicë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka përkujtuar masakrën e vitit 1995 që kryen forcat serbe në Srebrenicë të Bosnjë-Hercegovinës.

Veseli ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se shqiptarët e Kosovës ishin viktimë e këtij mentaliteti, por falë UÇK-së dhe aleatëve u shmangën përmasat e gjenocidit të tillë.

“11 Korriku 1995 mbetet ditë kujtimi dhe dhembjeje, sepse kujtojmë Srebrenicën, masakrën më të madhe pas Luftës së Dytë Botërore”, ka shkuar Veseli.

“Srebrenica është dëshmi se verbëria nacionaliste dhe fetare është e rrezikshme, e papranueshme”.

“Edhe ne ishim viktimë e këtij mentaliteti, por, falë UÇK-së dhe aleatëve tanë, u shmangën përmasat e gjenocidit të tillë”.

Më Shumë

Mbi 1700 gjoba ndaj shoferëve që nuk respktuan rregullat në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e trafikut për 24 orët e fundit, sipas të cilave nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Gjatë...

Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri

Pika kufitare e Morinës përballet me fluks të lartë, ndërsa mijëra pushues nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar. Fundjava ka sjellë një rritje të...

Lajmet e Fundit