4.5 C
Prizren
E martë, 30 Dhjetor, 2025

1938 maturantë iu nënshtruan testit të maturës në Prizren

Në komunën e Prizrenit sot është mbajtur testi i parë i Maturës Shtetërore – një prej fazave më të rëndësishme për nxënësit që përmbyllin arsimin e mesëm.

Në gjimnazin “Gjon Buzuku”, procesin e testimit e ndoqi nga afër edhe drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj. Ajo u shpreh se të gjitha përgatitjet janë bërë me kujdes, për të siguruar një proces të rregullt, të qetë dhe të drejtë për të gjithë nxënësit.

Edhe drejtoresha e gjimnazit “Gjon Buzuku”, Gylaj Shipkovica, tha se në këtë shkollë testit po i nënshtrohen 225 nxënës, të ndarë në 15 salla, dhe se deri tani gjithçka po shkon siç duhet.

Maturantët Vesa Berisha, Andi Kolukaj dhe Ensar Tara u shprehën se ishin të kënaqur me organizimin dhe ndiheshin të përgatitur për sfidën e sotme.

Në total, 1938 nxënës nga tri komunitete morën pjesë në testimin e sotëm: 1700 nga komuniteti shqiptar, 125 nga ai boshnjak dhe 113 nga komuniteti turk.

Për ata që nuk arrijnë ta kalojnë testin në këtë afat, është paraparë edhe një mundësi e dytë në muajin gusht./TV Prizreni/

Marketing

Më Shumë

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me ndërprerjet e shpeshta dhe të zgjatura të energjisë elektrike në territorin e kësaj komune, duke...

Vetëvendosje fiton në Prizren me 36,414 vota

Sipas rezultateve zyrtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese në zgjedhjet e mbajtura më 28 dhjetor në...

Lajmet e Fundit