2 mijë euro gjobë ndaj zyrtarit komunal të Rahovecit për falsifikim të dokumentit zyrtar

Gjykata Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit M.M., shtetas i Republikës së Kosovës, i cili sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, akuzohet për veprën penale, “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Drilon Haraçia, e shpalli fajtor për veprën penale dhe i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej gjashtë (6) muaj, pasi pas mbajtjes së shqyrtimit fillestar, i pandehurin M.M., paraprakisht e ka pranuar fajësinë sipas aktakuzës. Me kërkesën e mbrojtjes ky dënim i’u zëvendësua me gjobë në shumë prej dymijë (2000) €.

I pandehuri M.M., akuzohet se më 11 qershor 2019 si gjeometër pranë Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë në Komunën e Rahovecit, përpilon shkresën zyrtare dhe me nënshkrim të rremë e vërteton dokumentin zyrtar.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

Më Shumë

Grevist Bytyqi përfaqëson Kosovën në World Para Athletics Grand Prix në Zvicër

Atleti kosovar Grevist Bytyqi do ta përfaqësojë Kosovën në garën prestigjioze ndërkombëtare “World Para Athletics Grand Prix”, e cila mbahet nga 21 deri më...

Dukagjini shkruan histori, fiton Kupën e Kosovës dhe siguron Evropën

Dukagjini ka shkruar historinë, duke fituar për herë të parë Kupën e Kosovës, pas triumfit 2:1 ndaj Ferizajt në finalen e zhvilluar në stadiumin...

Lajmet e Fundit