20 nxënës nga Prizreni: Lamtumirë banka shkollore !

Shkolla-Klasa-bankaDukurisë së migrimit të qytetarëve jashtë Kosovës i janë bashkuar edhe rreth 20 nxënës të shkollave nga komuna e Prizrenit. Ata kanë braktisur shkollat dhe kanë marrë rrugën e migrimit, bashkë me familjarët e tyre, në kërkim të një jete më të mirë.

Një gjë të tillë përmes telefonit e ka bërë të ditur drejtori komunal për arsim, Nexhat Çoçaj, i cili ka thënë se në bazë të informacioneve të para nga drejtoritë e institucioneve shkollore, rreth 20 nxënës kanë braktisur shkollimin duke iu bashkuar kolonave të njerëzve që po largohen nga Kosova.

Drejtori Çoçaj, thotë se gjatë ditë ssë nesërme, drejtoria do të informoj opinionin me numrin e saktë të nxënësve të cilët kanë migruar drejt Evropës. Ministria e Arsimit ditë më parë ka njoftuar, se vetëm deri në fund të muajit dhjetor, mësimin kanë lënë 1306 nxënës në nivel vendi, por që ky numër sipas tyre besohet të jetë trefishuar. Zvogëlimi i numrit të nxënësve, po ndikon drejtpërdrejt edhe në zvogëlimin e numrit të klasave në shkolla/TVPZ/

Më Shumë

Telex rikthehet në skenë pas më shumë se 15 vitesh në Prizren Rock & Blues Festival

Pas më shumë se 15 vitesh mungesë, grupi legjendar Telex rikthehet fuqishëm në skenë me vokalin unik të Sejat Jakupit. Një nga emrat që ka...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Lajmet e Fundit