20-vjeçari dënohet me 18 vjet burgim për vrasjen e vëllait

20 vjeçari Tyler Lindley u deklarua fajtor për vrasjen e vëllait 22-vjeçar, Cameron, në një shtëpi në Treforis më 8 shtator të vitit të kaluar, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Ai u dënua në Gjykatën e Kurorës Swansea të enjten.

Lindley u dënua me burgim të përjetshëm dhe do të vuajë një minimum prej 18 vjetësh.

Avokati mbrojtës, Ignatius Hughes, kishte argumentuar se shëndeti mendor i të pandehurit “luajti një rol” në vrasje.

Pas vdekjes së Cameron Lindleyt, familja e tij tha se ishin “të shkatërruar nga humbja e papritur e një nipi, djali, vëllai dhe xhaxhai të dashur”.

“Ne duam t’i falënderojmë të gjithëve për mbështetjen në këtë kohë të tmerrshme dhe me respekt kërkojmë që të na lini të mbajmë zi në paqe në këtë kohë”, shtuan ata.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Granit Xhaka arrin marrëveshje me Chelsean?

Chelsea po përgatit një ofertë për Granit Xhakën, me Xabi Alonson që i ka kërkuar pronarëve të klubit angles që të finalizojnë marrëveshjen për...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit