16 C
Prizren
E diel, 14 Shtator, 2025

20 vjet pas luftës, ende nuk janë ndëshkuar kryesit e masakrave në Rahovec

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka kujtuar masakrat e tmerrshme që kanë ndodhur në këtë komunë gjatë kohës së luftës.

Latifi në Sytë 7 në Klan Kosova, ka thënë që edhe 20 vjet pas ende nuk janë ndëshkuar “kriminelët serbë”.

“Masakrat kanë filluar më 25 mars të vitit 1999 një ditë pasi filluan bombardimet e NATO-s”.

“Gjatë luftës së vitit 1999 në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, kurse në fshatin Brestoc, janë vrarë 5 dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në fshatin Celinë, janë vrarë 75 martirë”.

Latifi ka theksuar se masakrat më të mëdha kanë ndodhur në Krushë të Madhe ku nga ajo kohë janë ende 64 persona të pagjetur.

“Të nesërmen pas masakrës të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe ky ka qenë krimi më i llahtarshëm përveçse i kanë ndarë meshkuj dhe femrat i kanë futur edhe në xhami dhe pastaj edhe i kanë djegur kufomat”.

“64 ende janë të pagjetur nga Krusha e Madhe në mesin e tyre është edhe profesori i shquar Ukshin Hoti”.

“Në komunën tonë bëhet fjalë për qindra të vrarë dhe të masakruar brenda një kohe shumë të shkurtër, të grupmoshave të ndryshme për këto masakra as nuk është hetuar dikush e të mos flasim që të jetë dënuar dikush”.

“Forcat Ushtarake Policore por edhe kriminelët vendor serbë në bashkëveprim me Njësitë Elite të Ushtrisë për fat të keq as nuk është hetuar as nuk është ftuar dikush dëshmitar. Në komunën tonë kurrë nuk ka pasë një proces gjyqësor që do rezultonte me dënimin e shkaktarëve që kanë marrë pjesë në masakrat e komunës së Rahovecit dhe në të gjithë Kosovën”.

Më Shumë

Hamit Gurguri prezanton veprimtarinë krijuese në Rahovec

Në kuadër të atmosferës festive të “Festës së Vjeljes së Rrushit” në Rahovec, Klubi letrar “Xhevdet Bajraj” organizoi një aktivitet kulturor me rastin e...

Punimet për ndërtimin e rrugës pranë QKMF-së së re në Prizren drejt përfunditmit

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur se punimet për ndërtimin e rrugës përskaj Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare së re, në ambientet e...

Lajmet e Fundit